Kukës, pranga 6 familjarëve, pas incidentit të Policisë me ish-kreun e Këshillit të Qarkut. Kush është Abedin Oruçi, nga sigla e Shpëtim Idrizit te ajo e Astrit Patozit

January 13, 2021 08:47

Kukës, pranga 6 familjarëve, pas incidentit të Policisë me ish-kreun e Këshillit të Qarkut. Kush është Abedin Oruçi, nga sigla e Shpëtim Idrizit te ajo e Astrit Patozit

Gjashtë persona janë vënë në pranga nga Policia e Kukësit.

Ngjarja ka ndodhur një natë më parë, dhe se të prangosurit janë persona të afërt me Abedin Oruçin, ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut që është shpallur në kërkim.

Kjo vjen pas një përplasjeje që Oruçi pati me efektivët e Policisë së Kukësit. Një ditë më parë efektivët shkuan për ta arrestuar në hotelin e tij, pasi ish-zyrtari i Kukësit po hetohet nga prokuroria për 3 vepra penale.

Ai u nxorri pistoletën efektivëve. Gjatë përplasjes, mbetën të lënduar pesë efektivë, por vetë Oruçi mohon që të ketë bërë diçka qëllimisht.

Në një intervistë nga arratia, mbrëmjen e kaluar, Oruçi u shreh se ata ishin lënduar pasi ishin rrëzuar në momentin që po e ndiqnin, dhe se vetë ai nuk kishte bërë asgjë kundër tyre.

Ai shtoi se kushti që ka për t’u dorëzuar është që të hetohet nga një tjetër prokurori dhe jo nga ajo e Kukësit, të cilën e konsideron të korruptuar. Sipas Oruçit, të gjitha akuzat dhe e gjithë çështja ndaj tij është politike.

Oruçi për 4 vite nga 2015 deri në 2019 ka qenë drejtuesi i qarkut të Kukësit, përfaqësues i PDIU-së. Në zgjedhjet e fundit vendore të 30 qershorit 2019, Oruçi ka qene rival me Gjicin për bashkine e Kukësit nën siglën e Bindjes Demokratike.

Më 19 tetor të vitit të shkuar ai u konflikua dhe me truprojat e krye bashkiakut Safet Gjici, sherr që erdhi pak minuta pasi Gjici kishte përfunduar takimin me ambasadoren holandeze.

Në tetor të vitit 2011, Oruçi ka hapur zjarr me pistoletë ndaj turmës së njerëzve që protestonin për një minierë të hekur-nikelit në Mamëz.

Abedin Oruçi është ndaluar edhe në Prizren në korrik të vitit 2008 me akuzë për përfshirje në trafik droge por është liruar nga gjykata. Arrestimi solli shkarkimin e tij te menjehershëm në Shqipëri, por pak kohë më vonë Gjykata Kushtetuese e ktheu në punë.

Në janar të vitit 2010 Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) e kallëzoi penalisht Oruçin, për fshehje të pasurisë. Oruçi, kishte fshehur në deklarim: 3 objekte banimi, me sipërfaqe totale ndërtimi 1020 m²; troje me sipërfaqe të përgjithshme 3614 m²; si edhe një pikë karburanti, të gjitha në territorin e qarkut Kukës.

Pas këtij rasti, Berisha e shkarkoi nga detyra, por Gjykata Kushtetuese e  riktheu sërish në punë.

Njoftimi i Policisë:

Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në zbatim të planit operacional për kapjen e shtetasit në kërkim Abedin Oruçi, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e djeshme kanë organizuar punën dhe shkuar në ambientin e lokalit në pronësi të tij.

Në momentin që punonjësit e Policisë kanë hyrë brenda ambientit, persona të afërm të këtij shtetasi janë konfrontuar fizikisht me punonjësit e Policisë.

Shtetasi Abedin Oruçi, duke përfituar nga ky fakt dhe duke i kanosur me armë zjarri punonjësit e Policisë, ka mundur të largohet.

Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me ketë ngjarje, u arrestuan në flagrancë të shtetasit:

E. O., 32 vjeç, G. O., 34 vjeç, B. M., 35 vjeç, E. M., 18 vjeç, Z. Sh., 19 vjeç dhe B. D., 48 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

U proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit:

R. S., 22 vjeç, A. S., 18 vjeç, G. O., 50 vjeç, I. O., 28 vjeç dhe R. S., 21 vjeç, banues në fshatin Mamez dhe në Kukës.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim policor shtetasit Abedin Oruçi, 54 vjeç dhe  P. O., 46 vjeç, banues në Kukës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

j.l./ dita

January 13, 2021 08:47
Komento

5 Komente

  1. tori January 13, 09:08

    Ne burg te gjithe ato qe sulmuan ruajtesit e rendit. “Kafshet” e qytetit Kukes e pergjithesi militantet e PD duhet tashma ta kuptojne se Shqiperia ka shtet qe do ju tregojne vendin “kafsheve” kuksian.Ka ikur koha e “trimave” dhe e molotoveve,te gjithe do pergjigjen per veprimet qe kryejne sipas ligjeve.Asnje leshim tropojaneve apo kuksianeve.

    Reply to this comment
  2. Filoeuropiani January 13, 09:53

    Ve kushte se kush do ta jetoje dhe gjykoje!!! Tamam ku je o Enver!

    Reply to this comment
  3. Klodi otr January 13, 11:04

    Ben lufte me armikun e padukshem duke vrare nje te ri, dhe “fiton”.
    Kerkon te kape ne lokal me ca veta toskë 27-en, deshton.
    Bravo larot e policise politike qe s’duam!

    Reply to this comment
  4. Remo January 13, 14:43

    Kafsheve te atyre aneve si Oruc Turku vetem Enveri i vuri ne rresht, dhe u binden vetem nga frika, ptuuuu shpellare!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim