Pezullohen se “po hanin”, reagon Shoqata e Infermierëve: Turp i madh!

May 5, 2020 08:34

Pezullohen se “po hanin”, reagon Shoqata e Infermierëve: Turp i madh!

Shoqata e Infermierëve ka reaguar pas vendimit për të pezulluar tre infermierë të shërbimit të Neurokirurgjisë deri në muajin korrik, pasi u kapën duke ngrenë kroasantë gjatë orarit të punës.

Sipas shoqatës, në asnjë vend të botës nuk është e ndaluar të konsumosh diçka gjatë shërbimit.

Shoqata e Infermierëve kujton se ky vendim është turp, për më tepër që në vend nuk zbatohet asnjë protokoll pune për Infermieret as orari i pushimit, as orët shtesë, as ditët e festave apo fundjavat.

Reagimi i plotë:

Reagim publik për masën e marrë ndaj tre Infermierëve të shërbimit të Neurokirurgjikë:

Skandal ne QSUT pezullohen tre Infermier te sherbimit te NeuroKirurgjise pasi gjate kontrollit ne orarin e punes u kapen duke ngrene molto. Ju eshte komunikuar qe deri ne Korrik jane te pezulluar nga puna.

A nuk eshte turp qe jo vetem nuk zbatohet asnje protokoll pune per Infermieret as orari i pushimit,as oret shtese, as ditet e festav apo fundjavat.

E per me teper ne keto dite pandemie qe po punojne pa orar behen kotrolle te qellimshme per te penalizuar Infermieret. Po në cilin vend të botës eshte e ndaluar te konsumosh dicka per te ngrene gjate punes (pasi ne 8 ore pune cdokush ka nevoje per nje pushim te vogel per te konsumuar dicka (uje,kafe ose ushqim). A ka ngelur me gje tjeter pa ju bere Infermiereve te Shqiperise e sidomos Infermiereve te QSUT.

Turp i madh per kedo qe ka dhene urdher per te tilla kontrolle me tendence dhe per te tilla masa ndaj Infermiereve qe sot me shume se kurre duhen vleresuar e jo shtypur. Shoqata e Infermiereve te Shqiperise.

j.l./ dita

May 5, 2020 08:34
Komento

7 Komente

  1. Ton May 5, 08:41

    Nuk ka cudi…..kjo metode ishte norme ne 2013- 2016 me tatimet….di inspektore qe jane hequr per pikat e ë- se…..apo per mungese kravate…vetem fasade.

    Reply to this comment
  2. Fier May 5, 08:55

    Punonjesve te Albpetrolit ju mbahet per muajin Prill 50-60 % e rroges mujore ne nje kohe qe kane punuar si zakonisht nga 8 ore ne dite. “Zoti ” kryeminister tha qe Beqja flet kot , nuk do ulet asnje rroge
    Shiko cben Gazheli sapo u emerua Publikojeni ju luuuteeem , ta marrin vesh ca jane keta monstra qe po na pijne gjakun

    Reply to this comment
    • Erhard May 5, 09:00

      Pse i korruptuari Gazheli,qe nka bere i madhi i Albpetrolit?
      Di Rama se cilin te vere per te vjedhur,se Gazhelin e ka patur mik per koke qe kur bente hesapet e milionave tek PS-ja,qe pastaj e coi tek Pastrimi i Parave,qe pasi i pastroi mire e mire u hoq si i korruptuar dhe prap Rama e coi per riedukim ….Ambasador ne Turqi!

      Reply to this comment
  3. DY May 5, 09:00

    Kërkohet ndëryrje e CIA-s. SOS!

    Kryetari i Komitetit Ekspertëve të Pandemisë është sot Top Secret! Nuk i thuhet emri! Pas zhdukjes pa nishan te Kim Jong, është fshehur edhe Kryetari i Eksperteve!
    Mjekët thonë se del vetëm natën, herë i veshur si grua, herë si burrë, e herë si tranvestit! Nuk po i përcaktohet seksi..! Dyshimet shkojnë se mund te ishte ajo femra që u kap parmbrëmë nga bythët nga një patrullë e Policisë. Por vetëm dyshime janë…Shërbimeve Inteligjente shqiptare u ka humbur! Doemos duhet kordinim me Aleatët. Kërkohet ndërhyrja e CIA-s. SOS!

    Reply to this comment
  4. Ylli May 5, 09:02

    Duke lexuar një status të Edi Rames që i drejtohet miqve për ta falur lidhur me fyerjet e Tij permanente, kërkova të shoh edhe reagimet e publikut në Facebook. Mbi 100 komente shkuan gjatë shkrimit të këtyre rradhëve. Ishin vetem zi e me zi. Komentuesit,
    jo vetem se falnin, po me një urrejtje të madhe leshonin drejt Kryeminisrit zulmin e tyre. Shfryrje e pa parë. Tek-tuk ndonjë komentues e pranonte, por mbi 90% e tyre e kërdisnin si të qe një vakabond rrugësh. Duke kërkuar më shumë arsyen e tyre rilexova sërisht Biblën se çthotë për faljen.
    Sipas Bibles falja është një proces i ngadaltë:

    Atëherë Pjetri iu afrua Jezusit dhe i tha: ” Zot, sa herë duhet ta fal, vëllai im, kur të mëkatojë kundër meje, deri shtatë herë? ”.
    Jezusi u përgjigj: ” Unë po ju them se jo shtatë herë, por shtatëdhjetë e shtatë kohë ”. (Mateu 18: 21-22, NIV)
    Përgjigjja e Jezuit ndaj Pjetrit e bën të qartë se falja nuk është e lehtë për ne.
    Nuk është një zgjedhje një herë, dhe pastaj ne automatikisht jetojmë në një gjendje faljeje. Në thelb, Jezusi po thoshte, vazhdoni të falni derisa ta përjetoni lirinë e faljes. Falja mund të kërkojë një jetë faljeje, por është e rëndësishme për Zotin. Ne duhet të vazhdojmë të falim derisa çështja të zgjidhet në zemrën tonë.
    Keto fjale thote Bibla. A ka zgjidhur ky njeri çeshtje në jeten tone? Une them Jo dhe i bashkohem komentuesve. Ne nuk kemi përjetuar lirinë e faljes.

    Reply to this comment
    • Shefqet Cela May 5, 12:44

      E SOLLE MUHABETIN RROTULL _ RROTULL ME MË THE TË THASHË.
      Më në fund e nxore kokën në rrjeshtat e fundit.
      Bjeri ore drejt për drejt se na lodhe kot.
      Për mua gënjeve një pikë sepse unë vërtet e kritikoja, jo pak Ramën, por ja njihja meritën e madhe Ramës që e syrgjynosi Salën nga hajdut –
      vrasës në gjytyrym “doktor vdekja” që englendiset me ciu-ciu nga denoncuesi dixhital; që besoj se është po ai vetë.
      Më fal se t’a Shava. NDJESË!

      Reply to this comment
  5. Arben May 5, 13:53

    Vetë e kanë fajin, përse rrinë akoma??!!. Nga të gjithë shqipëtarët, këta të shëndetësisë kanë fajin vetë që rrinë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim