U rrëzua në malin e Harapit, gjendet turisti polak

August 30, 2019 08:37

U rrëzua në malin e Harapit, gjendet turisti polak

Një turist polak është rrëzuar pasditen e djeshme, rreth orës 19:00,  në disa shkëmbinj në majën e Harapit në Theth.

Turisti, i identifikuar si Wojtek Markiewicz, është gjetur pas rreth 3 orësh kërkime. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe u transportua tek autoambulanca.

“Rreth orës 19.00, shtetasi Ë. M., 20 vjeç, turist nga Polonia, duke eksploruar zonën e  Thethit, ka dëmtuar këmbën në disa shkëmbinj në majën e Harapit, në Theth Shkodër.20-vjeçari ka njoftuar në numrin 112 duke kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra në këmbë. Për shkak të orës së vonë dhe errësirës, ishte i pamundur dërgimi i helikopterit dhe në këto kushte punonjësi i policisë së zonës Theth ka njoftuar banorët, të cilët së bashku me Policinë janë vënë në kërkim të turistit. Rreth orës 21.30, banorët e zonës së bashku me punonjësin e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e turistit polak, si dhe transportimin e tij deri në rrugën e makinës”, sqaron policia.

Më pas 20-vjeçari është transportuar me autoambulancë në qendrën shëndetësore të Thethit dhe pas ndihmës së parë mjekësore rezultoi se nuk ka asnjë problem për jetën dhe as dëmtime serioze fizike.

Mali i Harapit ndodhet rreth një ore larg fshatit.

o.j/dita

August 30, 2019 08:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*