“U ndamë me një fatkeqësi kombëtare”

Fatos Tarifa - Interviste July 15, 2013 09:43

“U ndamë me një fatkeqësi kombëtare”

Këto zgjedhje provuan se shqiptarët dinë të gjykojnë, dinë të shpresojnë, por dinë edhe të ndëshkojnë kur shohin se ata, të cilëve u kanë dhënë votën për të administruar vullnetin e tyre si popull dhe si qytetarë përmes një qeverisje të drejtë, sillen e veprojnë në kundërshtim me vullnetin dhe me aspiratat e tyre

Sali Berisha nuk është vetëm humbësi më i madh i zgjedhjeve të 23 qershorit. Ai është përfundimisht humbës. Kështu mendon Prof. Fatos Tarifa, ish-ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në këtë intervistë për gazetën ‘DITA ’ analizon rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe pse shqiptarët ia besuan votën e tyre alternativës së majtë. Arsyet e rezultatit surprizë e LSI-së në 23 qershor, një përcaktim për Kastriot Islamin dhe kandidimi i Bashës dhe Olldashit për të zëvendësuar Berishën në krye të PD-së. Sa cilësor është parlamenti që doli nga këto zgjedhje dhe a duhet ndryshuar sistemi zgjedhor për t’i dhënë fund dukurisë së hamzakastriotëve dhe xhuvelërisë në politikën shqiptare. Nga se vuan shërbimi diplomatik shqiptar perspektiva e koalicionit PS-LSI… Të gjitha këto në intervistën në vijim.

 

– Z. Tarifa, si e lexoni ju verdiktin e popullit më 23 qershor?

– Me këto zgjedhje, populli shqiptar provoi se është një popull i emancipuar politikisht. Përmes së vetmes rrugë demokratike legjitime, pra përmes votës së tyre, shqiptarët delegjitimuan përfundimisht një qeveri që e kish humbur me kohë legjitimitetin e saj. Këto zgjedhje ishin një vendim kolektiv për t’i thënë, më në fund, mjaft një drejtuesi autokrat dhe autoritarist të shtetit të tyre, si Sali Berisha. Këto zgjedhje shprehën më së miri vullnetin kolektiv të popullit shqiptar, atë që Monteskjë dhe Ruso e quanin volonté générale dhe që përbënte thelbin e doktrinës së këtij të fundit mbi legjitimitetin politik. Por zgjedhjet e 23 qershorit ishin edhe më shumë se kaq. Deri dje ishim mësuar të dëgjonim një refren të pandryshuar, se shqiptarët i meritojnë politikanët (e këqinj e të korruptuar) që kanë dhe qeverisjen (e keqe) të tyre. Këto zgjedhje provuan të kundërtën. Ato provuan se shqiptarët dinë të gjykojnë, dinë të shpresojnë, por dinë edhe të ndëshkojnë kur shohin se ata, të cilëve u kanë dhënë votën për të administruar vullnetin e tyre si popull dhe si qytetarë përmes një qeverisje të drejtë, sillen e veprojnë në kundërshtim me vullnetin dhe me aspiratat e tyre.

SALI BERISHA

– I humburi i madh i këtyre zgjedhjeve duket se është vetëm Berisha. A e meritonte ai një ndëshkim të tillë?

Berisha nuk është i vetmi që doli i humbur nga këto zgjedhje. Të humbur dolën edhe ata mijëra qytetarë të thjeshtë të këtij vendi që deri dje i kishin besuar Berishës dhe kishin votuar për të. Sepse, jam i bindur, shumë prej tyre u zhgënjyen nga Berisha dhe shumë prej tyre këtë herë votuan kundër tij dhe partisë së tij. Berisha është humbësi më i madh, natyrisht. Ai është përfundimisht humbës. Madje, unë s’mund të them nëse, pas vitit 1992, ai ka qenë ndonjëherë fitues. A e meritonte ai një ndëshkim të tillë? Sigurisht që po. Tërësisht. Ndëshkimi i popullit është gjithnjë i merituar. Unë nuk jam i vetmi që mendoj se, madje, Berisha nuk meritonte të vinte në krye të punëve të shtetit pas gjëmës që ai u bëri shqiptarëve në mesin e viteve 1990. Në dallim nga ata që janë përpjekur e përpiqen ta bëjnë Berishën një hero të kombit shqiptar, “Skënderbeun e dytë” (ruajna, o Zot!), “shqiptarin e shekullit” ose “themeluesin e Shqipërisë moderne”, unë mendoj se kjo figurë politike dhe bëmat e tij kanë qenë një fatkeqësi kombëtare për shqiptarët.

 

KASTRIOT ISLAMI

– A ka ndikuar në rezultatin e PD-së marrja “hua” të themi nga PS-ja e figurave të tilla si Kastriot Islami e të tjerë?

– Është nën dinjitetin tim të merrem me një njeri krejtësisht pa vlerë si ky që përmendni ju. Më thuaj, të lutem, cili qytetar i Republikës sonë do ta kishte për zemër një njeri dhe një politikan si ai. Përse qytetarët e Tiranës, apo ajo pjesë e mençur dhe e kultivuar e votuesve demokratë të kryeqytetit, do të duhej të votonin për një njeri si Islami, me të cilin nuk i lidh asgjë, as bindjet, as morali, as karakteri, as qëllimet, as simpatitë apo përkatësia politike? Në fund të fundit, se ç’përfaqëson ky individ, këtë e ka dëshmuar vetë ai; s’është nevoja ta them unë. Nuk kërkon ndonjë zotësi të veçantë ta quash të zezën të zezë dhe të keqen të keqe, apo jo?

 

BASHA DHE OLLDASHI

– Një fushatë e pazakontë ka nisur brenda PD-së për të zgjedhur pasardhësin e Berishës në krye të saj. A do të jetë ky një fillim i ri për PD-në, nëse do të zgjidhet njëri ndër dy kandidatët për këtë post: Basha ose Olldashi?

– Gara do të jetë e vështirë, sepse e vështirë, në mos edhe e pamundur, është të mbushësh këpucën e Berishës. Se kush do ta zerë vendin e këtij të fundit në krye të PD-së, kjo ka pak rëndësi; rëndësi ka që kjo parti të reformohet e të demokratizohet. Për të mirën e saj, por edhe për të mirën e demokracisë në Shqipëri. Sepse demokracia ka nevojë për opozitë demokratike e konstruktive. Demokratizimi i qeverisjes dhe demokratizimi i partive politike, si i partive që drejtojnë qeverinë, ashtu edhe i partive opozitare, janë të lidhura ngushtësisht si mënyra sjelljeje politike dhe si mënyra proceduriale substantive për marrjen e vendimeve.

 

DIPLOMACIA

– Një nga sektorët më të përfolur për korrupsion ka qenë shërbimi diplomatik i qeverisjes Berisha. Duke qenë se ju vetë keni qenë ambasador për një kohë të gjatë, sa qëndrojnë kritikat lidhur me këtë dhe si e shihni ju perspektivën e këtij shërbimi?

– Unë nuk besoj se shërbimi diplomatik ka qenë sektori më i prekur nga korrupsioni. Ky sektor dhe vetë Ministria e Punëve të Jashtme, si institucioni i specializuar i politikës së jashtme, kanë pasur dhe vazhdojnë të ketë shumë të meta e dobësi të tjera të theksuara. Do të më duhej shumë kohë t’i analizoja ato por, për t’i dhënë një përgjigje sado të shkurtër pyetjes suaj, mund të them se në shërbimin diplomatik, ashtu si edhe në sektorë të tjerë të politikës shtetërore, ka ardhur koha të zgjidhen njerëzit më të mirë, njerëz të kulturuar dhe profesionalisht të aftë. Ka ardhur koha që t’u jepet fund një herë e përgjithmonë praktikave të korruptuara në emërimin e punonjësve të shërbimit diplomatik, në emërimin e ambasadorëve dhe të personelit diplomatik të ambasadave tona jashtë vendit dhe, ka ardhur koha, gjithashtu, që ministrat dhe zëvendësministrat e jashtëm të mos merren me emërimet e shoferëve të ambasadave shqiptare nëpër botë, por të merren me çështje thelbësore që kanë të bëjnë me hartimin e politikave të mirinformuara strategjike për shërbimin e jashtëm dhe të bëjnë një diplomaci politike dhe publike më të mençur e më dinamike.

 

VIZIONI I RAMËS

– Si ju është dukur vizioni i Ramës për Rilindjen dhe a besoni në atë program që ai ka shpalosur gjatë fushatës?

– E them shkurt dhe qartë: Po, unë besoj në një Rilindje Shqiptare, unë besoj në vizionin e Edi Ramës dhe të aleatëve të tij LSI-stë, unë besoj në vendosmërinë e tij dhe në efektivitetin e punës së tij ndërtimore. Këtë e kam parë në transformimin e Tiranës. Këtë kam besim se do shoh edhe në transformimin e Shqipërisë.

 

META DHE LSI

Shumëkush ka mbetur i habitur me rezultatin surprizues të LSI-së në zgjedhjet e fundit. Çfarë mendoni se e bëri Metën një faktor deciziv në qeverisje?

– Kam pasur rastin dhe nderin të punoj dy herë si ambasador i një qeverie të cilën e drejtonte z. Meta dhe mund të them se i njoh dhe i vlerësoj aftësitë e tij drejtuese si politikan. LSI është partia e tretë më e madhe në vend dhe do të ketë gjithnjë avantazhin të jetë forca politike balancuese në pushtet dhe ipso facto edhe një faktor i domosdoshëm dhe vendimtar në qeverisjen e vendit. Përvoja e shumë vendeve dëshmon një realitet të ngjashëm. Për sa kohë që asnjëra nga dy partitë kryesore nuk gëzon besimin e më shumë se gjysmës së qytetarëve të vendit dhe, pra, s’do të jetë në gjendje të krijojë e vetme një qeveri të qëndrueshme, për aq kohë LSI do të mbetet një parti politike e rëndësishme. Unë do ta krahasoja rolin e LSI-së në koalicionin e ri qeveritar me parimin e Vilfredo Paretos (të zbatuar në politikë), ku një pakicë kritike (20 %) përcakton efektivitetin e punës së një shumice (80 %). Që LSI do të ishte në krahun e fituesve në këto zgjedhje, këtë e kam ditur gjithmonë; që do të merrte një numër kaq të madh vendesh në Parlament, kjo edhe për mua ishte një surprizë. Si për këdo. Arsyet janë të shumta dhe unë nuk dëshiroj këtu të spekuloj lidhur me to.

 

PARLAMENTI I RI

– Sa më cilësor ju duket parlamenti i ri në krahasim me atë të mëparshmin?

– Përcaktuesi “cilësor” mund të kuptohet në disa mënyra. Një pjesëmarrje më e madhe e grave është një cilësi e re. Pozitive. Mosha më e re e një pjese të madhe të anëtarëve të parlamentit të ri është, gjithashtu, një cilësi e re dhe pozitive. Unë nuk e njoh formimin arsimor dhe profesional të shumicës së tyre, as edhe përvojën e tyre në jetën politike të vendit. Por mua më duket qesharake deklarata e z. Olldashi, i cili synon postin e kryetarit të PD-së, se me përbërjen e grupit të vet parlamentar PS ka kthyer në parlament PPSH-në. Këtë nuk besoj se ka njeri të mençur që ta marrë seriozisht. Pakënaqësia ime kryesore me këtë legjislaturë të re ka të bëjë me sistemin përmes të cilit janë zgjedhur anëtarët e Parlamentit. Ata janë zgjedhur me gisht nga kryetarët e partive të tyre, pa u dhënë mundësi qytetarëve t’i njohin mirë se cilët janë ata që do i përfaqësojnë interesat e tyre në organin më të lartë ligjvënës. Sistemi aktual duhet ndryshuar. Mendoj se kjo është ndër të parat gjëra që PS dhe LSI do të bëjnë në legjislaturën e re.

 

SISTEMI ZGJEDHOR

– Dhe ç’mendim keni për sistemin zgjedhor. A duhet të ndryshojë ai?

– Për t’u dhënë fund shumë problemeve, me të cilat jemi ndeshur dhe vazhdojmë të ndeshemi qysh nga zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1991, mendoj se, pa humbur kohë, duhen bërë dy gjëra: (1) të reduktojmë numrin e anëtarëve të Parlamentit nga 140 në 100 (ndër të tjera edhe për të kursyer miliona dollarë shpenzime të kota nga të ardhurat që taksapaguesit shqiptarë i kontribuojnë buxhetit të shtetit të tyre), dhe (2) të krijojmë një sistem zgjedhor që të jetë ose proporcional i pastër për të gjithë territorin e vendit, ose tërësisht mazhoritar. Unë favorizoj të dytin, por si njëri, edhe tjetri, janë shumë më të mirë se ky që kemi. Ata u japin fund një herë e mirë “dushqeve”, hamzakastriotëve dhe xhuvelëve të politikës shqiptare, u japin qytetarëve pronësi të plotë mbi procesin zgjedhor dhe e përmirësojnë cilësinë e kandidatëve që eventualisht do të ulen në sallën e Parlamentit për të marrë vendime në emër të qytetarëve.

 

JETA AKADEMIKE

– Ju i jeni futur prej disa vitesh jetës akademike. Diçka për krijimtarinë tuaj dhe planet për të ardhmen.

– Hyrja ime në jetën akademike nuk është diçka e kohëve të fundit. Unë e kam nisur jetën time profesionale në një institucion akademik, në Universitetin e Tiranës, dhe e kam vijuar atë për afro 13 vjet me radhë në disa universitete perëndimore, në Shtetet e Bashkuara dhe në Holandë. Pas mbarimit të shërbimit tim diplomatik në Uashington iu ktheva jetës akademike, në fillim në Universitetin e Miçiganit Lindor (2006- 2008) dhe këto pesë vitet e fundit në Universitetin Europian të Tiranës. Me këtë rast, dua të them se krijimtarinë time akademike ua lë ta gjykojnë kolegëve që më njohin nga afër dhe studentëve të mi. Nuk dëshiroj që atë ta gjykojnë Ministri aktual i paditur i Arsimit, ose një rreth i ngushtë “ekspertësh” apo “komisionerësh” titujsh akademikë shumica e të cilëve janë të pashquar, madje edhe në fushat e tyre. Meqë më pyetët për krijimtarinë akademike, kam kënaqësinë të sjell në vëmendjen e lexuesve të gazetës suaj lajmin e mirë se këto ditë arrita të botoj në Tiranë një ndër librat më të rëndësishëm në karrierën time. Ai titullohet “Shkencat e shoqërisë: Sociologjia si disiplinë integruese për studimin e jetës shoqërore”. Ideja dhe motivimi për të shkruar këtë libër kanë qenë me mua për rreth 18 vjet, ndërsa puna për përgatitjen e tij më mori tre vitet e fundit. Jam i nderuar që parathënien për këtë libër e ka shkruar Lordi Anthony Giddens, sociologu më i famshëm në ditët tona. Planet krijuese për të ardhmen? Një ndër to është botimi i librit që sapo përmenda në anglisht, në Shtetet e Bashkuara (ndoshta vitin e ardhshëm). Ndërkohë, kam filluar të punoj me dy projekte të tjera, njëri teorik (një farë kritike e kritikës marksiste), dhe tjetri teorik dhe empirik njëherësh, mbi një temë të tillë si “Erosi dhe demokracia”. Këto projekte mbetet të realizohen në tre-katër vitet e ardhshme.

 

ADMINISTRATA E RE

– A do të hyni në politikë apo në administratën e re, pasi Rama ka kërkuar kontributin e të gjithëve në këtë drejtim?

– Kam një motiv të fortë të kontribuoj në përpjekjen për Rilindjen e Shqipërisë. Kjo s’ka të bëjë aspak me dëshirën për të bërë karrierë politike. Një karrierë e tillë nuk ka qenë kurrë dëshira apo synimi im. Nëse do të kishte qenë, do ta kisha realizuar. Unë kam provuar në jetë gjithçka që kam dëshiruar të bëj dhe gjithçka që kam pasur aftësi ta bëj. Por nëse dituria dhe aftësitë e fituara nga një jetë intelektualisht e gjatë dhe shumë aktive dhe nga një shkollim solid në një prej universiteteve më të mira amerikane do të gjykoheshin se janë të dobishme për interesin më të gjerë publik, do të pranoja. Mundësitë janë të shumta. Nga ana tjetër, unë e pëlqej shumë punën që bëj, mësimdhënien në universitet dhe kërkimin sociologjik. Madje, këto janë bërë një natyrë e dytë e imja. Edhe në këtë punë, të cilën unë e shoh si një mision fisnik dhe fisnikërues në jetë, jam i kënaqur dhe, duke i shërbyer formimit arsimor të rinisë, i shërbej interesit publik të vendit tim.

 

 

 

 

Fatos Tarifa - Interviste July 15, 2013 09:43
Komento

14 Komente

  1. Mark uk July 15, 14:17

    E quajm te drejte cfar thot ky profesori ish ambassador ,besoj ne kohen e socialitve ka qene,se nga nje e keqe pra Berisha.Po populli u fute ne dy te kqija te medha.Epara Ilir Meta I perfolur si hajdut,bila nga vete Rama.E dyta vete Rama si njeriu I 20% si njeri qe nuk dine se ku bjen familja as prinderit e tij. Si person I perfolur si drogaxhi,biles Prifti I ka dalur balle per balle.Se per sa I perket edukates nuk ka nevoj te flitet,duke pasur parasysh fotot e tij nudo me gruan e tij ne France.I lutem Zotit te ket ndyshuar e te punoj per ket popull dhe te mos I perngjaj dajes se tij dhe as babajt te tij I cili dy vjet para pluarizmit firmosi pushkatimin e dy poetve te Librazhdit.

    Reply to this comment
    • Labi Vlore July 15, 17:37

      Ik ha mut.Te befte mire.Shihemi ne vitin 2033-re.Nuk ka me pushtet per PD-ne deri te pakten ne ate vit.E djathta e re do pèerfaqesohet nga Topi edhe me ndihmen e Rames.

      Reply to this comment
  2. Kol Tivari July 15, 15:03

    Ore Marka uku!!! Mos u bazo tek shpifjet prej kurve te Sali Kurve Vicidolit per Edi Ramen,sepse Sali Shpella shquhet per shpifje e pergojime si grate e kqia. Sa per denimin e poeteve,informohu se Sala,nje shpellare e intelektual fallso,pergojon nje intelektual e soj intelektuali si Kristaq Rama.Akuzohet per Hivzi Nelen ore Tutkuni UK e jo per Blloshmin e Leken e Librazhdit. Kristaq Rama ishte nje nga rreth 2-3 qind antaret e kuvendit popullor.Nga keta 300 vete,Sali Kurva vecon e akuzon qellimisht nje intelektual si K Rama,per te goditur te birin E Ramen. A nuk asht kjo lufta e klasave qe zbatonte Enveri.??? Perkundrazi,Sali Penicilina spiunoi dhe doli deshmitar kunder Hysen Shoshorit. Ai ishte spiun e bythqime i sigurimit te shtetit,mje nga sekretaret ma fanatike te PPSH. Meso pra o MARKAUKU se jeton edhe ne Angli.

    Reply to this comment
  3. Ira July 15, 15:30

    Nuk e di se cili eshte arsimi i larte, i z. Tarifa. E kam fjalen per ate qe ka mbaruar ketu ne Shqiperi. Kuptohet se nuk do jene Shkecat e Natyres, ku e derguan Kastriot Islamin, por Shkencat Politike Juridike ose Gjuhe e Huaj, Anglisht, ku ne mase te madhe mbi 90%, dergoheshin femijet e nomenklatures komuniste, ne qender apo rrethe.

    Reply to this comment
  4. naftetar July 15, 18:03

    profesor tarifa te pershendes per mendjen e hapur qe shfaq dhe kthelltesine e mendimeve do te doja qe te shikoja ne krye te dipllomacise shqiptare per bagazhin intelektual dhe pervojen ne dipllomaci.un besoj te njerzit e ketij vendi ata mund ta ndryshojne ate .edhe pse shprha nje mendim personal shpresoj qe edhe shume, shume te tjere te ken kete mendim.

    Reply to this comment
  5. Mark uk July 15, 19:48

    Ju qe keni vene emrin kol tivari vetem I keni nigju emrin humoristit te madhe te Shkoders.Te kishe vene nastradini e meritoni plotsisht.Edhe une me te nigjuar si ju per Berishen flas cfar kan thene njerzit si e kan njohur.Po per fotot nudo cfar mund te thuani.Po se eshte martuar 5 her a mund ti shmangesh.Pse nuk mbrojte Ilir Meten apo eshte shpifje qe Rama I beri.Do ju thoja miqsisht gjej nje emer tjeter e jo te Kol Tivarit qe Shkodra krenohet me te.

    Reply to this comment
  6. Fatos...i perjetshem July 15, 20:37

    Eshte gjynah i madh,
    te botohen edhe me tej shkrimet pa asnje kokerr gruri te ketij BOSHI te madh…

    Dikur, ishin talente te rinj te komunizmit, bashke me Artan Fugen.

    Por, ju lutem, vini re ngjitjen e vetetimte te profesor Fuges: ka studiuar, eshte zgjeruar ne kendveshtrimin e tij, ka fituar lirine te cilen vete e censuronim dikur, tashme Fuga eshte i Lire dhe predikon e perhap liri dhe kulture per gjithe lexuesit e ndjekesit e tij… Nderim per te.

    Tarifa ka mbetur po ai, robi i lirise se privilegjuar te saj kohe, qe kurre nuk u shfaq dot si liri per te tjeret. Tashme, ai vete eshte portreti i nje robi roberie te pailuminueshme…

    Reply to this comment
  7. bishtqeni July 15, 23:26

    KAM KAQ VITE QE U THEM MIQEVE SE BERISHA ESHTE FATKEQESI KOMBETARE. POR SI ANONIM QE JAM NUK MUND TE FITONTE POPULLARITET KJO FJALE E IMJA. TE PAKTEN DOLI DIKUSH QE I SHKRUHET FJALA DIKU DHE E THA KETE TE VERTETE.

    Reply to this comment
  8. Lleshi July 16, 09:42

    Une e kam thene ketu dhe 20 vjet te shkuara qe berisha ishte dhe eshte dhe do te jete Fatkeqesi per Shqiperine dhe Kombin Shqiptar ! E kam thene edhe atehere kur Ramiz Qen Alia e zgjodhi si udheheqes per 20% te shqiptareve , sepse vetem kaq ka pasur pas vetes realisht ! E kam thene edhe kur Fatos Zagar Nano e mbrojti nga populli dhe e ricikloi kete plehre (Sali Berishen) ne 2005 -en !

    Shume vone zoti Tarifa …., shume vone ! Ketij populli dhe ketij vendi mund t’i besh dem edhe me heshtje !

    Reply to this comment
  9. Mark.uk July 16, 18:08

    .Sikur te kasha me hanger ate qe ju thuani ju se pari duhet te haja JU.Pa perpara duhet me mbledh qenet e rrugve ne tan Shqiperin se mu..t I madhe.Shko lab dreqi e ruaj delet atje ne male.

    Reply to this comment
  10. ali brahimi July 16, 21:53

    ky nipi a djali i shokut sevo, sekretarit te shokut enver, sikur u kap me vjedhje kur ishte diplomat ne Ameriqi, apo nuk prish pune kjo, gjera qe harrohen? me siguri shoku sevo do ishte krenar nse shoku fatos do ia thyente brinjet imperalizmit amerikan qe sigurisht eshte ne kalbezim, se po luluzojne trimerite e kriminelve si hekuran pobrati ne shqiperi.

    Reply to this comment
    • Irma July 17, 12:22

      “vjedhja” doli qe nuk ishte aspak vjedhje, por nje perpjekje dhe trillim i Kastriot Islamit dhe kembe lepiresit e tij qe donin te merrnin vendin e profesorit i cili ishte i mirepritur dhe i respektuar nga shtepia e bardhe dhe senati amerikan.

      Reply to this comment
  11. Fleks July 16, 22:13

    Berisha eshte humebsi FITIMTAR i ketyre zgjedhjeve.

    E cifti Edlir jane fitimtaret HUMBES.

    Sepse fituan me vote PLEPISHTARE ose me sakte SHEQERSHITARE ku:

    Edi me programin e tij tymues,tymoste bletet me taks pa taksa e tasa progresonjese,rruge Mali i Zi-Greqi,sera me avull,pa TVSh-ra. 3000 mije vende pune etj utj etj utj.

    E Iliri me fjalen fasonet-fasonet,hidhte sheqer ne kosre te bleteve duke imare mjaltin(voten).

    Ky i kreakuzuari nga PS ne rragjet e kryeminiatrise,votohet me 16 depuetet,1600%(nga asnje ose nje deputete ne 16).

    Behet kryetar parlamenti.

    Pra Edi rojtar mjalti(kryeministri)

    E Iliri rojtar kosheresh e bletesh(kryeparlamentar).

    Kur nderkohe Berisha kish dhe karetn LAKERORI ne dore,pas doreheqejes.

    Te rikandidonte perseri dhe te rimerte kryesine PD.

    Gje qe nuk e beri,por leshoi dy sikurat Basha e Oldasha(i)

    Reply to this comment
  12. Irma July 17, 12:17

    Jam krenare kur lexoj artikuj te tille si te profesor Tarifes. Ben analiza shume profesionale dhe te kuptueshme per ne pavaresisht nga niveli shume i larte profesional ne fushen sociologjike dhe filozofike. Te lumte profesor, na kenaqe shpirtin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*