U përplas nga makina, ndahet nga jeta biznesmeni i njohur

February 24, 2018 13:18

U përplas nga makina, ndahet nga jeta biznesmeni i njohur

 

Biznesmeni Gëzim Memlika është ndarë nga jeta disa ditë pasi u përfshi në një aksident në Tiranë.

Memlika po trajtohej në spital gjatë këtyre ditëve, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ditën e djeshme ka ndërruar jetë.

58-vjeçari është përcjellë sot për në banesën e fundit nga familjarë, miq dhe të afërm.

Gëzim Memlika me origjinë nga Tepelena, është pronari i firmës së këpucëve “Bufalo”

Ai u përplas nga një automjet katër ditë më parë pranë Universitetit të Arteve.

a.s/dita

February 24, 2018 13:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*