U shkarkua nga Arta Marku, Dritan Gina: Po hetohem nga shoqja e saj

March 16, 2018 16:02

U shkarkua nga Arta Marku, Dritan Gina: Po hetohem nga shoqja e saj

 

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e ankimit të bërë nga Prokurori  Dritan Gina në lidhje me shkarkimin e tij.

Ai hodhi akuza mbi prokuroren e çështje Anita Jella, që sipas tij ka lidhje shoqërore me kryeprokuroren Arta Marku, e cila e shkarkoi.

“Prokurorja Anita Jella nuk ka kompetencë për hetimin e materialit që unë kam paraqitur për Markun. Jella që po merret me hetimin ka lidhje shoqërore me kryeprokuroren Arta Marku. Ato kanë qenë në një klasë”, tha Gina.

Ndërkohë nga ana e saj Prokurorja Anita Jella tha se mungojnë elementet e veprës penale të shpërdorimit të detyrës nga Arta Marku.

“Sa i përket faktit se kam qenë në një grup në shkollën e  magjistraturës me Arta Markun nuk përbën shkak për t’u tërhequr nga kjo çështje. Ne si organi i akuzës kërkojmë rrëzimin e ankimin te bërë nga prokurori Dritan Gina në lidhje me shkarkimin e tij si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku”, tha Jella.

Dritan Gani u shkarkua nga drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, nga Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

a.s/dita

March 16, 2018 16:02
Komento

2 Komente

  1. TLN March 16, 16:28

    Ankohet per nepotizem burri i dashnores se Llalles.

    Reply to this comment
  2. Adih March 16, 16:55

    TLN ,nusen e ketij e mbante ne preher Llala ,ne zyren e tij.Le name o Gina ,si ste vjen turp ,qe komenton keshtu ,qe ke qene i korruptuar e dinim qe prej shume kohesh ,por sot morem vesh edhe nivelin tend . sa te laraskave .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin