U shkarkua nga Vettingu, Kuvendi shpall vakant pozicionin e Fatos Lulos

July 25, 2018 17:40

U shkarkua nga Vettingu, Kuvendi shpall vakant pozicionin e Fatos Lulos

Kuvendi i Shqipërisë shpall vendin vakant për një anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Vakanca u krijua pas shkarkimit të gjyqtarit Fatos Lulo.

Përmes një njoftimi për mediat Kuvendi rendit kushtet e nevojshme që një aplikant duhet të plotësojë para se të shprehë interesin, e afati i fundit për ta bërë këtë është 24 gushti.

Gjyqtari Lulo iu nënshtrua skanimit të trefishtë të vetting-ut për pastërtinë e figurës, aftësitë dhe pasuritë, por që me sa duket këto të fundit e nxorën atë jashtë drejtësisë.

Një raport i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive konstatoi se Lulo kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë. Aty evidentohen dhuratat e të motrës prej 100 mijë eurosh në një rast, një zyrë avokatie, por edhe një borxh prej 480 mijë dollarësh kanadezë, i marrë prej saj për të blerë një banesë në Kanada.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka ngelur me dy anëtarë, Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha.

o.j/dita

July 25, 2018 17:40
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim