U jepnin certifikata false bizneseve kundrejt ryshfetit, burg dy inspektorëve në Shkodër

June 15, 2017 09:18

U jepnin certifikata false bizneseve kundrejt ryshfetit, burg dy inspektorëve në Shkodër

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për dy inspektorë të Inspektoratit Shëndetësor, të cilët dyshohet se, në këmbim të parave, pajisnin bizneset e ndryshme me çertifikatën pastërtie të ambjentit. Vendimi erdhi pas kërkesës së prokurorisë së rrethit.

Në bazë të hetimeve të deritanishme të Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se inspektorët Dritan Geci dhe Milseva Milla merrnin nga 4 mijë deri në 10 mijë lekë për t’i pajisur bizneset me certifikata dizifektim­-dezinsektim, të cilat, për më tepër, rezultojnë që janë të falsifikuara.

Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Shkodrës, Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, masë e cila është zbatuar nga ana e forcave të Policisë Vendore të qytetit.

Nga analiza e akteve dhe provave të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Dritan Geci së bashku me shtetasen Milseva Mustafa (Milla) kanë konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas pas kontrolleve të kryera tek subjekte të ndryshëm tregëtarë kanë konstatuar se afati i vlefshmërisë së çertifikatës së shërbimit për dizifektim­dezinsektim­deratizim kishte mbaruar ose subjektet nuk ishin të pajisur fare me një të tillë. Ndodhur në këto kushte, ata kanë kontaktuar privatisht me subjektet e interesuar dhe iu kanë ofruar atyre një çertifikatë shërbimi dizifektim­dezinsektim­deratizim lëshuar nga shoqëria “Neo­Vita” shpk, e cila rezulton të ketë pezulluar aktivitetin e saj tregëtar që në datën 7 Janar 2015, kundrejt shumave të ndryshme lekësh, të cilat më pas i kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.

June 15, 2017 09:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*