U mbyt në Karaburun, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

September 26, 2019 09:41

U mbyt në Karaburun, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

Êshtë gjetur trupi i pajetë i peshkatarit Mehmet Aliraj, rreth moshës 60-vjeçare, i cili doli në orën 9 të paradites së djeshme në vendin e quajtur Raguza e Parë në gadishullin e Karaburunit për të gjuajtur peshk me pushkë sportive dhe nuk doli më nga uji.

Ishin Polumbarët e Forcës Detare ata që bënë të mundur gjetjen e viktimës.

I ndjeri, i veshur me kostumin e zhytjes u gjet në thellësinë 5 metra nga polumbarët.

Roja Bregdetare e Forcës Detare, e mbështetur edhe nga Policia Kufitare për disa orë u angazhuan në operacionin e kërkimit nga deti dhe toka në Gjirin e Dukatit, për peshkatarin e zhdukur dje.

o.j/dita

September 26, 2019 09:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim