Sekuestrohen në Shqipëri pronat e bosëve të “kokainës spanjolle”

September 6, 2018 12:28

Sekuestrohen në Shqipëri pronat e bosëve të “kokainës spanjolle”

Dy anëtarë shqiptarë të një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, që e zhvillonte atë nga Amerika Latine në drejtim të Europës, janë arrestuar në Spanjë me 1 mijë kilogramë kokainë.

Policia e Shtetit bëri të ditur në një deklaratë të përbashkët për shtyp se të arrestuarit janë Arjan Ndoci dhe Julian Deblinki, të dy 38 vjeç dhe të lindur e banues në Laç.

Sasia e kokainës dyshohet se vinte nga Kolumbia dhe shuma e saj ishte 1 milion e 550 mijë euro.

Shtetasve shqiptarë i janë sekuestruar gjithashtu asete në vlerën e 5 milionë eurove.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal jashtë shtetit ato i kanë investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në llogari bankare, dhe në disa raste duke i fshehur ato në emra të të afërmve.

Sipas policisë, investimin e kanë bërë në disa qytete të vendit, e kryesisht në Tiranë.

Çfarë u sekuestrua konkretisht;

• Disa llogari bankare me një sasi të konsiderueshme eurosh.

• Kuotat dhe aksionet e 1 shoqërie tregtare me aktivitet në fushën e ndërtimit.

• 1 njësi banimi në pallat.

• 8 apartamente, me një sipërfaqe ndërtimi 905 metra katror.

• 2 njësi tregtare (dyqane) me një sipërfaqe prej 280.4 metra katror.

• 4 garazhde në total sipërfaqe 60 metra katror.

• 3 automjete të tipeve dhe llojeve të ndryshme.

Dy të arrestuar pas kapjes së 1 mije kilogram kokaine

Dy të arrestuar pas kapjes së 1 mije kilogram kokainePër më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dy-te-arrestuar-pas-kapjes-se-1-mije-kilogram-kokaine

Publiée par Ora News sur Jeudi 6 septembre 2018

s.a/dita

September 6, 2018 12:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*