U ikën mjekëve nga duart, i sëmuri hidhet nga kati i tretë i spitalit psikiatrik
Nga Arkiva
Një 50-vjeçar është hedhur ditën e sotme nga kati i tretë i Spitalit Psikiatrik Vlorë, duke pësuar kështu vdekje të menjëhershme.
Policia raporton se shtetasi me inicialet M.K ishte me probleme mendore e për këtë arsye ishte i shtruar në Spitalin Psikiatrik Vlorë.
Në një moment ai i është larguar mjekëve dhe vetëm pak sekonda më pas, është hedhur nga kati i tretë.
Sipas njoftimit policor, grupi hetimor ka nisur punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.
s.a/dita
s’jan mjek kta .
Perseri ne Vlore? Dicka nuk shkon ne ate rreth!