U përmend në dosjen “Babale”, reagon Breçani: Ja e vërteta

October 9, 2018 21:43

U përmend në dosjen “Babale”, reagon Breçani: Ja e vërteta

Pasi rezultoi se ishte përmendur në dosjen e hetimit ‘Babalja’ Erzen Breçani ka thyer heshtjen. I ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në “News24”, Breçani pohoi faktin se ishte thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi ishte përmendur në audio-përgjimin e publikuar nga PD.

Sipas Erzen Breçanit ‘Babalja’ ishte për të përfituar azil politik, ndërsa shtoi se e kishte marrë një telefonatë nga Fredi Alizoti, që i ishte prezantuar si kunati i ‘Babales’ dhe i kishte kërkuar takim.

“Është e vërtetë që jam thirrur nga prokurori i Krimeve të Rënda për këtë ngjarje. Kam marrë një telefonatë para dy tre muajsh. Më është prezantuar një person si kunati i Babales. “Jam kunati i Babales” tha. ‘Dua të rrëfej diçka, të flasim nga afër’, tha. Më tha; ‘dua dhe 4 mijë lekë borxh se s’kam ku të fle’. E pyeta se; ‘pse nuk shkon të flesh në shtëpinë tënde në Fier’. Ai përmendi edhe azilin politik. Unë i thash se nuk duhet të merrej me këtë çështje. Në prokurori jam thirrur dhe para një muajsh, nuk kisha folur me askënd. Pyeta prokurorin dhe i thash; pse e keni nxjerr këtë, se unë e njoh hetimin. Ai tha se e kishin nxjerrë nga Gjykata. Asaj telefonate nuk i kam kushtuar rëndësi. Por kam nisur të mendoj kur më ka thirrur Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ai më ka thënë se telefonata nuk ishte e vërtetë, dhe se gjithçka e kishte bërë për azil politik. Ai tha se; ‘kam folur vet’ (Alizoti kishte imituar Agron Xhafajn)”, tha Breçani.

 

v.l/ Dita

October 9, 2018 21:43
Komento

3 Komente

  1. MH October 9, 23:51

    Cfare perrallis SHQUP-hania per ekspertiza rregjistrimit ja ne Itali jo ne Britani.Kur flet vete kryet e gjas.Shqupisat kane cfrytezue interresin per azil te baboles dhe te Alizotit.Plus dhe nga 200 mije euro.Dhe kane krijue kete skenar te flliqet simbas rregjizor skenaristit Berisha per te denigrue qeverine dhe fap e fup pushtetin ne dore.
    Tashti asht pushteti ngordhalaqes qe nuk i ven hekurat te gjithe personazheve te zhytun ne kete pisllek te ndyre.Te cilet nuk lene njeri dhe pozicin shteterore te cdo punonjesi qe nuk pergojojne vetem e vetem intriga dhe teper negativitet ne kryerje detyre.
    Rraseni qenefet brenda se aty iu vijne mendet.Qe nuk i hajnas qenet.

    Reply to this comment
  2. C'a bohet kshtu October 10, 01:52

    E shikoni o njerez cfare ben Mafia Shqiptare, Erzen Brekgrisuri eshte nipi i Saliut nga e motra, nuk ka me te pabese dhe spiun.
    Edhe kur ka qene Z/Drejtor ne Drejtorine e policise ne Tirane ka ushqyer me informacione kriminelin Sali kur ky qelbo ishte ne opozite, sa u desh nderhyrja e Tahirit per ta debuar kete kriminel nga Tirana dhe transferuar ne nje rreth tjeter.
    Ky Brekgrisuri donte Tiranen se ketu fitonte milionat dhe punonte me kriminelet, prandaj u largua nga Policia Milioner dhe i pandeshkuar, sot ruan fizikisht Kriminelin Sali Kar-axhic.
    K
    Ky pis kaa informacion te plote per Serialin “Babalja” prodhim i Kino Studio SHQUP me producent dhe Rgji te Lulu Bashes e Salihanjit etj, dhe per mos kallzim dhe fshehje krimi duhet te arrestohet e te hetohet, meqenese e njeh mire kete punen e Prokurorise, vete e thote.

    Reply to this comment
  3. policia e shtetit October 10, 07:45

    ky eshte erzen brecani figura me e degjeneruar e policise se shtetit shqiptar!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim