I vunë prangat për një postim në FB, gjykata liron studenten

December 2, 2019 13:22

I vunë prangat për një postim në FB, gjykata liron studenten

Gjykata e Durrësit ka liruar nga burgu 25-vjeçaren Xhulia Aliaj, e cila u arrestua për përhapje paniku pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ndaj saj, gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje”, duke rrëzuar kështu arrestimin, i cili ishte i pari i këtij lloji.

Aliaj u arrestua më 29 nëntor me akuzën se shpërndau në rrjetet sociale shkrime me përmbajtje të rreme duke përhapur panik tek qytetarët.

Në fakt postimi ishte një ripostim i një linku të një artikulli nga një gazetë italiane që ngrente shqetësim për depozitat e naftës në Portopalermo në Durrës.

Bëhet fjalë për gazetën avenire.

Xhulia është studente pranë Universitetit të Durrësit dhe nga të gjithë njihet si besimtare dhe praktikante e fesë katolike.

Rasti i Xhulias ka shkaktuar shumë reagime jo vetëm në rrjete sociale.

Këshilli Shqiptar i Medias në një deklaratë ngriti shqetësim për arrestimin e saj si dhe konsideroi të jashtëligjshme veprimet e AKEP kundrejt mediave online.

KSHM protestoi edhe për bllokimin në FB të editorialit të Ditës me titull PSE si dhe mbylljen e portalit  të njohur JOQ.

Edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë tërhoqi vëmendjen mbi shenja paralajmëruese censure duke përdorur si alibi gjendjen e jashtëzakonshme.

Sipas kryeministrit Rama fajin për frikën dhe panikun e njerëzve e kanë mediat, ndërkohë që ka mbi 50 të vdekur dhe dridhjet nuk pushojnë.

Kërcënues deri në absurd, Rama, i cili akuzohet se nuk mori masat e duhura pas tërmetit të 21 shtatorit, i quan mediat kriminale madje sot është shprehur se do t’u bëj atë që nuk u rrok mendja

 

j.l./ dita

December 2, 2019 13:22
Komento

17 Komente

  1. andi December 2, 13:47

    Edhe nje here drejtesia e tregoi qe eshte e korruptuar.Kjo dyhej denuar me t epakten 25 vjet burg.Bile eshte hequr denimi me vdekje se….
    Kjo shqetesoi zotin xxxxxx bile edhe vete zonjen xxxxxxx

    Reply to this comment
    • edona December 2, 19:25

      Deklaratë e përbashkët e drejtuesve dhe pronarëve të mediave skandaloze në Shqipëri.

      2 dhjetor, 2019

      Nga sot, ne pronarët e mediave skandaloze në Shqipëri, kemi vendosur të mos transmetojmë as deklaratat, as konferencat dhe as videot-live që kryeministri i vendit dhe kabineti qeveritar transmetojnë në median e vetme ‘serioze’ dhe ‘etike’ në vend, ERTV. Vendimi do jetë në fuqi derisa pronari i medias në fjalë të kërkojë falje mbi llumin e derdhur me vetëdije të plotë mbi ‘kazanin mediatik’, duke i kthyer ‘kazanet tona’ në macen e zezë përballë deles së tij të bardhë.
      Vendimi ndër të tjera përfshin dhe kërkesë për dëmshpërblim moral dhe monetar, mbi gjithë dëmin psikologjik dhe fyerjen e shpifjen ndaj stafit dhe audiencës tonë mediatike.
      Dëmshpërblimi do vihet në dispozicion të familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

      P.S Ky do të ishte njoftimi më me vlerë dhe më normal në një Shqipëri tjetër, normale.
      Por meqë kjo deklarata nuk ekziston dhe po e pranoj që e kam shkruar unë me mendjen time, pres të ndiqem penalisht për përhapje të informacionit të rremë dhe shkaktim paniku tek pala e paditur

      Reply to this comment
  2. Paul Tedeschini December 2, 13:53

    Ky asht DESHTIMI I PARE I DIKTATURES SE GRUPIT TE KRYEMINISTRIT EDI RAMA.
    BRAVO DITA, por BRAVO EDHE POPULLIT LIRIDASHES.

    Reply to this comment
  3. Euro Maloku December 2, 16:03

    Masmedja ne Shqiperi ne vend qe te kontribuoi ne stabilitet kombetar po ben te kunderten.
    Qeveria shqiptare po ben me te pa munduren,sepse nuk eshte e lehte.
    Prandaj mos i vini shkopinj nen rrota.
    Klikoni ne linkun per te pare se

    Edhe pas dhjete vjetesh ende ne Itali nuk jane eliminuar pasojat e termetit
    Vleresoni dhe stimuloni punen e qeverise.Fajtore nuk eshte vetem qeveria,
    sepse te gjithe keni duartrokitur “miracle-n” e ndertimeve pa leje te Salehut!

    Reply to this comment
    • Lala December 2, 16:52

      Ajo putana ishte e pa kenaqur që u vranë 51 njerëz dhe donte vriste më shumë me panikun e shpërndarë. Udhëheqësit e sajë duan te shohin vetëm gjak. Dhëntë zoti që shqiptar ët i thirrën mendjes nga ajo që ndodhi.

      Reply to this comment
    • nje qytetar December 2, 17:06

      Qeveria e Rames mund te “vleresohet” por jo te stimulohet vetem per faktin se vazhdoi “miracle-t” e Saliut biles duke i perfeksionuar e shumfishuar. Te vetmen gje qe nuk ja ka kopjuar Saliut jane rritjet e pagave dhe ato shperblimet e vogla per festat e fund-vitit.

      Reply to this comment
    • mirel December 2, 19:00

      Europordhe, cfare kupton me stablitet kombetar ti?
      Qefin e Kerministrit?
      Pse ore kerme, ngene e tij kane mileti?
      Hallin e tij paskemi ne si popull?
      Ta marrim me te mire se kritikat dhe akuzat per neglizhence dhe korrupsion nuk i bekan mire stabilitetit?
      Kujt stabiliteti? Si nuk i beka mire popullit evidentimi i demeve dhe denoncimi i shkaktareve te katastrofes?
      Sipas jush katastrofa eshte nje shpikje e medias?
      Sipas jush ndertimet ishin ne rregull, dhe njerezit e kane per detyre te vdesin se do te haje miliona Rama dhe Gjushi?
      Pse nuk thua qe te kujdesemi per Stabilitetin Mendor te Ramutit, se vetem ai ka ngelur i pashkaterruar nga termeti?

      Reply to this comment
    • Euro legeni December 2, 19:24

      Kush e ka duartrokitur Saliun o debil?
      Po shkruan ne portalin e nje gazete qe lindi mes territ per te luftuar diktaturen e Saliut dhe i ka bere Saliut ate qe as bytha jote dhe asnje media tjeter nuk kane patur as kurajon, as ndeshmerine ta beje

      Reply to this comment
  4. Lala December 2, 16:53

    Ajo putana ishte e pa kenaqur që u vranë 51 njerëz dhe donte të vriste më shumë me panikun e shpërndarë. Udhëheqësit e sajë duan te shohin vetëm gjak. Dhëntë zoti që shqiptar ët i thirrën mendjes nga ajo që ndodhi.

    Reply to this comment
  5. pjetri December 2, 16:56

    Mire, ja po te besojme ti o Euro Malok se “Edhe pas dhjete vjetesh ende ne Itali nuk jane eliminuar pasojat e termetit”.
    Po ne Shqiperi pasoja e termetit akoma me te madh e katastrofik te 1978 me magnitude 7. 2 si u eliminuan brenda 5 muajsh duke i ngritur te reja te gjitha ndertesat e demtuara ne zonen e Shkodres sone?

    Reply to this comment
  6. mirel December 2, 17:09

    Prandaj kane shtetet gjykata. Nese cmendet kreu i shtetit duhet qe dikush ti vere frere

    Reply to this comment
  7. ylli December 2, 18:54

    Plotësisht dakort jam! Mediat nuk kanë asnjë arësye të transmetojnë shumë debatesh me “energji negative”.

    Mjafton të transmetojnë pamjet e Kryeministrit që ju bërtet qenve, apo sqarimet arrogante që u bën njerëzve të mbetur në rrugë…

    Kjo është energji pozitive. Nuk ka debat në studio që e zëvendëson.

    Ka shumë të drejtë në insistimin e Tij…

    ================
    Meqë ra fjala, repsekt për gjykatën që la të lirë të arrestuarën politike.

    Reply to this comment
  8. erli December 2, 19:22

    Kur mbyllën “Agon Channel”, pothuajse të gjithë kolegët me të cilët bisedoja më thoshin “e mo, se s’po e mbyllin si TV opozitar, se s’ngeli opozitarizmi i qeverisë ta bëjë Agon Channel…”
    Unë mendoja të kundërtën, por pas qëndrimeve të këtilla të përsëritura, nisa të reflektoj dhe thashë me vete: përderisa të gjithë janë të kënaqur që ky TV u mbyll, një arsye ka: unë e paskam gabim dhe të gjithë kanë të drejtë.
    Sot, kur duhet të paguajmë 110 milionë euro gjobë nga taksat tona për një kapriço personale dhe kur zërat e lirë po këputen me lehtë se tavanët e Thumanës, më erdhi ndërmend shprehja që thotë se nëse nuk përkulesh vetë me dëshirë, askush nuk mund të të hipë në qafë.

    Reply to this comment
  9. kullur December 2, 19:25

    Censure ndaj faqeve ne facebook ose portaleve kritike! Ne fillim JOQ, pastaj Dosja.al, tani edhe BrryliBroadway jane mbyllur apo raportuar ne facebook dhe nuk hapen! Kjo eshte e papranueshme ne nje vend demokratik! Mire qe na cau derrasat 24 ore ne ekran, por tani bllokon dhe informacionin alternativ mbi situaten e emergjences!Ti thote dikush ndonje fjale atij te vilave te Papulit qe po censurohet informacioni apo s’eshte koha per politike?! Po per transparence e informim te publikut eshte koha apo …

    Reply to this comment
  10. Pensionisti December 3, 00:48

    Mbase burgu eshte i tepert oer kete zonjushen,por qe injoranca apo mospergjegjesia apo pakujdesia per protagonizem duhet te ndeshkohet. Po sikur kjo zonjusha te kete qene ne ndonje pozicion te shtyp nje button te ndaluar me pasoja jete njerezish,nga pakujdesia injoranca apo neglizhenca? Bedoj qe pesim duhet te behet mesim edhe per te tjeret.

    Reply to this comment
  11. Adih December 3, 04:48

    Bravo gjykates . Ne Durres me beri pershtypje , nje grua pyeti Ramen ,ne sy te shume banoreve ,e i tha meru me Gjyshin ,VANGJUSH DAKON ,ku Rama u terbua dhe i tha sic e ka zakon asaj zonje ,tamam si rrugac , ik largou prej ketu ,,prap kjo zonje ju pergjegj ,jane shpenzimet tona ,ska zbatuar detyren ,ka abuzuar me ligjin ,kontrollo DAKON ,ky pa pike turpi i tha prap ik qe ketej , largohu mos te shoh ,e kesaj here me i revoltuar U shokuam te gjithe prane rreth e rotull ,mjere shqiperia cfare ka, e cfare niveli drejton shtetin ..Prandaj o RAME ,mos u mer me mediat , ,por meru me DAKON ,qe ti e ke aq xhan .Ai eshte fajtori kryesor ne Durres , e pas tij drejtori i urbanistikes .,ai Dako ,ka vjedhur toka shteterore per m2 ndertimi , Dako te ka prishur te gjitha vend strehimet ne toka shtetrore dhene ,privatit per me 2 , per ryshfet .Shikoi te gjitha projektet nga 7 kate ,per korrupsion i ka lejuar mbrapa me nga 12 kate per para ??. O Rame ,i ke me ze e figure more burre ,dhe mos luaj teater majmunash me kete popull .Por nje gje ke te drejte , te sillesh si patishah ,se ne nuk kemi opozite ,as kemi pasur ,as kemi deri tani dhe tall trapin o patishah .E di qe ke nje popull dele ,qe e ka rraf qe kylsh Dulla dje dhe cunat e tij sot ..Apo keni te gjithe frike e kini humbur toruan , se po ju ngushtohet laku nga SPAK .:

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*