U infektua me COVID nga bashkëshorti, ndërron jetë 64-vjeçarja në Spitalin e Elbasanit

September 7, 2020 12:33

U infektua me COVID nga bashkëshorti, ndërron jetë 64-vjeçarja në Spitalin e Elbasanit

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër pacienti në Shqipëri.

Sipas abcnews, një 64-vjeçare ndërroi jetë në repartin Infektiv të spitalit të Elbasanit.

Gruaja nga Bradasheshi ishte me koronavirus dhe mjekohej prej katër ditësh në kushte shtëpie.

Asaj i kishte dalë tamponi dhe skaneri pozitiv, ndërsa dyshohet se u infektua nga bashkëshorti, i cili gjendet i karantinuar në shtëpi.

Por, rëndimi i situatës ka detyruar familjarët që ta nisin për në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.

64-vjeçarja është pacientja e 317 që humb jetën nga koronavirusi që prej shfaqjes së pandemisë në Shqipëri.

j.l./ dita

September 7, 2020 12:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim