U bllokua nga rënia e shkëmbinjve, rinis qarkullimi në aksin Vlorë-Orikum

August 12, 2017 15:10

U bllokua nga rënia e shkëmbinjve, rinis qarkullimi në aksin Vlorë-Orikum

Ka rinisur pas më shumë se 3 orësh qarkullimi në aksin Vlorë-Orikum, i cili u bllokua për shkak të rënies së disa masivëve shkëmborë nga skarpatet anësore të kësaj rruge.

Kanë qenë forcat xheniere ato që kanë larguar shkëmbinjtë nga traseja e rrugës dhe më pas kanë dhënë garanci për lëvizjen, pasi policia njoftoi se mund të kishte shembje të tjera.
Sipas forcave xheniere nuk ka më rrezik për rrëshqitje të tjera në rrugë dhe rënie të gurëve.

Për më shumë se 2 orë mijëra udhëtarë që lëviznin në të dy kahet e rrugës janë detyruar të presin, duke krijuar radhë kilometrike.

August 12, 2017 15:10
Komento

1 Koment

  1. Arben August 13, 06:55

    ISHALLAH MOS DASHTE ZOTI, PO TE JETE

    PER BLLOKIMIN QE BEJNE KETA, ESHTE PORDHE

    ME RIGON.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*