U nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë, sot zhvillohen homazhet për mjeshtrin e valles popullore Besim Zekthi

June 29, 2020 08:39

U nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë, sot zhvillohen homazhet për mjeshtrin e valles popullore Besim Zekthi

Ditën e sotme do të zhvillohen homazhet në nder të mjeshtrit të valles popullore shqiptare, Besim Zekthi. Homazhet për Besim Zekthin do të zhvillohen nga ora 11:00 deri në orën 12:45 në Muzeun Historik Kombëtar, ku miq, të afërm dhe dashamirës do t’i japin lamtumirën e fundit.

Zekthi u nda nga jeta ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Tiranë, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Gjatë krijimtarisë së tij artisti Besim Zekthi ka dhënë kontribut, si kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, por ka shkëlqyer edhe si solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Për kontributin e tij ta vyer në kulturën shqiptare mban titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”.

Ajo që do të mbahet mend gjatë nga brezat e ardhshëm është “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria”, ku për këtë të fundit është vlerësuar me “Gjerdanin e Artë” të vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në 1970-n.

o.j/dita

June 29, 2020 08:39
Komento

4 Komente

  1. NGUSHELLIME FAMILJES se Artist June 29, 09:40

    U preht ne Paqe i Madhi Zekthi

    nji Mjeshter i Madhe i Ansamblit Famoze Shqiptare ,

    qe me performancen e tij cudiste Boten .

    Reply to this comment
  2. Tefta Cami June 29, 13:41

    Ngushellime familjes e te afermve, miqve e shokeve, bashkepunetoreve dhe gjithe shqiptareve ketej e pertej Drinit! Familja e pasardhesit e tij, te jene krensr per kryefamiljarin e tyre si dhe te afermit e miqte, sepse ai qe dhe mbetet ne kujtesen e te gjitheve nje misionar i madh i artit e kultures tone kombetare!
    I ndieri Besim Zekthi, Mjeshtri i Madh e Nderi i Kombit ishte dhe u perkiste gjithe shqiptareve, sepse qe nga krijimi i Trupes se Ansamblit te Kengeve e Valleve zpopullore dhe gjatè gjithe viteve punoi me pasion si valletari i pare i te gjitha valleve popullore, qe prezantoi ne skena Ansambli, duke rezatuar me gjuhen e koreografise dashurine per Atdheun e kombin shqiptar, krenarine, karakteret e frymen luftarake te heronjve, heroizmin e shpirtin e sakrifices se tyre per te mbrojtur e zgjidhur çeshtjen kombetare!
    I nderuari Besim Zekthi ishte dhe mbetet emblema e pare e Ansamblit te Kengeve e Valleve Popullore dhe emri i tij eshte i skalitur bashke me te Ansamblit, duke mbetur ne hidtorikun e atij institucioni si valltari i pare virtuoz, qe studjoi, interpretoi e krijoi vallet e bukura te burimeve te pastra popullore me fryme kombetare, duke transmetuar ide te medha, se jemi pasardhesit e ilireve, popullit me te lashte ne Europe, se populli shqiptare trashegon nje etnokulture te pasur, qe e ruajme e do ta ruajme per t’u integruar ne radhe te pare, me te gjithe shqiptaret te ndare deri tani, si dhe me popujt e Europes me pasurite e thesaret shpirterore e materiale te krijuara nga populli shqiptare nder shekuj!
    U prehte ne paqe!
    Tefta Cami-ish-ministre e Arsimit dhe Kultures

    Reply to this comment
  3. demo June 29, 15:44

    Ishte nje talent i lindur.

    Reply to this comment
  4. ED TIRONCI June 29, 17:03

    nje tjeter pjese historie e artit shqiptar..kur arti ishte art..na la…R.I.P.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim