U ndërtuan pa leje, Prokuroria e Durrësit sekuestron 3 katet e hotel “Perandori”

April 6, 2018 16:29

U ndërtuan pa leje, Prokuroria e Durrësit sekuestron 3 katet e hotel “Perandori”

 

Prokuroria e Durrësit sekuestron hotel “Perandorin” në zonën e plazhit, pasi nga hetimet ka rezultuar se në godinën në pronësi të shtetasit D.M. ishin shtuar tre kate pa leje.

Subjekti Hotel, Bar restorant, sqaron organi i akuzës, ishte pajisur me leje për objekt 7 kate një nën tokë dhe 6 mbi tokë, por pronari i saj ka shtuar 3 kate të tjera pa leje.

Shtetasi D. M. po hetohet për veprën penale ‘ndërtim i paligjshëm’ për efekt fitimi dhe ndaj pronës së tij është vendosur sekuestro preventive për tre katet e ndërtuara pa leje përkatësisht katin e 7-8 dhe 9-të.

Njoftimi i Prokurorisë:

Më datë 23.02.2018 u regjistrua procedimi penal nr.325 për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”, kryer për qëllim fitimi, parashikuar nga neni 199/a-3 dhe 248 të Kodit Penal.

Ky procedim penal filloi për shkak se nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, është bërë referimi i materialit kallëzues lidhur me një objekt në ndërtim, në lagjen Nr.13 Plazh, rruga “Venezia”, në anën e rërës.

Është shkuar në vendngjarje dhe është identifikuar objekti që rezulton në pronësi të shtetasit D.M., i cili ka ndërtuar 3 kate shtesë mbi objektin ekzistues Hotel “Perandori” që është 6 kate mbi tokë+1 kat nëntokë.

Në këto kushte Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka kërkuar vendosjen e masës së sekuestros preventive për tre katet shtesë; përkatësisht katet 7, 8 dhe 9 mbi objektin ekzistues Hotel prej 6 kate mbi toke+ 1 kat nën tokë. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke vendosur sekuestron preventive mbi ndërtimin e paligjshëm të referuar më sipër.

a.s/dita

April 6, 2018 16:29
Komento

1 Koment

  1. info analitike April 7, 09:37

    Po per ato pallatet mullar me leje te Gjushit a do te arrestoni ndonje apo ato nuk quhen? He more shoke bedrinj e viktore si thoni ju?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*