U kap me 4 kallëpe tritoli, gjykata lë Allushin në burg

March 1, 2014 10:38

U kap me 4 kallëpe tritoli, gjykata lë Allushin në burg

Gjykata e Tiranës, me kërkesë të prokurorisë, caktoj dje masën e sigurisë “arrest me burg”, për të dyshuarin Gëzim Allushi, i arrestuar me 4 kallëpe tritoli në një lokal në Kamëz, katër ditë më parë. Para gjykatës, Allushi është shprehur se nuk donte t’i bënte keq njeriu, por po i sillte nga Burreli në banesën e re që kishte blerë në Kamëz, ndërsa i kishte gjetur nga depot pas trazirave të vitit 1997. Kurse prokuroria argumentoi se Allushi është arrestuar në një lokal në Kamëz, me 4 kallëpet e tritolit, të cilat ju gjetën të fshehura poshtë xhupit. Mbi të dyshuarin, rëndon akuza e “mbajtjes pa leje të lëndëve plasëse”, akuzë për të cilët edhe do të gjykohet. Gjykata e vlerësoi të ligjshëm ndalimin, ndërsa 50-vjeçari është i njohur si kontigjent krimi, pasi ka qenë i arrestuar dhe dënuar më parë nga drejtësia. Gjithashtu po hetohet për qëllimet që Allushi do përdorte eksplozivin, atentat apo trafik tek persona të tjerë.

March 1, 2014 10:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim