U nis për shkarkim, përfundoi në… votëbesim

May 29, 2018 09:45

U nis për shkarkim, përfundoi në… votëbesim

 

Nga Bedri Islami

 

Dy javë më parë, pas disa paralajmërimeve “serioze”, zyra juridike e Shqup-it, shpalli zbulimin e saj: përgjimin e Agron Xhafës, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në bisedë me atë që fillimisht u quajt Bashkëpunëtori X.

Ishte një dalje e paralajmëruar. Kishte shumë javë e muaj, që kur zoti Xhafaj mori përsipër drejtimin e Komisionit për reformën jetike në sistemin e drejtësisë që opozita mendoi se kishte gjetur “thembrën” e luftës politike të saj: Vëllai i zotit Xhafaj ishte dënuar në vitin 2002 në shtetin italian për trafikimin e lëndëve narkotike. Megjithëse që nga viti 2005 dhe deri në shtatorin e vitit 2013 kjo opozitë kishte qenë në pushtet, e për më tepër në disa muaj të vitit 2017 kishte pasur në duart e saj edhe ministrinë e Brendshme, edhe atë të Drejtësisë, çështja Xhafaj, vëllai, nuk ishte ngritur asnjëherë prej tyre. Kishte qenë një gjë e mbuluar, e lënë në heshtje, edhe nga vetë shteti fqinj, dhe, papritmas, si në luftërat politike, ku shkaku kthehet në sebep, u rihap.

Pas përgjimit, në entuziazmin e ankthshëm, i pari që u prononcua publikisht ishte zoti Berisha. Mbi të gjitha ai mori përsipër autorësinë e përgjimit, si një vepër e partisë së tij, kur gjërat dukeshin ende të mjegullta. “Vëllain e Xhafajt e kemi përgjuar me kujdes, por nuk e nxjerrim dëshmitarin, se na e vrasin. Absolutisht në përgjim është Agron Xhafaj, i regjistruar me kujdes të plotë. Ai e meritonte 100 herë atë regjistrim. Burimi nuk nxirret. Kush është personi X? Personi X vinte nga Italia”.

Kjo ishte deklarata e parë futuriste e Berishës. Askujt nuk i lejohet të harrojë, aq më tepër duke ditur se si vazhduan gjërat.

Në rrjedhën e deklarimeve do të futej dhe Basha, aspiruesi i përgjimit, së bashku me një treshe “musketierësh politikë”. Dy ish-ministra dhe një tenderues seksi, por besnik deri ku nuk thuhet i Bashës, e shoqëruan atë. Ishte rëndësia maksimale që dëshmonte sulmi politik i shqupasve, por edhe tentimi që pas paraqitjes së ndjeshme politike të infektohej ideja se kishte diçka të vërtetë, në mos shumë të vërteta. U kërkua koka politike e ministrit Xhafaj dhe, si e ka në natyrën e tij, Berisha shkoi edhe më tej: kërcënoi me hedhjen në lumin e Lanës të qeverisë shqiptare, ndërsa kokën e Ramës askush nuk e dinte se ku e shpinte. Një ëndërr e vjetër makabër, që në një emision TV shkoi në kufijtë e absurdit, si një epilepsi politike, duke vënë në duart e tij një snajper për të goditur.

Punët po shkonin drejt rrokullisjes. Njeriu i fshehur pas Bashkëpunëtorit X u bë i njohur. Si thotë vetë ai, u bë i njohur nga që Vlora ia kishte njohur zërin. Agron Xhafaj, pasi nënshkroi një padi penale, regjistroi zërin në prokurori, u vetëdorëzua dhe ndodhet aktualisht në njërin nga burgjet italiane. Ndërkohë u bë e njohur se “personi që kishte ardhur nga Italia” sipas Berishës, ishte një banor i Vlorës, por jo vlonjat, i njohur si trafikant droge, i punëve të pista, sherrxhi e bixhozxhi, shpesh herë i papunë, por që na shfaqej edhe si biznesmen në protestat politike të PD-së.

Kishte hedhur alibinë e një hakmarrje ndaj Agron Xhafës, pasi nuk i kishte dërguar një paketë cigare kur kishte qenë në burg, çka ishte shkërmoqur shpejt.

Thesi po grisej me shpejtësi. Shumë gjëra po dilnin prej tij dhe po nxirrnin një të vërtetë që po rrokullisej bashkë me përgjimin.

Një natë të vonët, ende pa gdhirë, gazetari investigativ, Olldashi, i cili kishte nisur përgjimin, do të thirrej me urgjencë në selinë e PD-së. Dëshmitari X, i njohur më pak si Albert Veliu dhe më shumë si babale, kërkonte të fliste. Thirrje shtrigash, ende natë. Më është kujtuar një dy vargësh “Të thërret kapidan Gjika, të do për punë të liga”. Përse kaq herët? Babale ishte nisur për rrugë të gjatë. Ai sipas zyrës juridike shqupase, do të bënte dëshminë dhe do të largohej. Ky do të ishte shpërblimi i dytë i tij.

Babale u shfaq më në fund i plotë. Italiani i Berishës u bë i njohur si babale i Vlorës. Lëvizja për rrëzimin e Xhafajt mori emrin si lëvizja babaliste. Revolucioni francez që predikoi Basha mori emrin revolucioni babalist. Protestuesit e dhunshëm  u ngritën me flamurin e Babales. Një kauzë e ngritur mbi emrin e një trafikanti natyrisht të dërgon në trafikimin e ideve, të protestave dhe bëhesh i pabesueshëm.

Befas, me gjithë shpalljen e madhe, tani askush nuk i del më për zot përgjimit. Babale, duke ndjerë frikën dhe duke mos mundur të arratiset bashkë me familjen në një vend europian, ku mendonte se si “hero “ do të merrte strehimin politik, i pari desh të hiqte fajin nga vetja. “Nuk e regjistrova unë, Agroni regjistroi veten”. Me gjithë gafat e pazakonta në intervistën e tij, kjo ishte më budallaqja. Si të thuash, budalla si Babale. Gazetari shkoi në rrymë të kundërt: unë i dhashë një përgjues Babales dhe ia mora sapo u kthye nga biseda me Agron Xhafajn. Kështu më tha ai, se nuk e pashë vetë Agron Xhafajn”. Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, investiguesi pasi kishte pasur frikë nga drejtësia e kapur, megjithëse në atë kohë kryeprokuror ishte njeriu i PD-së, më shërbyesi ndaj saj, Llalla, i ishte drejtuar PD-së dhe e kishte “harruar” regjistrimin. Nëse ishte apo jo zëri i Agronit ai nuk e dinte. Sipas tij këtë mund ta bënte vetë PD-ja.

Duke ndjerë fundosjen e një krijimi monstër, PD-ja dha edhe pjesën e dytë të udhëtimit drejt marketit të drogës. Megjithëse përmes një kanali TV dhe një gazetari të njohur, gjithçka ishte e përgatitur në shqup-in politik. Dy vetë, njëri trafikant dhe tjetri gazetar që kërkojnë drogë.

Ka shumë zhvillime të tjera dhe qindra pikëpyetje: që nga dyshimi i ligjshëm se si siguruan rreth 24 mijë euro gazetari dhe Babale për të blerë drogën, përse trokitën pikërisht tek Salianji dhe roli i tij në gjithë këtë përpjekje për rrënimin e  shtetit, deri tek pyetja që mund të ketë një përgjigje të frikshme: ku përfunduan 20 kg e drogës që blenë së bashku gazetari dhe Babale.

Mbi babalizmin si një mercenarizëm trafikantësh u ngrit edhe kauza e protestës, së cilës, me një turr të egër politik dhe fjalor vrasës iu përgjigj edhe LSI-ja.

Është ndoshta protesta më e çuditshme në gjithë këto vite. E thirrur nga opozita për të përmbysur Xhafajn, në fakt ajo u bë mbështetëse e kauzës  së tij, reformimin e domosdoshëm të drejtësisë dhe të policisë së shtetit; e thirrur për t’i thënë ik Ramës dhe Xhafajt, ajo u bë në fakt shenja që tregon përse na duhet ende të rrimë nën pushtetin e një qeverie që është shumë më e mirë se sa kjo që na afrohet, megjithëse nuk është ajo që kemi pritur. E thirrur si një lëvizje e përgjithshme bllokuese e shtetit, ajo i hapi rrugë edhe më tej shtetit në veprimet e tij.

E nisur si një lëvizje për t’i thënë gjithë botës demokratike se këtu qeveris një strukturë që ka në vete një trafikant, në fakt u bë nismë për të besuar edhe më tej, pikërisht atë që sulmohej duke pasur në duar lëvizjen babaliste të një trafikanti.

Ndodhi e kundërta e dëshirës për të cilën ishin thirrur mijëra njerëz: Deri tani asnjë institucion ndërkombëtar dhe asnjë përfaqësi ndërkombëtare nuk ka mbështetur veprimin politik të PD-së, ndërsa besimi i brendshëm tek shteti është rritur.

Me gjithë dëshirën e një plaku marroq me instinkte vrastare flamuri i “fitores” nuk u ngrit mbi dikasteret shqiptare; në të kundërtën, sinjalet ndërkombëtare, tejet të ndjeshme, i dhanë shansin Bashës të tërhiqte njerëzit e tij nga sulmi mbi një institucion.

Ëndrra e Berishës për të vrarë dhe gjak përfundoi me një goditje ndaj shefit të një redaksia opozitare, çka është e dënueshme. Shefi i gazetës u bë prijës metingashësh dhe është e çuditshme se si vetë vetë kishte besuar atë që kishte shkruar, kur të tjerët nuk e kishin besuar.

Përse ndodhi e gjithë kjo:

Përse nisja e një procesi skarco të përgjimit u kthye si një votëbesim masiv ndaj shefit të qeverisë dhe drejtuesit të Ministrisë së Punëve të Brendshme?

Përse, me gjithë zellin e opozitës, thirrjet, pritjen e protestës më të madhe në histori, rrethimin e institucioneve deri në dorëzim, linçimet politike me kërcënime skandaloze, të gjitha përfunduan në një hiç të madh për opozitën dhe në rikthim të shpresës për shumicën qeverisëse?

Opozita gjeti kohën e gabuar, mjetin e gabuar, formën e gabuar dhe njeriun e gabuar për të bërë një kauzë, që edhe e gënjeshtërt ishte shumë e trashë.

Ajo gjeti kohën e fillimit të shpresës për të goditur shpresën. E mbetur në shkretëtirën e ideve, thatësi politike dhe shterpë në vizionin e saj, opozita nisi aksionin e saj pikërisht kur duhej ta kishte ndalur. Ajo bëri pakt me djallin, kur duhej të kishte bërë pakt me qeverinë për të mirën e vendit. Thirri në skenë një trafikant dhe mori përsipër rolin e regjisorit për të mos qenë Shqipëria pjesë e Europës. U përpoqën që, përmes revolucionit babalist, të krijonin imazhin e demokracisë. Në vend që të bënin pakt, për të qenë vendi ynë si gjithë Europa, bënë pakt me djallin dhe menduan se, duke qenë jashtë Europës, rriten kredencialet e saj. Në fakt, ndodhi e kundërta. Nuk mund të jesh hero kur je kundër vendit tënd. Nuk mund të ngrihesh në piedestal duke pasur për bazament babalen.

Ishte një protestë e çuditshme, e cila u nis për të nxjerrë sytë e një ministri dhe për të hedhur një qeveri, por, në fakt i ndreqi vetullat atij dhe i dha të drejtë qeverisë.

May 29, 2018 09:45
Komento

6 Komente

  1. Xha Spiroja May 29, 11:02

    Z. Bedri që i shkruani këto ngjarje bëni mirë se ndihmoni në sqarimin e popullit. Megjithëse siç e shkruan, populli i ka kuptuar me kohë këto përpjekje politike të cilat janë aq të poshtra sa krijojnë mundësi për shkatërrimin e shtetit. Unë në këtë koment nuk shpreh mendim përsa thoni sepse dihen nga të gjithë si brenda dhe jashtë vendit. Dua të ndalem tek vijimësia e kësaj loje të poshtër-mafioze të politikës së pakicës. Jo se jam majtas apo djathtas, jo. Por kur e drejta që kur flet politikisht nuk mban përgjegjësi edhe nëse vret, siç ka vrarë, a ka ndonjë kufi? Apo i lejohet politikanëve (maskarenjëve) të vrasin me duart e të tjerëve dhe vetë, megjithëse janë promotorë të vrasjeve dhe shkatërrimeve,po të çohen në gjyq justifikohen: ” Unë fola politikisht etj”, siç ka ndodhur gjithmonë dhe drejtësia struket në thesin e parave apo në vrimën e miut nga presionet e këtyre politikanëve që ligjet i lejojnë të bëjnë gjithçka dhe të mos ndjejenë përgjegjësi penale dhe civile.
    Z. Bedri. Dakort me shkrimet tuaja që sqaroni realisht popullin, por besoj edhe kjo mënyrë shkrimi ka një kufi dhe kufirin e tregon kur e vërteta vërtetohet. Atëhere edhe shkrimet duhen të marrin natyrën e nxjerrjes së përgjegjësive direkte, të kërkohet me forcë që politikanët që ngrejnë kurthe, shpifin, mashtrojnë, nxjerrin miletin në proteste me kauzat e tyre të sajuara. Duke i cilësuar me emra që nga regjisori aktorët dhe tellallët të vihen para ligjit. Kjo kërkohet. Derri do dru. Nuk ka kohë të tregohemi tolerantë me ata që intrigojnë në dëm të shtetit dhe popullit. Me shkrimet sqaruese, mendoj se ata që krijojnë “revolucionet” , shkatërrojnë vendin, qofsha i gabuar, por marrin zemër duke thënë: “Ju shkruani sa të doni për sqarime, ne veprojmë duke ju penguar në ecjen përpara”.
    Ju lutem z. Bedri që sëbashku edhe me z. Xhevdet dhe Meron, ngrini zërin e miletit , me shkrimet tuaja, ku të kërkohet medoemos arrestimi (sigurisht kundrejt provave reale) i politikanëve që dihet se punojnë kundër Shqipërisë. 29 maj 2018
    Xha Spiroja

    Reply to this comment
    • radioloja luli-lili-luja May 29, 14:58

      Xha Spiro

      Jam 101% dakord me ju por ju thone gjysmen e se vertetes..
      .
      Gjysma tjeter eshte se Berish Monstra po tolerohet ne menyre kriminale nga faktori nderkombetar qe e ka kaluar kufirin njerzor.

      Pra “lufta” e Bedriut-Xhevdetit dhe Meros duhet te fillonte me donaldin e tiranes qe duket hapur se eshte JELEK ANTIPLUMBI I BERISHES..NUK BESONI..

      ambasadoret amerikane ne shqiperi te pakten qe nga arvizuja dhe donald luja kane dale nga kostumi dipllomatik dhe jane kthyer ne GOVERNORE….
      nuk eshte problem se jane kthyer ne governore por per PUNET E PISTA TE TYRE

      te kercesh “baftjarin” me METEN DHE MEDIUN pas protestes si donadluja dhe te provokoje per Tahirin..nuk shkon..PSE NUK FOLI DONAD LUJA PER KETE MEGA SKANDAL ME POSHTE ??

      .

      Ju lutem lexoni me kujdes qe Berisha eshte kriminel i sinqerte qe ka filluar te “sfidoje” Ameriken sigurisht me lejen e tyre

      -Si ka mundesi qe i derguari Obames & Klintonit iku me bisht ne shale nga “frika ” Berishës
      .
      -Si ka mundesi qe antiamerikani Arvizu quajti kryemistrin vrases-burre shteti
      .
      Si ka mundesi qe sherbimet inteligjente amerikane jane gjunjezuar para Salimonsren qe u betua qe do vriste Edi Ramen ne 21 janar 2011 sipas kanunit Leke Dukagjinit
      Materiali i meposhtem eshte shenjterimi Enver hoxhes nga:
      shteti amerikan
      BE
      TE PERMJERRURIT POLITIKE

      Ish-kryeministri Monstër Sali Berisha ka tronditur opinionin publik.
      .
      Për të parën herë ai ka deklaruar dje se ka pasur një skenar për të vrarë Edi Ramën më 21 janar të 2011.
      .Duke folur dje në studion e Sokol Ballës, Berisha deklaroi hapur se një ditë para kishte urdhëruar 5 snajperë që të qëllonin për vdekje kreun e opozitës të asaj kohe dhe sipas tij, kjo bëri që Rama të mos ishte në protestë. Berisha ka rrëfyer se i ka dërguar mesazh Ramës përmes një zyrtari të SHBA. “Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur më kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar. Pas disa ditësh erdhi një zyrtar amerikan i dërguar nga Klinton dhe më thotë, më kërkon: “A ka mundësi të mos vish nesër në zyrë?” I them absolutisht, se është ditë pune, po edhe të mos ishte, do isha në zyrë. Me tha: “S’bëhet nami se nuk je”. I thashë: “A të të jap mesazhin për Ramën? Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga të katërt anët dhe unë në mes dhe do goditet, vetëm po nuk e shpoi plumbi”. “Ti po thua,- tha, Shqipëria e shek 19”.
      Më vjen keq i thashë, Shqipëria e shek 21. Unë për zjarrvënës do bëj atë që më takon të bëj. I thuaj se një postë policie po e prekën, në mënyrë absolute s’do kthehet në Shqipëri i gjallë. Ia kanë thënë, që po të lëvizte në atë mënyrë do qëllohej, u zhduk në 21 janar si ajo e pulës. Funksionoi”, deklaroi ai. Më tej ai ka përmendur dhe Kanunin.
      . Ai deklaroi se është rritur me frymën e Kanunit dhe prandaj nuk ka aspak frikë. “Prindërit e mi, 50 vite më parë, pavarësisht se ishin besimtarë myslimanë, Kanunin e Lekës e kishin si diç- ka hyjnore, pasi kështu ishte në tërë Veriun

      EPILOG:
      NESE BASHKESIA NDERKOMBETARE NUK DENON SALI SATANAIN KY TOLERIM ESHTE SHENJTERIM I ENVER HOXHES SI PROFET ..

      Reply to this comment
  2. Cuku May 29, 17:09

    Z, Bedri
    Si gjithmone brilant,,,
    Te lumte,,,

    Reply to this comment
  3. Alban Dega May 30, 04:52

    EDHE PRESIONE EDHE PARA … APO AS MISH AS PESHK… !

    – Celesi i enigmes: pergenjeshtroni
    ose denonconi para e presione !

    – Nga Manjani tek Kasmi- Fake
    News ala Putin ne flagrance…

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Edhe keshtu edhe ashtu e… gjithsesi !

    Si shantazhi edhe ryshfeti per te blere e korruptuar drejtesine jane krim i mirefillte dhe rende.
    Po aq i rende eshte edhe fabrikimi, sajimi , perhapja e lajmeve te reme, trukimi i videove si nga shoqeria civile, media e aq me shume nga “Banda e Gangstereve” politiko mediatike qe krimeve pa fund e madhore te tyre u shtojne edhe ate te konfliktit te interesit!?
    Cfare presin ata !?
    Pse nuk denoncojne ne prokurori!?
    Ose nese kane denoncuar pse prokuroria nuk arreston ne flagrance si ofruesit e parave ose shantazhuesit e tyre !?
    Nese ato jane intriga dhe akte terrori psikologjik e fizik te “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” te transmetuara deri tek ambasadat e huaja ne Tirane per te krijuar trazira e destabilizim te Shqiperise ala shtetrrethimi 1997 dhe ala grushti i klasik shtetit te 14 shtatorit 1998 qe e ngriti ne zenit dje Sali Berisha me ze e me figure, atehere kemi te bejme me nje komplot te ri te mirefillte kunder rendit kushtetues ne Republiken e Shqiperise!
    A nuk eshte kjo nje kurth i ri dhe veper penale e mirefillte e ketyre gjykatesve dhe prokuroreve qe jane qind per qind emerime te Kryepeshqve Sali Bujar Like Tik Xhind Xhoneve shqiptare !?
    Pra jane mall i se njejtes dore dhe prodhim Made In Sali Like Xen Fatmir Cizmja…
    Mund te jete sajimi i radhes i Sali, Lul, Mul Like Mona Cizmes, Enkeled Gebels Alibeaj, Salianjin., Manjan, Petrit. Putinit per gjurulldine e radhes nga Partia e Babale Havales se Shqiperise Sali Berishes dhe korporates se kryekriminelave politike, biologjike dhe mediatike te tij..

    Celesi i se vertetes !

    Mos akuzoni dhe ofendoni ambasadorin e nderuar amerikan Z. Donald Lu per keto djallezira ala shqiptare !
    Zoti Donald Lu iu referua burimeve nga Shoqeria Civile dhe media shqiptare, te dyja te infektuara nga viruset ala Fake News te Kremlinit dhe Putinit.
    Ambasadori amerikan nuk beri as hetuesin as gjykatesin e njeres apo tjetres barrikade te politikes kofliktuale shqiptare. Perkundrazi !
    Si ofruesit e parave edhe ushtruesit e presioneve mund te jene nga dy krahet e politikes shqiptare.
    Njera pale mund te kete ofruar para per korruptimin e gjykatesve per te mbajtur ne arrest shtepie ose me burg te Tahirit !
    Pala tjeter mund te kete ushtruar presion per heqjen e arrestit.
    Ose anasjelltas !
    Mundet qe njera pale ti kete bere te dyja, edhe presionin edhe parate, edhe kulacin edhe kerbacin !
    Cila eshte e verteta ?
    Gjykatesit jane celesi i saj !
    Nese vertete eshte bere edhe njera edhe tjetra ose te dyja, ata duhet te shprehen publikisht dhe te denoncojne cilindo qe ka kryer nje akt te tille te kunderligjshem!
    Nese nuk eshte e vertete as presioni dhe as ryshfeti, atehere eshte detyre ligjore e atdhetare e gjykatesve te dalin me deklarate publike dhe te pergenjeshtrojne mashtrimet, sajimet dhe intrigat ala RIA, ala GRU e ala Sputnik te Moskes te shoqerise civile apo burimeve mediatike te financuara fshehurazi nga Putini .
    Pervoja e hidhur e tollovise se “shoqerise civile” me armet kimike ruso-siriane dhe protesta perballe ambasades amerikane ne Tirane, jane deshmi teper e fresket per tu harruar si nga qeveria shqiptare edhe nga ambasada amerikane ne Tirane…
    Sa per shtypin shqiptar, sidomos per kazanin mediatik eshte fakt i mirenjohur qe ai eshte kthyer jo vetem ne nje faktor destabilizimi dhe dizinformimi ne sherbim te Moskes, por edhe financohet fshehurazi nga sherbimet e fshehta ruse ose agjentura e tyre e fuqishme ne Shqiperi !

    Gala e gabuar dhe fytyra e djallit !

    Sidoqofte pjesmarrja e ambasadorit amerikan ne Shqiperi ne darken Gala te Like Floririt e Fatmir Mediut diten e protestes se shpartalluar te 26 majit dhe nje dite para gjyqit te apelit per masen e sigurise se Saimir Tahirit nuk ishte as zgjedhja dhe as zgjidhja me e mire jo per fajín e tij por per djallezine e ftuesit ne nje veprimtari qellimkeqe e intrigante ne diten e gabuar, ne vendin e gabuar e me qellime te mbrapshta ala bizantine pet tu dhene shqiptareve mesazhin diabolik :” Ja shihni edhe Amerika eshte me ne” dhe Babalen e narkotrafikut dhe humantrafikut, dy armiqeve gati po aq te eger sa edhe terrorizmi, qe askush ne Bote si SHBA-ja nuk i lufton e godet me gjithe fuqine e ligjit! … Djalli fshihet gjithnje ne detajet !
    Askush, as Presidentet, sidomos keta dy te fundit shqiptare, nuk bejne perjashtim nga filozofia 5500 vjecare e qyteterimit kinez qe thote “Djslli gjithnje paraqitet me fytyre njeriu “!
    Deklarata e Amdasadorit te nderuar amerikan me Tirane, Nderit te diplomacise amerikane dhe te Kombit tone Donald Lu “ Askush nuk qendron mbi ligjin !” ishte nje presion e nje leksion shume me i madh kunder cilitdo qe mashtron dhe trukon, qe orvatet te shantazhoje apo bleje drejtesine, te tjetersoje te verteten qofte ai Sali Berisha, Lulezim Basha apo Mona Cizmja, Ylli Manjani apo Enkeled Gebels Alibeaj, Ervin Salianjini apo Bledi Kasmi… i cili denoncoi vetveten po aq keqazi sa edhe Ylli Manjani sonte ne Opinion te Blendi Fevzi Toptanit …
    “ Policia me goditi pabesisht me shkop gome nga mbrapa … “ tha ai fjale per fjale me ze e me figure para mijera shqiptareve ne mbare Boten.
    Nderkohe plaga e tij e fashuar ishte ne pjesen e perparme te kokes ngjitur me anen e djathte te ballit …
    Shkopi i gomes nuk eshte nje shkop qe lakohet si llastiku !
    E dyta , sic e tregonin krejt qarte rregjistrimet e kamerave mbrapa Bledi Kasmit nuk kishte asnje polic, por vetem protestues te opozites se Babales dhe Havales se Partise se tij dhe Sali Berishes !

    Vetdemaskim i persosur i Bledi Manjanit

    Mjafton vetem ky fakt i gjalle per te hedhur poshte me neveri sajimet, mashtrimet, spekullimet ala Babale te kryeredaktorit te organit zyrtar te Partise se Havales se Shqiperise, Sali Berisha dhe ne teresi te medias se kazanit te tij e shoqerise civile shqiptare.
    Ndersa “ babai i jurisprudences boterore “ Ylli Manjani ia kaloi edhe ish-kryeprokuhorit te Sali Like Floririt, Adriatik Palla kur shpalli hapur se ai kishte qene dhe eshte “edhe sot hapur kunder Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut qe e kane rrenuar drejtesine shqiptare “
    Po ashtu me nje djallezi makiaveliste ala Aleksander Frangaj e Blendi Fevziu, ala Ben Blushi e Artur Zheji, ala Enkeled Alibeaj a Ervin Salianjin, linte te kuptohej se ai mund te kete qene nje nga interlokutoret e ambasadorit amerikan Donald Lu per zhvillimet e fundit ala Babale e ala Havale te Shqiperise.
    Ajo qe vene ne dukje vezhgues dhe komentues te shumte te lire ne te vetmet media me te vertete te pavarura shqiptare “ Tema”, “Dita”, “ Pamfleti “… pas takimit te ambasadorit amerikan me “ misionarin e djallit Sali Like Floririt, Ylli Manjani, Z. Donald Lu, ka nje fare terheqje nga aktiviteti i tij i fuqishem per zbatimin dhe shpejtimin e Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut qe po ecin me ritmin e Breshkes apo Gomarit te Nastradin Hoxhes se Anadollit, domethene shume larg Boingut amerikan apo Benzit gjerman
    Nuk eshte fají i tij por i “ Bandes se Gangstereve” qe ua ka pru shpirtin ne maje te hundes jo vetem shqiptareve por edhe miqeve e aleateve tane strategjike Uashingtonit dhe Brukselit me komplotet e intrigat e tyre ala Ruleta Ruse kunder Reformes ne Drejtesi e Vetingut
    “ Misionar i Djallit” per Ylli Manjanin nuk eshte percaktor imi, por i nje ish-bashkestudenti te tij nga Tirana qe pretendonte se e kishte spiunuar tek SHIK-u i Gazidedes dhe Berishes ne vitet 1996-1997.

    “ Misionaret“ dhe Perandoria e Djallit !

    Kete dyshim te bazuar ma ka shtuar edhe fakti qe nuk ka ndodhur nje rast te vetem qe kapterri i Sali Berishes ne krye te shtetit shqiptar dhe KLD-se Bujar Nishani ka pasur nevoje per voten e ish- ministrit te Drejtesise se Qeverise Rama – Meta , dhe Ylli Manjani te mos kete bashkuar voten e tij me Xhind Xhonet e Perishanet e antidrejtesise shqiptare !!!
    Keto gjyrulldi e kacafytje tipike shqiptaret kunder shqiptareve, i kane nxitur dhe pershkallezuar vitet e fundit jo vetem “ Misionaret “ por edhe “ Persndoria e Djallit “- Rusia dhe Putini qe kane investuar bujarisht edhe jo vetem ne politiken e Cadres, por edhe ne media e ne shoqerine civile ne thellim te ofensives se tyre ne Ballkan, e sidomos ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal i Zi, ku jeton populli e kombi me proamerikan ne Bote , shqiptaret !
    Vete fakti qe “Mosbindja Civile” e opozites shqiptare u shpall si shpata dhe strategjia e saj, vetem gjashte ore mbas “ Fillimit te Luftes Civile ne Shqiperi “ nga Sputniku i Putinit eshte nje kambane alarmi dhe kushtrim per vigjilence jo vetem per shqiptaret, por edhe per miqte e aleatet tane strategjike me SHBA-ne ne krye !
    Nuk ishin shqiptaret, por armiqte e tyre barbare serbo- greko -ruse qe e kthyen Ballkanin ne nje “ Fuci Baruti “ i cili u perdor egersisht, brutalisht e cnjerezisht kunder shqiptareve si popull e komb e kunder Shqiperise se shteti i vetem ne Bote i sakatuar e copetuar ne kater shtete!
    E kunder kujt !?
    Kunder popullit e kombit te vetem ne Ballkan qe nuk ka sulmuar as zaptuar kurre ne historine e vet mijeravjecare asnje popull e shtet tjeter fqinj apo jo , kunder popullit e kombit qe betim te fundit e sublim te tij ka “ Per Toke e per Qiell !” qe eshte krejt unikale e autoktone shume me e vjeter edhe se Jezu Krishti…edhe se Muhameti… edhe se cdo fe tjeter evropiane!
    Krejt strategjia e “ Mosbindjes Civile” sputniko- putiniste eshte minimi dhe zhberja e Reformave dhe Vetingut ne Drejtesi, Polici, Administrate Publike dhe e Integrimit te Shqiperise ne familjen e saj natyrore, shpirterore, kulturore, fetare e kombetare evropiane, BE.

    Reply to this comment
  4. Alban May 30, 04:54

    BABALJA APO HAVALJA E PDSH-SE DHE SALI BERISHES !?

    – KU… KU SA POSHTE KA RENE SALIKRACIA !?
    – MOZOMAKEQ !

    – NGA ALBAN DEGA, NJU JORK

    NARKOTRAFIKANTI….
    HUMANTRAFIKANTI….
    PIJANECI KRONIK….
    HAJDUTI I MAKINAVE…
    KUMARXHIU I FAMILJES DHE FEMIJEVE TE VET … BABALJA ESHTE BERE TASH PESE DITE JO VETEM KALI I BETEJES PER KARRIKE E PUSHTET POR EDHE EMBLEMA DHE SIMBOLI
    I PDSH-SE DHE LSI-SE , I OPOZITES SE PALLUAR E SHPARTALLUAR ME KEQ SE GJERMANET NE STALINGRAD !
    “ BANDA E GANGSTEREVE” DHE KRYPESHQVE TE SAJ SALI LUL MUL MONA CIZME XEN ENKELED SALIANJIN EDI PALOKARIT …. ESHTE KATANDISUR SI MOS ME KEQ !
    BABALJA I TYRE, SIC E TREGOJNE DESHMI E PROVA E FAKTE TE PADISKUTUESHME ME ZE E ME FIGURE ESHTE KTHYER E DO TE JETE HAVALJA E KRYPESHQVE POLITIKE, JURIDIKE, MEDIATIKE, BIOLOGJIKE TE “ KESAJ MAFIA QE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT” NGA PANIKU DHE TMERRI I REFORMES NE DREJTESI DHE VETINGUT NE DREJTESI E POLICÍ, NE ADMINISTRATE E
    POLITIKE !!!
    SHQIPTARE KUDO QE JENI!
    SHIHNI SA POSHTE KA RENE KARTAGJENA E SALIKRACISE !
    SHIHNI KE KANE KTHYER NE SIMBOL, EMBLEME E TOPUZ TE TYRE PER ARDHJEN NE PUSHTET ME KOMPLOTE, INTRIGA , MASHTRIME, POSHTERSI IDIOTESKE, QESHARAKE, TE NEVERITSHME DERI NE KRUPE !?
    NESE KINI DYSHIM HIDHNI NJE SY VETEM FOTOGRAFISE SE TIJ SY E FYTYRE KUQE NGA ALKOLI E STRESI I KRIMEVE TEPER TE RENDA TE TIJ TE PERMENDURA NE FILLIM TE
    SHKRIMIT
    CFARE NUK PRITET NGA NJE “BANDE GANGSTERESH “ QE PERDORI ARKIVOLIN DHE KUFOMEN E AZEM HSJDARIT, NJE VIKTIME E SALI BERISHES QE E NXORI NE PRITE, SI TOPUZ PER TE SHQYER DYERT E KRYEMINISTRISE DHE PET TE ORGANIZUAR GRUSHTIN FASHIST TE SHTETIT TE 14 SHTATORIT 1998 NE BASHKEPUNIM ME UDB-EN E SLLOBODAN MILLOSHEVICIT E STANISHICIT DUKE IA FUTUR FLAKEN SHQIPERISE DHE THIKEN MBAS SHPINE VELLEZERVE E MOTRAVE SHQIPTARE TE KOSOVES, MAQEDONISE, MALIT TE ZI DHE LUGINES SE PRESHEVES NE CASTET ME TE RENDA, NE KULMIN E HAZEPIT DHE GENOCIDIT ANTISHQIPTAR SETBOMADH NE KOSOVE TE VITEVE 1997-1999 !
    BABALJA I KESAJ BANDE GANGSTERESH NUK ESHTE GJE TJETER VECSE NJE KRIJESE MJERANE NJE DRU ME PRE I HAVALES SE SHQIPERISE I KRYPESHKUT E KAPOBANDES SE KESAJ MAFIE TE KORRUPSIONIT E KRIMIT TE ORGANIZUAR NE SHQIPERi ME EMRIN SALI RAM BERISHA E CO !
    SI I TILLE BABALJA PO DHE DO TE KTHEHET EDHE NE HAVALEN E HAVALES SE SHQIPERISE SALI BERISHA!
    KU… KU SA POSHTE KA RA SALIKRACIA !?
    JANE BERE PER TI MESHIRUAR E PER TI VAJTUAR PER SE GJALLI !
    ZOT FALUA MEKATET ! NUK DINE CFARE BEJNE TE GJORET, DO TE THOSHTE MARK ANTONI PO TE RINGJALLEJ !
    MOZOMAKEQ ( MOS ZOT MA
    KEQ ) THEMI NE MALESINE E GJAKOVES !

    Reply to this comment
  5. ALBAN DEGA May 30, 04:56

    KUR UA PSHURRIN GAZIN NE BUZE !
    … apo qeshe ne mire kush qesh i fundit !

    SHQIPERIA QE DUAM UA NXIU, UA PSHURRI NE BUZE GAZIN ATDHERRENUESVE E ATDHESHITESVE TE SHQIPERISE ME KRYEPESHKUN SALI BERISHA NE KRYE!

    Mendime me vargje

    FATMIR XHAFAJ VERSUS SALI BERISHA !

    – “Fuqia e ligjit” perballe Sali Luigjit !
    – Nje shembull i duhur per
    Shqiperine qe duam !
    – Nderi kombit perballe turpit te antikombit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Fatmir Xhafaj e dorezoi vellain tek Ligji, tek Shen Drejtesia !
    Krenar per modelin qe na mungon:
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Kryepeshku Sali Berisha i dorezoi djersen e gjakun, pasurite e popullit … qeverine, mbare shtetin shqiptar

    Tek i biri,
    Tek e bija,
    Tek Jamserbi
    Tek Liria
    Tek Gangsteret
    Tek Mafia !
    Tek Milloshi
    Tek Serbia
    Tek Fazlici
    Tek Greqia
    Shqiperine Qelibar
    E dorezoi Kandahar!
    I vu zjarrin
    I vu flaken
    I vu minat
    Dhe patllaken!
    E beri Kukurec
    Jug Veri
    E ktheu Gerdec!
    Per karrike
    Vrau Azemin!
    Per pushtet
    Vret dhe
    Shkelzenin!
    Se me thone
    Sali Berisha !
    Kryepeshk
    Bishe permbi bisha!
    O Shqiperi
    Nenen ta … ifsha !
    Nene mbi nene
    E kam Serbine
    Nafte e Arme
    I dhashe Serbise
    Otranton
    Kalit te Trojes
    Jam Mareshalli
    I Beogradit
    Jam Toptani
    I Tropojes !
    Vras me plumba
    Vras me fjale
    Me buzagaz
    Para e mbrapa
    Mua me ndjekin
    Mijera kamikaze! Nga Saranda ne Tropoje. Ua pshrren gazin ne goje !
    Jam Zogolli
    Nga Tropoja
    Kurre pa rre
    Une per se gjalli
    nuk e nxjerr
    Nje fjale nga goja!
    Vras me plumba
    E vras me fjale!
    Gjithcka e bej
    per Ligjin
    Sepse ligj mbi cdo ligj!
    Kam Shkelzenin !
    Kam Saliqin !
    Yll Polar e kam
    Luigjin !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*