Banorët varrosin xhaxha e nip: U betuan që “do luftonin me grekët”

Evelina Hoxha - DITA July 5, 2013 21:18

Banorët varrosin xhaxha e nip: U betuan që “do luftonin me grekët”

Varrimi i të arratisurve nga Trikalla në Shullaz të Milotit. Rrëfejnë banorët; Flamuri dhe Ermiri disa ditë më parë ishin  në fshat

Banorët e fshatit Shullaz në Milot u vunë në rresht për të qenë pjesëmarrës në ceremoninë mortore të Flamur e Ermir Sinanit. Të dy të vrarë nga policia greke në datën 2 korrik, janë kthyer në personazhe legjendash për fshatarët dhe fqinjët e tyre. Edhe pse nuk i njihnin mirë për shkak se jeta e tyre më tepër lidhej me Greqinë, ata kujtojnë diçka me rëndësi. Disa ditë para se të ndodhte ngjarja xhaxha e nip ishin në fshat. Shumë banorëve aty u ka takuar të përshëndeten a të pinë edhe kafe. Të dy të shpallur në kërkim, nuk dihet se si kanë mundur të qëndrojnë lirshëm në komunitet, por qëllimi i tyre nuk ishte ky. “Ishin betuar që do të luftonin me grekët. I kishin dhënë fjalën një miku që do ta nxirrnin me forcë nga burgu”, kujtojnë banorët e këtij fshati.

Edhe pse i konsideronin të frikshëm, xhaxha e nip, mësohet se kanë qenë njerëz të respektuar në fshat. Trupat e pajetë të tyre janë sjellë mëngjesin e djeshëm në Shullaz, ndërsa gjithë zona është bashkuar për të përcjellë për në banesën e fundit viktimat. Flamur dhe Ermir Sinani janë ekzekutuar nga forcat speciale të policisë greke. Xhaxha e nip u vranë, teksa konsideroheshin bashkë edhe me 4 shqiptarë të tjerë që vijojnë të jenë në kërkim, si njerëzit më të rrezikshëm  të gjithë Greqisë. Aventura e policisë greke për gjetjen, kapjen apo edhe vrasjen e shqiptarëve, ka nisur që mesnatën e asaj arratisjeje të bujshme, kur Greqia mbajti frymën nga një mësymje shqiptarësh drejt burgut të Trikallas, ku nxorën nën pushtetin e armëve prej aty plot 12 persona, duke shënuar edhe një prej arratisjeve më të paparashikueshme në burgjet greke. Ideatori i gjithë asaj lëvizjeje masive shqiptarësh, edhe pse gjendej brenda qelie, mbahet Marjan Kola, i riu që vijon prej më shumë 4 muajsh të jetë kryefjalë e punës së policisë së të gjithë shtetit helen.

Vrasja
Xhaxha e nip mësohet se ishin larguar disa ditë më parë drejt Greqisë. Vendi i mbërritjes së tyre mësohet se ka qenë pikërisht mbërritja në Trikalla për të mundësuar arratisjen e një shoku të Ermirit, i cili kishte mbetur pa dalë në arratisjen e bujshme. Të dhënat tregojnë se xhaxha e nip, do të ktheheshin sapo të mundësonin lirimin e personit që i kishin premtuar, por ata ranë në pritën e policisë. Kështu në Shullaz të Milotit, aty ku dhe u bë ceremonia mortore për të vrarët gjatë përplasjes me policinë greke, po thuren edhe legjendat e para. Familjarët nuk pranojnë të flasin, por pohojnë faktin se vetëm disa ditë më parë Flamur dhe Ermir Sinani 40 dhe 25 vjeç ishin në fshat. Ermiri i arratisur nga Trikallas, ndërsa Flamuri nga burgu i Larisas në 2006. Ndaj edhe pse në kërkim, kaluan kufirin të armatosur. Kjo është ajo çfarë dinë banorët e këtushëm, ndërsa marrin pjesë në varrim. Mbrëmjes të së martës forcat speciale greke u përplasën me të armatosurit që po ecnin në këmbë. Dy shqiptarët mbetën të vrarë. Më pas u njoftua se viktimat ishin dy shqiptarë të arratisur nga burgjet greke.

Gjuetia
E ndërsa policia greke të martën ekzekutoi dy prej personave që i konsideronin si pjesëtarë të grupit të arratisurve nga burgu i Trikallas, mësohet se operacionet e njëjta dhe me të njëjtin qëllim vijojnë sërish. Edhe dy net më parë dhe për gjatë gjithë të djeshmes policia greke vazhdon ndjekjen e 4 shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallas. Operacion i gjerë po zhvillohet në zonën e Epirit. Mësohet se rreth orës 2:00 pas mesnate, 4 shqiptarët e armatosur, në një makinë rurale Navara, kanë ndeshur në një patrullë policie në postbllokun e Artës dhe menjëherë kanë hapur zjarr me kallashnikovë mbi policët, por fatmirësisht këtë herë nuk ka pasur asnjë të lënduar. Sipas të dhënave, dy nga personat që ishin në makinë thyen xhamat e saj dhe hapën zjarr për disa sekonda dhe më pas u larguan me shpejtësi. Policët thonë se kanë njohur Marian Kolën dhe Ilir Kupën. Makina e cila rezultonte e vjedhur në Agrinio, u gjet më pas e braktisur në shkollën e Filipiadas. Në këtë vend ata vodhën një makinë tjetër dhe janë drejtuar në fshatrat e Sulit, ku terreni është shumë i vështirë. Kjo zonë është 20 minuta larg kufirit greko-shqiptar, gjë që përforcon idenë se ata mund të hyjnë në Shqipëri.

Evelina Hoxha - DITA July 5, 2013 21:18
Komento

9 Komente

  1. Santana July 5, 21:35

    Kur do te vij nje dite qe interesat e shqiptareve emigrand te mbrohen nga shteti shqiptar, e te mos lejohen te meren neper kembe si njerez pa atdhe, pa vend e fe…!

    Reply to this comment
    • Gjirokastriti July 6, 05:36

      Keta tipa nuk perfaqesojne te drejtat e shqiptareve po turpin e shqiptareve
      Asnje shtet as greqia dhe asnje shtet ne Europe nuk te tolerojne kur ti nuk shkon si emigrant por si kriminel
      Sa per trimerite e tyre do i degjiojme po kaluan kufirin dhe kallashnikovet do i kthejne te ne qe jemi shqiptare dhe Jo grek
      Nejse ngushullime familjareve por nje shprehje e urte thote : cdo mbjellesh do koresh

      Reply to this comment
  2. voica July 5, 22:16

    -Titulli: U betuan që do luftonin me grekët
    -Fjalia:“Ishin betuar që do të luftonin me grekët. I kishin dhënë fjalën një miku që do ta nxirrnin me forcë nga burgu”
    Me falni, po gazetari eshte kjo?

    Reply to this comment
  3. BESNIK July 6, 07:37

    Pastrimi i shoqerise nga plehrat

    Reply to this comment
  4. hasoni nga athina July 6, 08:23

    Dy M.ta me pak! Kriminele, ca kerkojn prap ne greqi aty ku vran nje polic dhe nje qytetare?

    Reply to this comment
  5. vlora July 6, 09:38

    Po ti bejen deshmore meqense do luftonin me grekun,ketu ne shqiperi kriminelin e quajen deshmor, keta jo vec qe para se te futeshin ne burg dicka te rende kan kryer por dhe pasi dolen vrane nje goc kalimtare dhe nje polic ne krye te detyres.duhet te jemi realste qe greku na hapi dyert dhe na rregulloi ekonomine ne shqipetareve dhe nje gje akoma me te rendesishme qe greku mund te jet rracist i madh por nuk te vret ashtu si vrasin shqipetaret.

    Reply to this comment
  6. myftari itali July 6, 10:15

    greket na vrasin na masakrojne me faj ose pa faj, kur emigron ne gerqi do nderosh emrin, do besh kryqin, do behesh kahur nga halli se ndryshe te perzene, ose te torturon ushtria apo policia kur u bie ne dore,greket historikisht na kane punuar qindin ne shqiptareve,duke filluar me genocidin kunder cameve dhe perzenien e tyre nga cameria ,dhe mbas 90 me torturat dhe vrasjet kunder shqiptareve qe kalonin kufirin nga mali e shume gjera te tjera.kurse politkanet tane me saline ne krye u falin teritorin shqiptar ,i lene te hapin shkolla ne gjuhen greke,te ndertojne vareza per ushtrine greke qe masakroi shqiptaret ne 1940,te kisha greke kudo ne shqiperi,kane deputet grek te PD dhe te PS,EDI RAMA THOTE DO RILINDE SHQIPERINE ME 10 DEPUTET FILOGREK NE MAGIORANZEN E TIJ ,greket dhe serbosllavet te dyja palet jane nje, na urrejne ne shqiptareve si komb .ne si popull duhet te nxjerim politikane qe ti sherbejne popullit dhe vendit dhe jo ta shesin ,sic e shiti esat pasha,amet zogu,sali haleja ,lul basha,shpresoj qe EDI RAMA per hir te ashtuquajtures fqinjesi te mire qe ska ekzistuar kurre mes vendit tone dhe gerqise te toleroj PAKTIN E TURPESHEM DETAR TE 2009 TE FIRMOSUR NGA BERISHOVICI DHE BASHA qe i dhuronte pjesen shqiptare te detit jon gerqise,ne kembim te mbeshtetjes nga ana e grekerve per mbajtjen e pushtetit nga salehu dhe klika e tij.

    Reply to this comment
  7. Oketo July 6, 10:17

    Znj. Evelina, titulli i artikullit tuaj te jep pershtypjen se behet fjale per 2 heronj kombetar !!!!

    Reply to this comment
  8. Andi August 20, 18:20

    Po nuk ju vjen turk qe i mbaini krahun shtetit grek e policies kreke po Normale se ti gjirokastrit je spiuni i grekut e servili i grekur, mos rri tu fol per djemt qe jan heronj qe do ngelen gjimon ne histori e popullit shptar e ne zemrat tona per gjimon

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*