U nda nga jeta përkthyesi i njohur Petro Zheji

March 15, 2015 15:51

U nda nga jeta përkthyesi i njohur Petro Zheji

Shuhet në moshën 85­vjeçare një ndër personalitetet më të shquara në fushën e letrave, përkthyesi dhe filozofi Petro Zheji. Zemra e tij pushoi së rrahuri mëngjesin e djeshëm. Kryemjeshtri i përkthimit dhe figura e njohur e linguistikës shqiptare u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë. Ai ishte një ndër figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare duke qenë një përkthyes, studiues dhe gjuhëtar mjaft i njohur. Ai ishte poliglot që njihte me themel shqipen dhe zotëronte maksimalisht gjuhën italiane, frënge, angleze, spanjolle, gjermane, ruse, hebraishten, sanskritishten e vjetër, greqishten e vjetër dhe latinishten. “Ringjallja e Tolstoit, “Obllomovi” i Gonçarovit, (nga rusishtja), “Vilet e zemërimit” të Shtajnbekut, (nga anglishtja), “Zoti President” dhe “Papa jeshil” të Asturiasit (nga spanjishtja), janë disa nga veprat e përkthyera prej  filozofit dhe eruditit Petro Zheji, por pa harruar vëllimin e dytë të “Don Kishotit”, nga spanjishtja. Një vit më parë në Panairin e Librit, Petro Zheji është  vlerësuar me çmimin e mirënjohjes.

Homazhet për Zhejin u mbajtën ditën e djeshme në Muzeun Kombëtar, nga 14:00 deri në 15:00, ku miq, të afërm, bashkëpunëtorë e politikanë i dhanë lamtumirën e fundit. Në homazhe ishte i pranishëm edhe kryeparlamentari Ilir Meta, i cili e krahasoi Zhejin me një krijues të niveleve evropiane. “Ditë e trishtë për të gjithë, i japim lamtumirën një mendimtari dhe krijuesi të niveleve evropiane që nga koha kur Shqipëria ishte një ishull i izoluar në mes të Europës por edhe një ditë mirënjohjeje për trashëgiminë që ai la pas”. Kryeministri i vendit, Edi Rama i shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Petro Zhejit në rrjetin social Facebook, ku shkruante: “Trishtim i thellë për humbjen e Petro Zhejit, ustai i pashoq i gjuhës që e bëri Don Kishotin të fliste në shqip si të ishte lindur anëve tona”.

Në homazhe ishte i pranishëm edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili shprehu ngushëllimet duke e cilësuar ndarjen nga jeta të Zhejit si një humbje të parikuperueshme.

Jeta dhe vepra

I lindur në Tiranë më 1929, Petro Zheji që në moshë fare të re, u shqua për një talent të rrallë në njohjen dhe zotërimin e gjuhëve të huaja. Studiuesi që me veprat e tij, gërmoi në rrënjët e gjuhës shqipe, për të vërtetuar teorinë se krahas gjuhëve të vjetra e të reja, shqipja kryeson që në lashtësi, ka qenë prezent për publikun me dy veprat e tij : “Libri i aforizmave”, “Shqipja dhe Sanskritishtja” me dy vëllime.

Petro Zheji, krahas studimeve gjuhësore, do të kujtohet si mjeshtri i përkthimit, pasi përmes penës së tij shumë vepra botërore folën shqip: Ndër të tjerash “Ringjallja” e Leon Tolstoit, vëllimi i dytë i kryeveprës “Don Kishoti” të Servantes, “Vilet e zemërimit” – John Steinbeck; “Zoti President” – Migel Asturias; “Galileo Galilei” – Bertold Breht.

Kryevepra e Petro Zhejit

Sanskritishtja njihet si një nga gjuhët më të vjetra të botës, gjuhë ideoevropiane e degës indiane që u zhvillua duke nisur nga shekulli V para Krishtit, dhe ishte një nga gurët themeltarë të qytetërimit brahamanik dhe e kulturës së Vedave. Shumë tekste indiane për shkencat dhe matematikën janë shkruar në këtë gjuhë. E pikërisht me këtë gjuhë Zheji vërteton afinitetin e shqipes dhe në metodën që ai përdor për të analizuar, bashkëveprojnë etimologjia, filozofia dhe logjika. Në pjesën e parë të “Shqipja dhe sanskritishtja”, Zheji qysh në krye e quan të gabuar konkludimin e albanologëve si Gustav Mejer mbi prejardhjen e shqipes nga gjuhë relativisht të reja si latinishtja, greqishtja, turqishtja, sllavishtja. Përfundimi në të cilin Zheji arrin me këtë të studim është ky: Sistemi leksikor i gjuhës shqipe është më i gjerë nga ai i gjuhës sanskritishte, e pra ai e përfshin atë.

 

 

March 15, 2015 15:51
Komento

22 Komente

  1. idajet March 15, 11:26

    ngushellime
    ky shkurt i ftohte dhe i tmerrshem i paperballueshem per ne te moshuarit

    Reply to this comment
    • lumasi March 15, 11:44

      ngushellimet e mija per gjuhetarin petro zheji, kujtimi i tij do te jete i paharruar me vepren qe ka lene pas i cili ka qene i perkushtuar deri ne vitet e fundit te jetes.

      Reply to this comment
  2. beso March 15, 11:38

    mjeshter i perkthimit
    por si te gjithe nuk do jetonte kaq gjate sikur ta hapte gojen dhe te thoshte te vertetat ne dy diktaturat e Shqiperise para dhe pas 90-s

    Reply to this comment
  3. harilla March 15, 11:47

    njerezit e paket te ditur po vdesin u erdhi koha.
    Kush i zevendeson?

    Reply to this comment
  4. luan daja March 15, 13:03

    Dhimbje per humbjen e Petro Zhejit. Nje humbje e madhe per familjen por edhe per shoqerine shqiptare. Isha ne shkolle te mesme kur u botua vellimi i dyte i “Don Kishotit”. Pritshmeria ishte shume e ulet. Sidomos, kur mendonim nivelin e larte te perkthimit te vellimit te pare nga Noli. Cfare befasimi entuziast per te gjithe ne amatoret gjimnaziste te letersise ne shkollen tone asaj kohe. Me bukur edhe se Noli. Nje perkthim mjeshteror qe pasuroi ndjeshem gjuhen shqipe. Sidomos togfjaleshet e panumurt qe perdoreshin per here te pare dhe qe i jepnim ngjyrime origjinale (alla shqiptare) humorit te rafinuar te Servantesit.
    U prehte ne paqe, mjeshtri i madh, Nderi i Kombit tone, Petro Zheji!
    Luan Daja

    Reply to this comment
  5. demo March 15, 15:44

    Po ikin punetoret e heshtur,te ditur,po ja lene kulturen ne dore kompjuteraxhijve.

    Reply to this comment
  6. XUME PROTOPAPA March 15, 16:28

    HERUDITE TE GJALLE E TE VDEKUR

    Ai shtajaga i gjate, rrugaçi nga Surreli, e quajti “herudit” figuren e njohur te perkthyesit shqiptar, Petro Zhejin. E hodhi keshtu per konsum publik si gjithe batutat rrugaçerore qe i ka me te tepert edhe ne Kuvend. Me beri pershtypje kjo “finese” ne percaktimin e Zhejit, nga kalifi i Surrelit, duke me kujtuar te kaluaren e vetmuar te Zhejit pas ndarjes me Besa Imamin dhe pikerisht te tij me Mailida Makoçin.

    Te dy, me gjithe respektin per te ndjerin Petro Zheji, pas ndarjes u shndruan ne “herudite” te vetmuar: i pari ne Tirone, i dyte nen Urat e Senes ne Paris. Te dy me nje histori pak te njohur per te parin dhe shume te pergojuar per shtajagen e Surrelit, duke filluar nga vetedeklarimet e tij ne gjyqin e ndarjes me Makoçin.

    Zheji u nda me Besa Imamin, pasi kish zbuluar te verteten mbi Arturin, nuk ishte i biri i tij.
    Kalifi i Surrelit … e dime tashme te gjithe historine e Gregut, fotografit profesionist ne nevoje te perhereshme per te mbijetuar.

    * * *

    Ishte fillimi i sezonit teatral ne Teatrin Popullor te Tirones, ne tetorin e vitit te larget 1975. Ne program ishte shfaqja e premieres se drames “Toke e Zjarrte” te dramaturges Drita Agolli Strazimiri (jo Dritero Agolli). Interpretonin aktoret me ne ze te gjithe kohrave ne Shqiperine e djeshme dhe ate te shkaterruar te sotme: Naim Frasheri (aktori), Roza Xhuxha, Kadri Roshi, Drita Pelingu, Ndrek Luca, Marije Logoreci, Lazer Vlashi dhe natyrisht ne nje rol te dyte Besa Imami.

    Me pare kisha ndjekur disa drama ne teatrin Migjeni, “Dasma”, “Halili dhe Hajria” te shkodranit Fadil Kraja dhe vetem sa kisha degjuar per aktoret e Teatrit Popullor te Tirones. Rasti ma kish sjelle te njihesha me karikaturistin Zef Bumçi, gjeniun e humorit te vizatuar shqiptar dhe jashte saj.
    Ate te Shtune barra e leksioneve ne universitet ishte me pak e ngarkuar dhe pasi bera nje vizite ne redaksine e “Hostenit” (aso kohe ishte tek godina e nje ministrie, ne krah te Teatrit te Kukullave) dolem me Zefin te pinim nje kafe tek Bar Sahati.
    Me zune syte shkarazi afishet me lajmerimin e venjes ne skene te drames “Toke e Zjarrte” dhe duke ditur qe ish e veshtire te siguroje bilete per premieren bera sikur nuk me interesonte ajo shfaqje.
    Zefi zuri te qeshe me ate stilin e tij tashme te njohur per mua: mblidhte buzet per te mbuluar nje dhemb qe i mungonte. Nuk lija rast pa shfrytezuar qe ta beja te qeshte, dhe ai, me kulturen e tij te avokatit te pa dipllomuar milanez, e kuptonte fare mire, por s’kish ç’ti bente nje shkodrani qe humorin e kishte ne gjak si gjithe bashkeqytetaret e tij.

    Nxori nga xhepi dy bileta, duke mi ofruar se gjoja nuk kish mundesi te ndiqte ate shfaqje. Zakonisht redaksive u vinin gjithnje bileta falas per premierat.

    Bera sikur doja ti refuzoja, por pas kembenguljes se tij pranova ti marr, ne fund te fundit ishte rasti me i mire per tu njohur me ajken e teatrit shqiptar.

    Nuk kisha kohe te ftoja nje te dyte dhe vendosa te ndjek i vetem shfaqjen e asaj mbremjeje qe do ngelej e pa shlyer ne kujtesen time, pergjithnje. Kolltuku prane meje ngeli bosh tere shfaqjen, shume u kuriozuan te dinin kush ish personi i ulur ne vendet e rezervuara te revistes “Hosteni”.

    E ndjeve kete veshtrim edhe nga lartesia e skenes, tek interpretonte Besa Imami, hidhte vjedhurazi veshtrimin ne drejtimin tim.

    Ajo, Besa Imami, nuk ishte protagonistja kryesore, u duartrokit per minuta e minuta te tera pas perfundimit te drames. Tregoi ne rolin e interpretuar, madheshtine e saj.
    Kembe zbathur, nga thellesia e skenes pak te ndriçuar, leshoi nje thirje (nuk me kujtohet se kane kaluar shume dekada) qe na futi mornicat te gjitheve.
    E pa arriteshme, e rralle ne skene, thjesht madheshtore.

    Ja tregova Zefit me pas gjithe kureshtjen qe mbuloi pranine time ne ate premiere. U rrefye i skuqur (nuk skuqej kurre) perse gjithe ai kuriozitet, me Besen kish patur maredhenje intime dhe djali i lindur kishte qene “molla e sherrit” ne ndarjen e saj me Petron.

    Tashme mamaja e Arturit nuk eshte me ne jete, edhe Petrua zgjodhi rrugen e saj, ka ardhur koha qe ai te gjeje atesine e tij te vertete, pa lenduar njeri, pa brengosur Petro Zhejin, le te beje analizat e DNA-se se tij dhe te Petros, pastaj te beje edhe ate te nje nipçeje te ngelur gjalle te babait te tij te vertete.

    A do pranoje Gajda Xhahid Elda Toptani ne Mema, te beje kete test te DNA-se?

    Edhe nese jo le ta mesoje Arturi i Beses nga Gjakova, se babia i tij i vertete ishte Zef Bumçi !

    Reply to this comment
    • personal March 15, 19:29

      Une nuk mund te kuptoj si nuk i rendojen tokes njerez te tille te te neveritshem, pa dinjitet si ky Xume Protopapa. Ky vertet del ketu me pseudonim por fakti eshte qe mjerane te tille jetojne ne mes tone, ne mes te shqiptareve te ndershem. Pikerisht njerez te tille te paskrupullt kane kapur politiken shqiptare (kujtoni te sharat e Sali Bishes,me liber te familjes si nje XHIPSI, ne parlamentin shqiptar, dhe do te kuptoni lidhjen e gjakut midis ketyre kermave te shoqerise shqptare).
      Ketu nderon jete nje personalitet i kultures shhqiptare qe po rudhet cdo dite dhe ky funderine gjen rastin per te vjellur si nje rrugac i kategorise me te ulet. Ku eshte etika tradicionale shqiptare e nderimit te atij qe ndron jete? Si rame kaq poshte?
      Por fakti qe komentet kety dominohen ngangushellimet dinjtoze per kete humbje te kultures sone tregojne se shqiptaret nuk mund te bien ne keto nivele te rrugacerise se Vicidolit.

      Reply to this comment
      • XUME PROTOPAPA March 15, 23:27

        PERSONAL PA PERSONALITET

        Aq e thelle eshte babezia qe te ka lene ajo trauma qe more kur re nga fiku ne te ri, sa balbeton edhe me vehten, si ato shushkat e rrugeve te seksit me pagese qe nga eksitimi ta japin edhe falas.
        Une i kam kaluar te tetedhjete e dy vitet e do bej edhe nekrologjine e ngordhjes tende te afert.
        Rrugaçeria eshte me sa shoh sensi i ekzistences tende ne boten e zvarranikeve me shumefishim ndergjinor.
        Kur te kuptosh ate qe kam komentuar me lart, duke sjelle vetem nje kujtese te gjysme shekulli me pare, pa fyer as te gjalle e as te vdekur qe ecin drejt grykes se puseve mutmbledhese si puna jote, do ndihesh me i personalizuar amebe pa personalitet.

        Reply to this comment
        • beni March 16, 10:02

          Domethen kta qe ngren kryet sot jan kopila?
          jo per gje por ju i dini shum me mir historite e para 50 vjetve!

          Reply to this comment
    • I Revoltuari March 15, 20:23

      @XUME PROTOPAPA
      Eshte turp per ty dhe familjen tende te merresh me intriga.
      Nga ato qe shkruan dhe viteteve qe i pershkruan lejon te supozosh qe je rreth te shtate dhjetave.
      Shiko me mire ne pragun e familjes tende, gruan tende , vajzave te tua, ne se ke nevoje per testin e DNA-se.
      Me mire qe nuk je ne Shqiperi, era e jote qelb vendin aty ku je.
      Njeri i zi, intrigant i pa fytyre.fshij me mire ne pragun e familjes tende.
      TURP TE KESH.
      Pourriture!

      Reply to this comment
  7. DRENICA E KUQE March 15, 19:27

    Ngushellime te sinqerta Familjes dhe shtetit shqiptar, per humbjen e nje shkenctari te permasave te tilla diturore-shkencore.

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  8. Ardenica March 15, 20:27

    Une nuk te njoh ,o Xume Protopapa,po komentin t’a lexova me vemendje. Ato qe shkruan ne kete dite zie per familjen Zhej , nuk e di,mbse jane te vertet, qe mua nuk me interesojne,pasi per tradheti bashkshortore ka patur ka e do te kete,e keto i zgjidhin vet te interesuarit,por ajo qe dua te te the eshte se : QENKE NJE BATAKCI,QENKE NJE NJERI ME NIVEL TE ULET E SI REZULTAT EDHE NJE LLOGJIKE TURPERUESE PER TY. Nuk e marrim vesh , clidhje ka kjo histori me fjalen ” herudit” qe ka permendur Rama? Mos kujtove se me ane te Rames gjete rastin te poshtrosh figuren e Petro Xhejit ,sepse na qenka ndare nga Besa Imami? E llogjika jote do te thot se po u ndave nga gruja per c’do arsye nuk je ai qe ishte Petro Zheji? Dil me emer te vertet,ashtu si ke permendur edhe Artyrin,sot kur i dha lamtumiren babait te tij? na thuaj c;far fitimi ke ti nga kjo histori? Ne rastese je ndonje i afermt me Besa Imamain ,te cilen populli e nderon ashtu si Petro Zhejin,familje me tradita arsimore e kulturore te larta, prap do te themi se je i tille si te tham me lart,per vet faktin qe e sulmove sot diten e vdekjes…….. KOMENTI YT ISHTE VETEM NJE HIPOKRIZI, ISHTE NJE KOMENT PA ASNJE INTERES PER PUBLIGUN ME PERJASHTIM SE NXORE DUFIN ,APO INJORANCEN TENDE. Si Besa Imami,qe ju e pershkruat si aktore madheshtor, ashtu edhe Petro zheji ,pavarsisht nga mardheniet e tyre personale, jane e do te jene figura te shquara ne shoqerine shqiptare, Je munduar te nxitesh urrejtjen e Arturit ndaj Petro zhejit,i cili mban mbiemrin e nderuar Zheji. PO deri dje e ke hapur gojen ? Shpirt zi ! Po te thot mire nje komentue je ndonje sahanlepires i korbit shqiptar me emrin Sali Berish edhe nga problemet qe shtron ,pa piken e interesit per popullin, Ngushellime familjes,Arturit te cilin e njohim nepermjet shkrimeve e ekraneve televizive! Gjuhetari “eurodit” pate dheun e lehte !

    Reply to this comment
  9. PK March 15, 21:09

    Doja te thoja dicka per kete gjigand te kombit. por gjeta kete koment jo fort te shkurter te 5 viteve me pare dhe nuk mund te shtoj asgje me teper:
    Petro Zheji, ose kur flasin të mëdhenjtë

    Shënime rreth veprës studimore të Petro Zhejit, “Shqipja dhe Sanskritishtja”
    Fatmirësisht, në historinë e trazuar të këtij vendi, ka patur e vijon të ketë individë të shquar, prania e të cilëve na ka ndihmuar e na ndihmon të ndjehemi dikushi si komb. Janë individë me zemër të madhe e mendje të gjerë, të cilët kanë ditur e dinë t’ia kushtojnë jetën kombit të tyre. Është fjala hiç më pak, po për individë prania e të cilëve na e nxitin në mënyrë të vetvetishme ndjenjën e krenarinsë e të vetëdijes kombëtare. Një nga këta individë është z. Petro Zheji. Për mendimin tim e, me sa kam arritur të di, edhe për mendimin e atyre pak njerëzve përnjëmend të kulturuar, z. Petro Zheji vezullon si një nga figurat më të shkëlqyera që ka nxjerrë ndonjëherë kultura shqiptare: një iluminist i madh, një rilindas i njëmendtë i epokës moderne shqiptare, një demiurg i përmasave europiane e botërore, një mendje universale e gjithëpërfshirëse, që nuk është se gjendet lehtë në kohët tona.

    Personalisht, e them me plot gojën se: mendja e këtij individi ka përmasa gjeniale dhe nuk përfshihet në asnjë nga sistemet aktuale të krahasimit dhe të vlerësimit, që ekzistojnë ndër mjediset kulturore shqiptare. Pra, Zheji është jashtë gare, ose përmbi garën. Shumica e njerëzve e njohin si përkthyes, sidomos si përkthyes të “Don Kishotit” të Servantesit.

    Punë e jashtëzakonshme: është e lehtë të konstatohet që e ka kapërcyer plotësisht nga ana artistikisht pjesën e parë të përkthyer nga Fan Noli. Askush nuk mund të më kundërshtojë për këtë. Për më tepër, mendoj se z. Zheji do të qe në gjendje t’i rimerrte veprat e përkthyera nga Noli, duke ia dalë mbanë t’i realizojë më mirë. E jo vetëm veprat e përkthyera nga Noli. E jo vetëm sa i takon përkthimit. Sepse dihet: aty ku shfaqet z. Zheji, mitet e idhujt rrëzohen në mënyrë krejt të natyrshme.

    Po të lexojmë veprën e tij madhore “Shqipja dhe Sanskritishtja”, vërejmë se epërsia dhe veçanësia e zotit Zheji janë të padiskutueshme, por me këtë që po themi mund të bien dakord vetëm individët përnjëmend të kulturuar, të vetmit që mendojnë shqip, të vetmit që e kapërcejnë egoizmin e sëmurë dhe janë në gjendje të entusiazmon çiltërsisht për arritjet e të tjerëve. Sa për mendjengushtët, cinikët, cmirëzinjtë, mediokrit, për ata që thjesht janë të llangosur me pakëz kulturë, nuk ia vlen të merren fare në konsideratë.

    Jam i bindur se zoti Zheji, duke patur parasysh faktin se përmasat kulturore dhe dija e gjithanshme ia kanë zgjeruar pa masë horizontin shpirtëror, ndjen për ta keqardhje dhe dhimbsuri të sinqertë. Por epërsia e zotit Zheji ndaj studiuesve të tjerë të gjuhës shqipe, vijon të mbetet në këmbë, do apo s’do ai vetë, në mënyrë të vetvetishme e jo si qëllim më vete; si rrjedhojë e një përkushtimi thjesht e vetëm profesional dhe shkencor, e jo si pikësynim; si rezultat i paqes e jo i luftës. Dikush mund të këmbëngulë se epërsia e tij qëndron në faktin se ai njeh shumë gjuhë të huaja. E vërtetë: një njeri që lexon, fjala vjen në dhjetë gjuhë të huaja, i ngjan një deti që ushqehet nga dhjetë lumenj. Nëse lumenjtë mungojnë, deti shndërrohet në një moçal. Si rrjedhojë, gjeografia jonë studimore është përplot me moçale. Kemi jo pak frymorë që vetëquhen historiografë, gjuhëtarë, etnologë, etj, të cilët dinë vetëm një gjuhë të huaj, edhe atë sa për të komunikuar me policin e doganës. Ose hiç! Dhe, për turp, këta individë kanë goxha zë në kapitullin e shkencës sonë akademike. Normalisht, të paaftë dhe frikamanë e sidomos të paditur siç janë, këta shkenctarët e sotëm të gjuhës shkojnë mbas qerres së indoeuropianistëve dhe albanologëve të huaj, të cilët kanë bërë dikur zbulimin e madh se shqipja na rridhka nga latinishtja!

    Pse?Sepse këta gjuhëtarët tanë, duke mos njohur latinishten, greqishten e vjetër, sanskritishten, etj, nuk mund të kenë kurrfarë njohjeje as për limfën pellazge që rrjedh në pemën e gjuhëve indo-europiane, pemë tek e cila besojnë thjesht pse besojnë gjuhëtarët e huaj; dashtë Zoti, e inshallah e njohin mirë shqipen.

    Një leksion i vogël:
    të njohësh gjuhën shqipe nuk do të thotë të njohësh thjesht standardin zyrtar, por të njohësh gegnishten dhe të gjithë mozaikun e larmishëm të nëndialekteve të veriut e të jugut, të cilët përbëjnë një pasuri të jashtëzakonshme. I njohin? I flasin?

    Nuk e besoj. E, normalisht, si mundet të kuptosh se ç’është shqipja, si mund ta pranosh idenë se shqipja është e stërlashtë, nëse korpusin e saj leksikor nuk je në gjendje ta krahasosh me korpusin leksikor të dhjetë gjuhëve të tjera, ose së paku të atyre gjuhëve që na u konsiderokan si mëma, halla apo teze të shqipes, si për shembull latinishtja, greqishtja e vjetër e sanskritishtja?

    Kush tha që injoranca nuk është argument?
    Është që ç’ke me të, sepse prodhon “realitet” me bollëk! Në Shqipëri ka prova të pakundërshtueshme e të mjaftueshme që injoranca është argument i paepur; tekefundit, kjo është arsyeja pse gjërat shkojnë kaq mirë.

    Në mënyrë të tërthortë, përmes cilësisë së veprës së tij, Petro Zheji na porosit që të bëjmë kujdes për të mos i ngatërruar shkenctarët me rrogtarët. Me këtë rast, e gjej të udhës që, disa pseudoshkenctarë, t’i konsideroj stratiotë apo spahinj të shkencës së gjuhësisë. Punojnë pse paguhen. Po të mos paguhen nuk punojnë. Pse, kjo është shkenca? Ky është shkenctari?!

    Petro Zheji nuk është vetëm poliglot. Mes tjerash, ai zotëron edhe dy cilësi madhore: këndvështrimin e mahnitshëm origjinal, metafizik e zanafillor, si dhe guximin për të thënë një të vërtetë që, shkenca jonë zyrtare, e ideologjizuar, e politizuar dhe e inferiorizuar siç është, nuk ka këllqe ta bëjë.

    Sanskritishtja si nënbashkësi e shqipes
    Homeri i quan paraardhësit tanë pellazgë hyjnorë, ndërsa të folmen e tyre e quan gjuhë të perëndive. Pra, Homeri u ka kënduar madhërishëm popullit e gjuhës sonë të lashtë, duke i himnizuar e lartësuar sa s’ka më. Sa i takon cilësimit të parë, ka shumë hamendje, por të gjitha hamendjet, pak a shumë, duan apo s’duan një pjesë e studiuesve shqiptarë e të huaj, qendërzohen në një: Pellazgët njihen si një ndër popujt më të lashtë, origjina e të cilit humbet shumë e shumë përtej historisë. Pra, cilësimi i parë, në një mënyrë apo një tjetër, dihet. Por, kur është fjala për cilësimin e dytë, askush nuk ka ditur e as di të na sqarojë në mënyrë bindëse se, përse Homeri e ka lartësuar kështu gjuhën e pellazgëve, pra gjuhën e paraardhësve tanë të lavdishëm. Përse gjuha e pellazgëve hyjnorë ishte gjuhë e perëndive? Sigurisht, jo thjesht pse nëpërmjet kësaj gjuhe u kënduan Iliada e Odisea; jo thjesht pse përmes saj u krijua teogonia e parë në botën antike të njohur; jo thjesht se nga pellazgjishtja u krijua Kroni, Zeusi, Poseidoni, Hermesi, Rea, Demetra, etj; jo thjesht se më pas pas kjo gjuhë polli greqishten e vjetër dhe latinishten, por sepse qëndron në themel të të gjitha gjuhëve të tjera, sepse është matricë e tyre, sepse është kazani më i vjetër në të cilën janë gatuar të gjitha gjuhët e tjera.

    Gjithsesi, është një njeri që na sqaron më së miri se pse pellazgjishtja është hyjnore, dhe është gjithashtu një libër që na bind në lidhje me këtë. Dihet: ky njeri është Petro Zheji. Dihet: vepra është “Shqipja dhe Sanskritishtja”.

    Që në fillim të librit, Zheji thotë diçka që mendoj se duhet mësuar përmendësh nga gjuhëtarët tanë:

    “Përsa i përket shqipes, megjithë meritat që kanë librat e studiuesve të huaj dhe shërbimet që i kanë sjellë disa prej tyre çështjes shqiptare, e sidomos në periudhën e Rilindjes sonë, duhet pohuar se ato lënë shumë për të dëshiruar. Përgjithësisht, duke lexuar këto studime, bindesh përherë e më tepër se për shqipen mund të flasin me siguri të plotë vetëm shqiptarët”.
    Diku tjetër, duke trajtuar gabimet dhe keqkuptimet e G. Majerit, i cili e nxjerr shqipen borxhleshë dhe huamarrëse të gjuhëve të tjera, Zheji, mbasi shprehet “shqipja shquhet si huadhënëse e jo si huamarrëse”, citon dhe shprehjen e thukët që Çabej ka thënë në lidhje me gjuhëtarin gjerman: “Në këtë mënyrë, ky dijetar s’pati mundësi ta rrokte gjuhën shqipe prej trungu, por e rroku prej degësh”.
    Në “Shqipja dhe Sanskritishtja”, sa i takon tezës së lashtësisë zanafillore të gjuhës shqipe, Zheji e shpërfaq veten vazhdues të denjë të dijetarëve të Rilindjes shqiptare, si: Jeronim de Rada, Sami Frashëri, F. Bilotta, V. Pasha, Naim Frashëri, K. Kristoforidhit, etj. Duke u bazuar në dijet e tyre, por ndonjëherë edhe në mënyrë profetike, rilindasit pohuan njëzëshëm që gjuha shqipe është shumë e lashtë dhe mëmë e greqishtes dhe e latinishtes. Përgjithësisht pohuan, por nuk argumentuan. Ai që argumenton në mënyrë thellësisht shkencore është Petro Zheji. Ai beson plotësisht në pikëpamjen e rilindasve, dhe i përvishet punës, duke arritur t’i vërtetojë, ashtu siç Shlimani besoi fjalët e Homerit dhe arriti të zbulonte Trojën. Sigurisht, krahasimi çalon shumë sa i takon kriterit të profesionalizmit, sepse Zheji është një gjuhëtar klasi, ndërsa Shlimani një arkeolog diletant. Gjithsesi, kemi të bëjmë me dy zbulime të mëdha, të cilat mbështeteshin në dy dëshmi fjalësh, të pandehura si hipotetike.
    Për gati një shekull të tërë, studiuesit e mëvonshëm vijuan të mendonin se këndvështrimi i rilindasve tanë në lidhje me lashtësinë e gjuhës shqipe, i kishte bazat në nevojën urgjente për të rimëkëmbur vetëdijen dhe krenarinë kombëtare tek shqiptarët, pra në sajimin e një iluzioni që do ndihmonte në çlirimin shpirtëror dhe kombëtar. Por nuk është kështu. Iluzioni ka të bëjë me studiuesit e mëvonshëm, ndërsa rilindasit thonin të vërtetën e vetëm të vërtetën. Petro Zheji na bind për këtë, në nivelin më të epërm shkencor, duke shtuar se shqipja nuk brendashkruan veç greqishten e latinishten dhe gjuhët që derivojnë prej tyre, por gjer dhe sanskritishten, gjuhën e indianëve të lashtë, gjuhë që konsiderohet më e vjetra. Ai merr njëqint fjalë sanskritishte dhe u vë përballë njëqint fjalë shqipe.
    Për mungesë hapësire, po paraqesim vetëm disa prej tyre:

    Sanskr. Shqip

    varga varg

    vatsa viç

    vatsa vit, vjet

    bhara barra

    antara antar

    ulka yllka

    krimi krimbi

    arya ari

    lipsu lypës

    lap llap

    vrana e vrame, vrânë

    koça koqe

    tris trish

    cud cyt

    tata tata

    Ngjashmëria është e pabesueshme. Ma merr mendja se, në këtë rast, studiuesit “seriozë” nënqeshin e zgërdhihen, duke thënë se ngjashmëria është normale, duke qenë se është fjala për dy gjuhë indoeuropiane. Nënqeshin e zgërdhihen… Por Petro Zheji ua ngrin nënqeshjen e zgërdhimjen në buzë, kur shpjegon se rrënjët e fjalëve rezultojnë shqipe, se rrënjët e fjalëve kanë kuptim vetëm në gjuhën shqipe, se vetëm shqipja është në gjendje t’i ndajë në struktura elementare semantike e t’u japë domethënie! Sidomos kur është fjala për fjalët e përbëra sanskritishte, të cilat kanë vlerë kuptimore ashtu siç janë, teksa të zbërthyera në elementë më të thjeshtë nuk thonë asgjë në këtë gjuhë. Ai na bind se fjalët rrënjëse të shqipes ndërfuten në gjuhët e tjera duke formuar fjalë, të cilave gabimisht e qëllimisht u mohohet çertifikata shqiptare. Në procesin e tij të krahasimit me shqipen, Zheji përfshin për ilustrim edhe gjuhë të tjera si latinishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, italishtja, etj., dhe këtë e bën e bën me liri e aftësi mbresëlënëse.

    Zheji merr në shqyrtim disa fjalë kyçe, të cilat i gjen të pranishme në shumë gjuhë të tjera. Përshembull, kemi operatorin da, dmth daj, me da, me nda, i cili është i barazvlefshëm si në shqip ashtu dhe në sanskritisht.
    Ky operator që në shqip bën damun, në frëngjisht krijon donner, në gjermanisht. Po nga ky operator i lirë krijohen në frëngjisht fjalët damner = dënoj, mallkoj; condamner, dommage = në shqip, dam, në latinisht damnus, në italisht danno, fjalë që në të gjitha rastet lidhen me idenë e ndarjes. Në gjermanisht verdammt = i damë, demon, i dënuar, i mallkuar, që në shqip reduktohet kësisoj:

    verdammt = verdammen = ver + dammen = bër + damun.

    Në vijim të kësaj logjike, rezulton se edhe fjala demonos = demon, djall përmban idenë e ndarjes, ndarjes nga e tëra, nga Zoti. Demon = Damun (i damun, i damë, i ndamë). Operatori da, është i lirë vetëm tek shqipja

    Gjuhët më të lashta të njerëzimit janë monosilabike, kjo dihet, por z. Zheji, ndryshe nga ç’mendojnë shumë gjuhëtarë shqiptarë e të huaj, na thotë se “shqipja është një sistem i tillë gjuhësor, ku edhe një silabë e vetme mund të merret si njësi semantike (sememë), domethënë është një sistem i tillë gjuhësor në të cilin ekzistojnë dimensionet më të shkurtëra të sememave”.

    Kjo që shpall z. Zheji, i jep fund çdo ideje sipas së cilës krijimi i monosilabave është një fenomen i rastësishëm. Duke marrë në shqyrtim bashkëtingëlloret “p” dhe “d”, kemi:

    p + a = pa (me pa)

    p + i = pi (me pi)

    p + o = po (me pohue)

    dhe:

    d + a = da (me da)

    d + o = do (me dashtë)

    d + i = di (me ditë)

    d + y = dy (dy, numër)

    Nisur nga kjo, buthton edhe më tepër ideja e z. Zheji, që: “sistemi i gjuhës shqipe e përfshin atë të gjuhës sanskritishte, e pra, rrjedhimisht, është më i lashtë nga ai”.

    Z. Petro Zheji na bind në mënyrë të padiskutueshme se fjalët e parme shqipe, rrënjëse, kuptohet gjithmonë njërrokëshe, siç janë da (ndá) gur, ar, yll, e mjaft të tjera si këto, janë fjalë jo vetëm zanafillore të ligjërimit njerëzor, të cilat patën shtrirje dhe ndikim në formimin e shumë e shumë fjalëve të tjera në gjuhët e krijuara më vonë, janë fjalë me karakter të qartë mistik e hyjnor. Le të marrim vetëm shembullin e fjalës gur, e cila në shqip, përveç nocioneve të njohur, ka edhe shumë kuptime të tjera, figurative dhe mistike. Operatorin “gur” e gjejmë në një mizëri fjalësh të gjuhëve të tjera. Përdorimi i këtij operatori të lirë në shqip, në gjuhët e tjera rezulton krejt mekanik. Kjo pasi çelësi i njëmendtë i kuptimeve të tij është vetëm në gjuhën shqipe. Nga fjala e parme “gur” krijohen fjalët prejardhura e të përbëra: guru, giri (guru, sanskr), gravis, gravidus (i rëndë, lat), e vijojnë me radhë: gorà, grud, granica, grus, gruft, greis, gram, Graal, grab, grave, gravel, grief, grembo, gero, geras, giurare, guarire, gar, gor, gorm, gärive, gurestan, gärdäne, guranz, gordojh, etj, etj, një plim i vërtetë fjalësh të huaja që kanë si rrënjë fjalën shqipe, gur. E njejta gjë ndodh edhe me fjalët ar, yll, etj. Fjalët e prejardhura nga këta operatorë, të lirë vetëm në shqip, Zheji i zbërthen në mënyrë të mahnitshme. Nën dritën e vështrimit tejet shkencor të Zhejit, na zbulohet vlera sakrale e kuptimeve fillimore të këtyre fjalëve monosilabike, duke dalë në pah edhe arsyeja se pse Homeri e quante gjuhë të perëndive. Kësisoj, Zheji na shpërfaq mrekullinë e njëmendtë të rolit parak të shqipes, duke ia rikthyer asaj dinjitetin e një gjuhe mëmë, të nëpërkëmbur deri më sot nga shumë studiues diletantë, apo mosnjohës të gjuhës shqipe.

    Heshtja e bukur e të mëdhenjve
    Në rrethin e ngushtë të miqve të mi, z. Petro Zheji është një mit, shembulli i asaj që duhet të jemi: një punëtor i heshtur i fjalës, një idealist i madh që qëndron përtej çdo tollovie mediatike, një demiurg, një dijetar i madh që e koncepton dijen si një dhuratë të Zotit, si paqe të thellë shpirtërore e jo si luftë për të dalë mbi të tjerët. Ai nuk përpiqet të dalë mbi të tjerët, por në mënyrë të thjeshtë, të pavërejtshme e sidomos të vetvetishme, ai qëndron në një majë ku askush që i përket kësaj epoke nuk mbërrin. Është përnjëmend rast i rrallë: çdo punë që bëri dhe bën, rezultoi dhe rezulton e shkëlqyer. Nuk kemi asnjë figurë të kulturës, që krahas gjërave të mrekullueshme, të mos ketë bërë edhe gjëra që duhen harruar. Por mund të thuhet me plot gojën: Petro Zheji bën përjashtim.

    Por, mjerisht, ai që del nga rreshti, ai që refuzon të jetë ushtar, ai që bën diferencën me të tjerët, ai që bën përjashtim, përfundon të jetë i përjashtuar! I përjashtuar nga përkujdesja dhe vëmendja. Por z. Petro Zheji është njeri i urtë. E të urtët nuk kanë nevojë për përkujdesje dhe vëmendje, sepse përkujdesjen dhe vëmendjen ata nuk i kërkojnë por i blatojnë: i blatojnë për kulturën, për gjuhën, për dijen dhe për rritjen shpirtërore e morale të kombit të tyre. Këta individë nuk janë pasuri, por pasuria e një vendi. Këta individë nuk kanë nevojë për ne, por sa turp që ne nuk kemi nevojë për ta!

    Zotërinë tonë të madh, Petro Zhejin, nuk e njoh. Nuk kam folur kurrë me të, nuk e kam takuar kurrë, e madje nuk e kam parë kurrë as si fizionomi. Me gjasë, mund të kem kaluar ndonjëherë pranë tij, dhe më vjen keq nëse nuk e kam ditur që pranë meje po kalon një njeri i madh. E me gjasë, në ato çaste kam qenë duke menduar se njerëzit tanë të mëdhenj janë kaq të pakët, por megjithatë nuk dimë t’i çmojmë. Ata janë të mëdhenj pavarësisht nëse ne arrijmë t’i vëmë re apo jo. Por, nëse përnjëmend duam t’i njohim ata, jemi ne ata që duhet të rriten. Dhe, atëherë, dashuria dhe respekti që do të kishim për njerëz të mëdhenj si Petro Zheji, do të shfaqej si mënyra më e mirë e dashurisë për veten.

    Nga Shpëtim Kelmendi,

    Reply to this comment
  10. Mehmet Metaj March 15, 22:51

    Ju prehte shpirti ne paqe Petro Zhejit! Respekt per te ndjerin Petro Zheji, per genin e tij prej dijetari por mendoj se nuk eshte se s’eshte epoka dinjitoze per njerez te tille, por Shqiperia jone me bufone nuk ka qene dhe nuk mund te jete asnjehere dinjitoze per njerez te tille qe injorohen per se gjalli dhe permenden pas vdekjes…dhe asqe nuk njihet dhe behet e ditur vepra dhe kontributi i tyre , te tille kan patur shume ky vend qe jane vleresuar vetem nga te huajt……por ndoshta do te vij nje kohe e tille me njerez dinjitoze dhe tek ne ..si larg duket!!!!!!

