U nda nga jeta Sul Domi, Nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it

June 21, 2018 22:53

U nda nga jeta Sul Domi, Nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it

Dje u nda nga jeta një nga figurat e shquara të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të Ushtrisë Shqiptare, Sul Domi.

Në moshë fare të re ai iu bashkua luftës për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre ballisto-zogistë. Këtë luftë ai mbrojti me përkushtim të rrallë deri në fundin e jetës, duke qenë dhe një nga veteranët më aktivë dhe nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it për shumë vite.

Ja si e ka shprehur ai qëndrimin për luftën antifashiste në një intervistë të para disa viteve, duke folur për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë më 10 korrik 1943, 75-vjetori i të cilit do të kremtohet pas pak ditësh:

“Krijimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në Labinot të Elbasanit ishte një ngjarje e rëndësishme që do të përcaktonte dhe fatin e luftës Nacionalçlirimtare e çlirimin e  vendit. Në fillim të korrikut 1943 situata politiko-ushtarake, e brendshme dhe e jashtme në Shqipëri, ishte krejtësisht në favor të Luftës NaÇl të popullit shqiptar, e cila pas Konferencës historike të Pezës kishte marrë masa të gjëra dhe ishte gjithnjë në rritje, drejt kthimit të saj në Kryengritje të Përgjithshme Popullore kundër pushtuesit fashist italian. Barrën e rëndë të bashkimit të popullit shqiptar në një front të vetëm dhe hedhjen e tij totalisht në luftën për çlirimin e plotë të atdheut e mori përsipër PKSh, e vetmja forcë politike që merrte përsipër një  mision të tillë”, ka deklaruar Sul Domi.

Pas luftës, Sul Domi ka mbajtur detyra të rëndësishme e përgjegjësi të larta shtetërore. Ka qenë ushtarak madhor në Ministrinë e Mbrojtjes, shef shtabi dhe komandant i përgjithshëm i Artilerisë i Republikës nga viti 1965 deri më 1982.

Ka qenë në katër legjislatura (1970-1984) deputet në Kuvendin Popullor si përfaqësues i rrethit të Matit.

Homazhet për nder të Sul Domit do të zhvillohen sot nga ora 10 deri në 11 në Muzeun e armëve të Ministrisë së Mbrojtjes, nga ku do të bëhet edhe përcjellja për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës në orën 12.

e.k/dita

June 21, 2018 22:53
Komento

18 Komente

  1. Çika June 22, 07:28

    Ngushëllime të sinqerta familjes !
    Ne komentuesit kemi një prirje , që , shajmë dhe rrallë lëvdojmë . Sul Domi meriton fjalët më të mira .
    Kishte kulturë të lartë profesionale- në BRSS kishte mbaruar uçilishçen dhe akademinë për artileri , njeri studjoz , modest , fjalëpak , një matjan tipik nga më të mirët . Njerëz të tillë nuk harrohen !

    Reply to this comment
  2. Lili June 22, 08:08

    Shyqyr Zotit,iu dha mundesia me pa deshtimin e tij politik e moral per se gjalli.

    Reply to this comment
  3. "BOHOTINA" June 22, 10:46

    Nje njeri i vertete. E kam njohur. Ishte model i njeriut. Ngushullime me zemer…

    Reply to this comment
  4. Guri Naimit D(Dh.Xh.) June 22, 13:54

    Nderim dhe rrespekt per ate figure te shquar te Luftes Ncl sa nje jete,krye detyrave ne sherbim te atdheut i ndieri Sul Domi. Jam ndierre krenar,marre mathimat e tij,nje jete mesues. I prjetshem kujtimi tij.
    Pasuesi veteran;
    82 vjecari- Guri Naimit D,(Dh Xh.)

    Reply to this comment
  5. Kris 1 June 22, 15:33

    Ngushellime te sinqerta familjes.Sul Domi ishte misherim i miresise dhe dashurise per popullin.u prefte ne paqe matjani i mire.

    Reply to this comment
  6. Arben June 22, 21:39

    Ndonje vrasje pa pagese, ka bere??!!

    Reply to this comment
    • Kris 1 June 23, 08:37

      Nuk ishte nga raca jote

      Reply to this comment
      • Arben June 23, 16:22

        Me thuaj nje ish-partizan te vleresuar nga sistemi

        Kriminal sllavo-komunist, qe NUK ka vrare dje te jap

        Te drejten. Kete zoterine nuk e njohim fare, Po

        Me rregull treshi, do kete bere edge ky vrasje

        Pa pagese.

        Reply to this comment
  7. MH June 23, 02:14

    Veteranet qe ikin nga kjo jete jane dhe mbesin ne perjetesi Krenaria e Kombit.Asht e vetmja lufte clirimtare per lirin e popullit qe nga koha e lavdishme e Skenderbeut,nji perseritje e dyte,mbas betejave legjendare te Skenderbeut,te udhehequra nga E.Hoxha.
    Ngushllime.I kjofte i lehte dheu.

    Reply to this comment
  8. perkthyesi June 23, 19:20

    Sa vjec ishte kur u nda nga kjo jete?

    Reply to this comment
  9. BH June 23, 21:59

    Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te dashur, veteraneve per kolegun dhe Shqiperise per humbjen e atdhetareve,veteraneve idealiste qe sakrifikuan ne lufte dhe ne ndertimin e shqiperise se pasluftes . Doja te komentoja me shume I nxitur nga comentet e disa motherfuckers si Arbeni, Maelga e Lili qe fshihen pas tastieres e masturbohen mentalisht

    Reply to this comment
    • Maelga June 24, 14:19

      Zemer pse u hodhe perpjete?
      Apo anonimiteti pas tastieres te ben trim sa te shash ne kete menyre.
      Une mendimin tim ua kam thene ne sy krimineleve te sistemit komunist. Por nuk kam share njeri si shan ti.
      Nga gjuha qe perdor duket qarte se kush masturbohet pas tastjeres.

      Reply to this comment
      • BH June 24, 15:54

        Maelga,
        Komenti im nuk ishte per te ofenduar motra, por ishte nje reagim spontan, (zoterine ne fjale nuk e njihja por e kisha degjuar shume vite perpare si njeri i respektuar dhe patriot) Nje keshille miqesore do te jepja, ty dhe simotrave te tua bashkemasturbuese: me respekt per NJERIUN,pas cdo emri ka nje histori (pavarsisht krahut politik) ka nje familje dhe kultura shqiptare ne raste fatkeqsis eshte re tregohesh me i ndjeshem ne fatkeqesine e tjetrit.
        Konklusioni? Nqs nje mashkull shkon ne krevat me nje mashkull dhe une e quaj GAY, eshte ky nje ofendim?

        Reply to this comment
        • Maelga June 25, 17:02

          Po, dy meshkujve qe bejne seks me njeri-tjetrin u thua Gay dhe ata nuk ofendohen sepse kjo eshte nje nga fjalet zyrtare qe perdoren per t’i pershkruar. P.sh.themi Komuniteti Gay, apo jo?
          Por ne kete rast po ti perdor fjalen “motherfuckers”. Nuk e di cfare e quan ti, por meqe qenka nje fjale qe ti e perdorke ashtu, spontanisht, po te informoj qe ne anglisht eshte goxha fyese. Po t’ia thuash dikujt ne fytyre, qofte edhe spontanisht, reagimi i tij spontan mund te jete i tille qe nuk mund ta dish se ku do te te gjeje dita tjeter. Po te duash mund ta provosh, por nuk ta keshilloj.
          Sa per fatkeqesine e tjetrit nuk besoj se ky person ka qene i ndjeshem me ata qe regjimi i qoftelargut i quante “armiq” se i donte qejfi. Keshtu qe mos na trego kulturen shqiptare ketu.

          Reply to this comment
          • BH June 26, 02:22

            Dear friend Maelga ( jetojme ne nje epoke virtuale dhe te berit mik eshte me e thjeshte)
            Faleminderit per leksionin e gjuhes anglese dhe keshillat, e kuptoj qe jeton diku ne Amerikenn e Veriut, por jo cdo fjale dhe kuptim mund ta mesosh ne rruge apo duke bere pazaret ne supermarket.
            Ne komentin tim te pare, nuk doja te isha banal e te perdorja fjale ne shqip edhe ne respect te redaksise e lezuesve te tjere shqiptar, shtoi fjalorit tend edhe another meaning:

            MOTHERFUCKER is a despicable or very unpleasant person or thing, just google it

            . Nuk e kam problem edhe te shprehem ne ate menyre(banale) per njerez qe e meritojne, psh do ishte e pershtatshme MOTERQIRE per Mark.U.K , per komentet qe ben dhe intelectin e manget, “duke u fshehur pas tastieres”.
            Edhe dicka tjeter do te shtoja se me permendje trimerine pas tastieres. Jam nga ata njeres qe admiroj trimerine e mendjes, jo trimerine e te fortit te lagjes, me Benz dhe dy cuba nga pas, admiroj njeriun e punes e te mendjes.
            Pershendetje mik.

  10. Mark .U.K June 25, 12:19

    Dasht Zoti e marrt edhe te tjert se na shpifen.

    Reply to this comment
  11. BH June 26, 03:24

    I kudondodhuri Mark.U.K
    Kam vite qe lexoj shtypin shqiptar dhe lexoj komentet e njerezve me arsyen e vetme per te ndjekur si evolon gjuha shqipe, kultura dhe filozofia e jetes ne Shqiperise. Me beso qe kurre nuk kam bere komente edhe pse e ndjeja ofenduese te merresha me njeres intelekti I te cileve le shume per te deshiruarin, deri para dy ditesh kur disa MOTHERFUCKERS shkruan komente ne artikullin e mesiperm. Me beso , je bere I famshem me komentet e tua banale. E kuptoj frustimin tend qe vjen nga femijeria e larget ,zoti te ka hequr ndjesin e pozitivitetit si ndjenje humane dhe nuk dua te hyj ne gjera personale.duke bere “trimin pas tastieres”, dmth une, Doja te te jepja edhe ty nje keshille si “mikut” tim virtual Maelga;
    The best way to cheer yourself up is to try to cheer somebody else up. – Mark Twain

    Pershendetje nga nje shqiptar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*