U janë zhdukur kanalet në TV? Ja ku duhet të telefononi…

September 10, 2018 19:40

U janë zhdukur kanalet në TV? Ja ku duhet të telefononi…

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, njoftoi se sot, më datë 10 shtator 2018, janë mbyllur transmetimet analoge audiovizive për qarqet e Tiranës dhe Durrësit.

Në këtë mënyrë, nga dita e sotme dhe në vijim, në këto dy qarqe, ku banojnë rreth 1/3 e popullatës së Shqipërisë, ndjekësit e programeve televizive do t’i arrijnë ato vetëm në mënyrë digjitale.

Fikja e transmetimeve analoge nga televizionet kombëtare apo ato lokale e rajonale është shoqëruar dhe me mbylljen e transmetimeve digjitale të palicencuara, si dhe është zgjidhur çështja e renditjes së kanaleve, sipas përcaktimeve ligjore që ka bërë AMA.

AMA falënderon të gjithë operatorët televizivë që u treguan bashkëpunues në këtë proces jetik për tregun e transmetimeve audiovizive, si dhe është mirënjohës për durimin e qytetarëve, të cilët tashmë jo vetëm që do të jenë ndjekës të transmetimit më cilësor të sinjalit, por dhe me ofertë të shtuar të kanaleve programore.

Prej përfundimit të këtij procesi qytetarët do të ndjekin 34 kanale pa pagesë nga paketat programore publike dhe private që janë në transmetim.

Për informacione të mëtejshme, AMA njofton se duhet të kontaktoni në numrin 04 410 44 55 ose 04 410 44 56.

l.h/ dita

September 10, 2018 19:40
Komento

4 Komente

  1. Ilir Alilaj September 11, 10:28

    Te dashur qytetare munde te me thote kush pse T.V.SH-ja e fiku sinjalin ne DTV qe eshte i instaluar ne TV plazma perse duhet te ble nje dekoder specifik? Ju lutem te reagojme perse e paguajme taksen per televizorin?

    Reply to this comment
  2. Sovi September 11, 12:38

    TVSH nuk duhet ti fike sinjalet per asnje nga kanalet digitale qe transmeton sepse eshte televizion publik per te cilen cdo familje shqiptare paguan taksen cdo muaj ose perndryshe qeveria duhet ta heqe taksen qe paguajne qytetaret shqiptare per TVSH nga fatura e energjise elektrike.

    Reply to this comment
  3. info analitike September 11, 22:45

    Nga reagimet e komentuesve te ndryshem kuptohet fare qarte se cfare mishmashi albanistanas eshte gatuar nga AMA per hater te oligarkeve qe kane ne dore televizionet duke shfrytezuar si justifikim direktiven europiane mbi frekuencat qe duhet te lirohen per ti lene vendin sinjalit 5G te telefonise celulare.
    Mos u merakosni shoke se keto pune i di me mire partia.

    Reply to this comment
  4. Irand September 12, 08:59

    Mua me jane bllokuar dhe stacionet dixhitale!
    Nuk e di pse

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*