    Reply to this comment
  11. lis dushku March 15, 22:52

    disa nga fjalet qe ke marre ne analize,si fjale te para monosilabike,te brumit te vete shqipes,nuk jane te tilla ne origjinal.Po te permend vetem nje rast Prej Cabeut kemi ar-nga latinishtja – aur um;,kemi det nga latinishtja -deubet us.Keto s`mund te merren si fjale njerrokeshe te brumit te vete shqipes.Edhe tek krahasimet e 100 fjaleve te sanskrishtes me pergjegjeset e tyre ne gjuhen shqipe ,shume prej tyre calojne.Jam ne njemendje me ju tek krahasimi varga-varg,bhara-barre,por s`mund te kem dyshime tek antara-antar;ane tar,sepse ne shqip kjo fjale eshte formuar nga rrenja+prapashtese dhe prapashtesa s`mund te jete e njejte edhe ne sanskritisht edhe ne shqip.I nderuari Petro Zheji eshte nje perkthyes,nje njohes i dhjete gjuheve te huaja dhe midis tyre dhe i gjuheve te rralla si sankritishtja,por i stojme gje po ta bejme dhe nje etimolog po kaq te mbaruar?Nje njohes te shnderrimeve historike te ketyre gjuheve?Perse ta zhysim ne hulline e pellazgjishtes,kur prej kesaj popullsie paraindoeuropiane nuk na ka mberritur asnje dokument i shkruar,asnje fjale per be.,E vetmja e dhene historike eshte kumti i Herodotit per popullin qe fliste me ss.Kemi nxituar t`i veshim pellazgeve toponimet Naissus,Lissus,Larissa.Me ke do t`i bejme krahasimet me fantazine tone te c`frenuar?!

    Reply to this comment
  12. "Horri i Bulevardit" March 16, 00:26

    Per kete lloj njerezish, qe punuan jo per emer, as te duken VIPA, qe nuk shfrytezonin foltoret e pushtetit, per te rene ne sy, qe nuk punuan per para, por qe u paguan shume pak, per ate qe i takonte realisht.
    Per kete kategori shqiptaresh me mendje brilante, nxehem une dhe luftoj me ata te ashtuquajtur antikomuniste, se sdua qe keta margaritare te kombit tone, te hidhen ne plehra, nga plehrat e kombit.
    Petro Zheji ishte nje diamant, qe sishte shok tjeter.
    Prandaj me erdhi mire qe pushteti i beri nderimin qe i takonte.
    Por emri i Petro Zhejit, duhet skalitur ne emrin e ndonje shkolle, ose ndonje institucioni, se e meritonte.
    Ngushellime familjes, te gjuhetarit, perkthyesit dhe poliglotit Petro Zheji.

    Reply to this comment
  13. demo March 16, 00:34

    I rendohesh tokes xume protopapa,qe merresh me ate qe u nda nga jeta!Pergjigjen me te mire ta ka dhene poeti Arben Duka tek ” doc i docave”!

    Reply to this comment
  14. lis dushku March 16, 08:21

    Nuk e kuptoj pse e kane fshire komentin tim dhe nuk kishte fjale fyese!?.U prehte ne paqe perkthyesi i nderuar Petro Zheji! Une kisha shkruar disa verejtje per nje koment te mesiperm te fushes se gjuhesise krahasuese,qe me eshte krijuar bindja se ka me shume patetike “shkencore” se saktesi shkencore.Vereja se disa fjale te marra si shembull,per fjale te parme,njerrokeshe,te brumit te shqipes,nuk jane te tilla,por jane te huazuara .psh lat. aurum -shqip. ,ar.Terminologjia e huaj teknike e tipit monosilabike,per shqipen njerrokeshe,nuk perben argument.Ja shtojme vlerat Petro Zhejit duke e zhytur ne hulline e autoritetit te gjuhesise historike?Mendoj se jo.Petro Zhejit i mjaftojne ato vlera qe ka.

    Reply to this comment
  15. arialibera March 16, 09:55

    Zheji pa dyshim ben pjese pa dyshim ne Republiken e Letrave, vendi ka nevoje per shume intelektuale te tille qe te pushoje se ekzituari terrori injorances, shpirti ju prehfte ne paqe

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi March 16, 14:58

      @@@@ Edhe përvëmëndjen e “P K” ? @ Ngushëllime të sinqerta familjarëve të mendjes së ndritur të kombit Petro Zheji! Dëshëroj të gdhëndet në memorien kombëtare emri dhe vepra e këtij njeriu që ka lënë jo pak gjurmë! I bashkohem në mendime edhe komentuesit “P K” i cili na solli disa nga grimcat e kontributit të madh të Petro Zhejit I paharruar kujtimi i këtij kolosi të fushës së vet!

      Reply to this comment
  16. Fjala March 16, 13:47

    Petro Zheji pushofte me ne fund ne paqe! Sa bukur qe e patem edhe pse nuk e dinim.
    Per thashethemet anonime s’kam asnje interes. Persa i perket pellazgjishtes (se latinishtja eshte gjuhe relativisht e re), Herodoti, meqe u permend, ka thene edhe qe nga pellazget moren greket emrat e perendive e ndertuan teogonine. Ne asnje gjuhe tjeter perendite nuk kane me “kuptim” e nuk jane me funksionale se ne shqip. Mjafton kjo? Ndoshta jo, por eshte nje argument me shume per tu studiuar e kerkuar… Duhet nje vizion i gjere e sidomos nje dashuri e madhe e painteres per gjuhen, qe ti perkushtosh nje jete. Ate beri Petro e ka bere si rralle, ne mos askush. Vlerat nuk zvogelohen nga zbulime( shpresojme e urojme te kete) te metejshme sigurisht.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*