U propozua si pasardhës i Lu në Tiranë, shqiptari që i tha “jo” Trump-it

March 20, 2018 14:14

U propozua si pasardhës i Lu në Tiranë, shqiptari që i tha “jo” Trump-it

Kandidati republikan për guvernator në Connecticut Peter Lumaj ka refuzuar propozimin për të qenë ambasador i SHBA-ve në Tiranë.

Lumaj, një shqiptar që shkoi si refugjat në SHBA nga Shqipëria komuniste 30 vite më parë, tha të hënën në mbrëmje se e refuzoi ofertën e administratës Trump për t’u rikthyer në Shqipëri si ambasador.

“M’u ofrua një punë si ambasador i ardhshëm në Shqipëri për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara. E refuzova, pasi mendoj se do i shërbej shtetit më mirë këtu se jashtë shtetit”, ka thënë Lumaj për Republican Town Committee.

Ai nuk foli për kohën kur i është bërë kjo ofertë nga administrata e Trump, e cila ka qenë e ngadaltë në plotësimin e disa posteve diplomatike.

Por kush është shqiptari Peter Lumaj?

Lumaj është një avokat i imigracionit, i cili ushtron detyrën e tij në Nju Jork.

Në periudhën parazgjedhore dhe gjatë votimit të presidencialeve në SHBA ai ka qenë njëkohësisht, një mbështetës i madh i Donald Trump.

Emri i Peter Lumajt u bë i njohur jo vetëm në rrethet politike në SHBA në shkurt të vitit 2012, kur kandidoi për senator i Shteteve të Bashkuara. Avokati i çështjeve kriminale dhe të emigracionit nga Fairfield-i ishte në atë kohë, një prej pesë republikanëve që kërkonte të përfaqësonte këtë parti në zgjedhjet e përgjithshme të Nëntorit, për të zënë vendin e senatorit Joe Lieberman.

Peter Lumaj, sot 50-vjeçar, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, u arratis nga Shqipëria komuniste 29 vite më parë në vitin 1989, për të mbërritur në SHBA.

Si përfitues direkt i azilit politik, ai në fillim mori statusin e rezidentit të përhershëm dhe pesë vjet më vonë u natyralizua, si qytetar amerikan.

“E vura jetën në rrezik për të ardhur këtu. Nuk dua t’i shoh fëmijët apo fëmijët e fëmijëve të mi të jetojnë nën një sistem të ngjashëm, ku qeveria kontrollon jetët e tyre”, ka deklaruar për “aventurën” e tij të rrezikshme.

Ndër kauzat kryesore të Lumajt si avokat dhe i angazhuar në politikë, ka qenë dhe është emigracioni.

“Politikat tona të emigracionit janë një kaos i plotë. SHBA ka probleme të mëdha me emigracionin legal dhe ilegal”, ka deklaruar ai shumë më herët se këtë çështje ta kthente Trump, në kauzën kryesore të fushatës së tij presidenciale.

Pikërisht çështjet e emigracionit duket se e kanë afruar më së shumti avokatin shqiptar me Trump.

Po Lumaj ndryshe nga miku i tij që u bë president është shumë më i rezervuar, kur vjen puna te deportimi i emigrantëve pa dokumente, të cilët kanë lidhje të gjata me komunitetet e tyre dhe nuk e kanë shkelur ligjin.

“Si katolik, nuk besoj se ne duhet të ndajmë familjet. Kështu që na duhet të gjejmë mënyra më njerëzore për të rregulluar emigracionin.”

s.a/dita

March 20, 2018 14:14
Komento

7 Komente

  1. "papa don't preach" March 20, 14:20

    Eh… kur nuk do fati, dhe do te kishim shpetuar, nga e keqja qe na ka zene, njehere e pergjithmone.

    P.S. A e di njeri se si eshte me shendetin mendor ky shqiptari?! Sepse, jo cdo shqiptar qe fluturon haet

    Reply to this comment
    • Zike Llapaska March 21, 06:20

      Po e pame nga surrati, shyqyr qe nuk e prune. Se duket si I rende nje cike, pak a shume tip Lisien Bashkurti duket ky. Aman Trump!!!!

      Reply to this comment
  2. fteri March 20, 16:58

    …….po tani që Trumpi i ndalon hyrjen e refugjatve të pa ligjëshëm në SHBA , me çfar pune do të merret ky avokat diabolik shqipëtar, që na e paska refuzuar dezhurnin ambasadorit në shqipëri ! Edhe heroi kombëtar Gjergj Kastërioti iku që fëmijë në Turqi u shkollua atje ,mori gradën e gjeneralit dhe h kthye në atdheun e tijë ,çliroi vendin nga turqit për 24 vjet valviti flamurin SHqipëtarë .Ky e paska refuzuar rinjohjen e vllaut me vlla ,e habitëshme !..ky Peter (Pjetër) Luma qënka një vlla i vdekur !…Mu kujtua një varjant i këngës të zagorisë së gjirokastrës ,e ëma mallkon të birin që kishte shkuar emigracion sepse u nda nga familja në shqipëri ,dhe dy vllezër bien në luftë dhe vrasin njëri tjetrin ,sepse motivin e saj Çajupi e ka përdorur në vjershën “Atdheu dhe Dashuria”

    Të paktën të vinte vetëm për pastëtinë e gjuhës e me dhënë një kontribut për vendin,por e paska kaq alergji mëmën shqipëri ! Ky duhet të kontrollohet në spital për drejtpeshim mendor !… ?!….

    Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini March 20, 18:23

    PJETER LUMA DJALE ME MEND.

    Reply to this comment
  4. Mali March 20, 22:04

    O ky qenka i zgjuar….A jeni ne terezi o milet ky ne Shqiperi ka qene e eshte larguar….Hej zot sa keq i gjykoni njerezit.

    Reply to this comment
  5. Aleksander Thana March 20, 22:41

    Ky paska vene jeten ne rrezik kur ishte bere deti kos.

    Reply to this comment
  6. Adih March 21, 04:39

    Aleksander Thana ,@..je gabim koke e kembe .Te fluturonte koka more djale .Po te tregoj une qe e kam perjetuar ne vitin 1989 ,ne kufirin ,maqedoni shqiperi ,ku ne ate kohe ,ishin Serbet ,pa dyshim kapot ne te gjithe jugosllavine .konkretisht:Nje ushtar shqiptar ,ishte arratisut ne Jugosllavi ,dhe nja 6 ushtarake Serbe ,me nje fugon ,bien ushtarin shqiptar .Nuk e kishin rrahur serbet ,nuk kishte as edhe nje shenje ,rrinte normal ne kembe .Njeri nga keta komendanteve shqiptare ne syte te serbeve e godet ushtarin tone ,pa pandehur me grusht, dhe kolegu tjeter komandat shqiptar ,mbasi u ul pak nga grushti qe hengri ne stomak ushtari i gjore e goditi me shkelme ne stomak ,dhe pune sekondash ushtari ra per toke ,dhe filluan shkelma nga oficeret e tjere shqiptare ,,ai besoj se vdiq ,mbasi i dilte gjaku rreke nga goja dhe nuk levizte fare ,pra nuk reagonte me ,dhe per cudi ne territorin shqiptar Serbet ,pinin konjak ,qerasur nga komanda shqiptare ,pinin dhe qeshnin .Nuk dua te komentoj me ,por dua te them ,te pakten jo ne sy te Serbeve ,dhe spo te permend te drejtat e njeriut ..Prandaj o Aleksander ,kur nuk i di gjerat sic kane qene ,mos komento kot .I jap te drejte nje ekonomisti mik i imi ne kohen e diktatures ,ku punonte ne kryeministri dhe me permendete ,shiko ,si luan teater enveri me titon gjoja si kundershtare ,dhe arsyeja ishte ,se ai kishte ne duart e tija te gjithe
    tregetine ne ate kohe ne rrang republike enveri 95 %te tregetise e bente me serbet ,e kjo tregon shume ,i nderuar Aleksander .Te tjerat mendoi vete .
    Kurse ky rast per kete katolikun ,qe e kane propozuar per amb ne tirane ,nuk mund te flas ,por une e di mire se eshte piketuar nje Amerikan rreth 42 vjec qe do zevendesoje zotin e nderuar LU . Nuk me lejohet ta them emrin e ketij qe mund te vije amb Amer ne shqiperi ,por dua te them se e kam takuar ne Tirane ,ku vjen shpesh etj e tj ,bile bile eshte tip qe nuk pranon bodigarde.Po te them edhe nje dicka tjeter ky eshte nja nga djemte qe ka presidenti Trump ,personalish shume rrespekt ,bile nuk ka kryer shkollen e dipllomacise ,por?? .Natyrisht nuk behet fjale per tani per zevendesim ,,se ka ca detyra per te mbaruar z LU .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*