U largua nga Partizani, mesfushori bëhet hero në Kupën e Italisë

December 6, 2018 22:42

U largua nga Partizani, mesfushori bëhet hero në Kupën e Italisë

Ish-mesfushori i Partizanit, Kristjan Adorjan, i ka surprizuar të gjithë me paraqitjen e tij mbrëmjen e sotme në sfidën e Kupës së Italisë, ndaj Xhenoas. 25-vjeçari, gjeti rrugën e rrjetës në barazim 3-3, teksa ishte protagonist absolut, në triumfin e skuadrës së tij Entela, që eliminoi kuqeblutë pas ekzekutimit të 11-metërshave.

Nuk është titullar, madje ka shumë pak minuta në kampionat, por Adorjani ka zhvilluar ndeshjen më të mirë të karrierës ndaj Xhenoas. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, pas dopietave të Piatek për vendasit dhe Ikardit për Entelën.

Takimi shkoi në shtesë dhe ishte sukuara e Serisë A që kaloi në avantazh në minutën e 110-të me Lapadulan. Lojtari i Xhenoas shënoi sërish me 11-metërsh.

Kur u mendua që do ishte skuadra xhenoveze që do të kualifikohej për më tej, ishte momenti i hungarezit Adorjan, që në minutën e 120-të, barazoi shifrat duke dërguar ndeshjen drejt penalltive. Aty ku miqtë nga Seria C tregohen më të saktë, pasi kualifikohen duke fituar 6-7. Penalltia e fundit për Entelën u shënua pikërisht nga ishi i Partizanit, ndërkohë që për Xhenoan gaboi Lapadula.

Kujtojmë që Adorjan iu bashkua Partizanit të Iulianos në sezonin 2017-2018 si një afrim u bujshëm, por nuk arriti të linte gjurmë me skuadrën kryeqytetase.

v.l/ Dita

December 6, 2018 22:42
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 December 7, 12:56

    shkruajeni në italisht se na hapët trutë e kokës duke i ndërruar gjysmën italisht,gjysmën shqip dhe gjysmën gabime!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*