U nis me urgjencë në Turqi por ndërron jetë gjatë udhëtimit, mësuesi nga Gramshi humb betejën me COVID-19

November 12, 2020 10:34

U nis me urgjencë në Turqi por ndërron jetë gjatë udhëtimit, mësuesi nga Gramshi humb betejën me COVID-19

Koronavirusi i merr jetën një tjetër mësuesi në Shqipëri.

Bëhet fjalë për mësuesin e një shkolle në Gramsh, Xhevit Dyrmyshi i cili nuk ia ka dalë në betejën me virusin e rrezikshëm.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë sapo mbërriti në Turqi, ku ishte nisur me charter për të marrë kurim, pasi gjendja shëndetësore e tij ishte përkeqësuar shumë.

Dyrmyshi ka qenë i shtruar në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë, ku për shkak të gjendjes së rënduar, familja ka vendosur që ta nisë drejt Turqisë, por Dyrmishi ka ndërruar jetë rrugës.

Lajmin e ka ndarë faqja zyrtare në Facebook e Njësisë Vendore në Gramsh, ku shkruhet:

“Të hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të mësuesit Xhevit Dermyshi. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19. Por karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor. Kontributi profesional dhe shoqëror i mësues Xhevitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh i dërgon ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, familjarëve ,kolegëve dhe miqve të shumtë! U prehtë në paqe”, mbyllet njoftimi.

j.l./ dita

 

November 12, 2020 10:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim