U kap në Britani duke shitur kokainë, kush është 27 vjeçari shqiptar

September 11, 2017 10:14

U kap në Britani duke shitur kokainë, kush është 27 vjeçari shqiptar

Ky që shihni në foton më poshtë është një trafikant shqiptar droge i cili është dënuar me 2 vjet burg nga një gjykatë britanike, pasi u kap me kokainë në makinën e tij.

27-vjeçari i quajtur Jetmir Kapica u ndalua në Shelton, ndërkohë që shpërndante drogë nëpër qytetet.

Prokurori Paul Spratt tha se Kapica u ndalua mbrëmjen e 22 Korrikut, ndërkohë që lëvizte me një Audi në Barry Road, në Shelton.

“Ai u tregoi oficerëve një datëlindje të rreme dhe një emër që ishte pjesërisht korrekt. Oficerët bënë kontroll në automjetin e tij dhe gjetën disa qese të vogla që mbanin pluhur të bardhë, që më vonë rezultoi se ishte kokainë. Ato ishin ndarë në 17 qese të vogla, plus një të madhe”.

Vlera totale e drogës ishte 1,050 paund, ndërsa policia i gjeti të riut shqiptar edhe 576 paund ‘kesh’, si dhe një telefon celular.

Në telefon ai kishte numra të kutive postare dhe shumë telefonata.

September 11, 2017 10:14
Komento

1 Koment

  1. ??? September 11, 10:50

    Na nxorren bojen maloket!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*