Të shkarkuarit nga Vettingu nisin ankimimet e para në Strasburg

December 9, 2018 19:46

Të shkarkuarit nga Vettingu nisin ankimimet e para në Strasburg

Prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë që janë larguar nga sistemi si pasojë e vettingut, i janë drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, duke ankimuar vendimet e dhëna në Shqipëri.

Ora News mëson se kësaj gjykate i janë drejtuar personat e parë të shkarkuar nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit, vendimet të cilave janë lënë në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Ndër emrat që i janë drejtuar Strasburgut, janë ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrësit Besim Trezhnjeva.

Ky i fundit mësohet se ka zgjedhur për ta përfaqësuar dhe një avokate italiane.

Po kësaj gjykate i janë drejtuar dhe ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj dhe ish-prokurori i Apelit të Tiranës, Gentian Trenova.

I vetmi kriter që është marrë për bazë në vendimet përfundimtare për shkakrkimin e tyre ishte ai i pasurisë, pa shqyrtuar dy kriteret e tjera të integritetit dhe profesional.

Po drejt kësaj rruge mësohet se janë duke iu drejtuar edhe gjyqtarë dhe prokurorë te tjerë të shkarkuar, të cilët kanë një afat 6 mujor nga vendimi përfundimtar për t’iu drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, si shkalla më e fundit e ankimimit.

Mësohet se nga Strasburgu deri tani nuk ka ardhur ende ndonjë konfirmim për pranimin apo jo të dy padive, por vendimi i parë që do jepet nga kjo gjykatë duket se do të shërbejë si precendent për vendimet e tjera.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe më parë në Serbi, ku procesi i reformimit të gjyqësorit filloi në vitin 2008.

Më shumë se 800 gjyqtarë nga 3000, humbën vendin e punës. Shumica e atyre që u refuzuan në atë kohë, ose apeluan në Gjykatën Kushtetuese në Serbi, ose në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Ekspertët ligjorë akuzuan Këshillin Gjyqësor se nuk ka respektuar kriteret në largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të aftë për arsye politike dhe ngritjen në detyrë të të tjerëve me dosje problematike, dhe se e kanë bërë këtë larg nga syri publikut dhe për shumicën prej tyre kanë vendosur rikthimin në detyrë.

v.l/ Dita

December 9, 2018 19:46
Komento

7 Komente

  1. Ismaili December 9, 20:01

    VETEM NESE GJYKARA E STRASBURGUT E KA NORMATIV TE VEREN ZHYTJEN NE KORRUPSION TE ANETAREVE TE VET MUND TI JAPE TE DREJTE TE KORRUPTUARVE TE DREJTESISE ARNAUTISTANE TE CILEVE U DUHET KONFISKUAR PASURIA E VENDOSUR NE RRUGE ABUZIVE.

    Reply to this comment
    • Kadriu - ai i riu December 9, 21:09

      Ou bre Ismail a Bedri, sido ta kesh emrin, sa mire i dike gjerat.
      Prandaj qeveria dergoi 5 here ne Strasburg emrin e kunatit te ish ministrit të gazetës Dita, që të shpëtonte Strasburgun nga korrupsioni.

      Reply to this comment
  2. Kocodhima December 9, 20:06

    Ju vetingashet e gazetes dita/birn boll mashtruat me fake news.
    Verifikoni lajmet pra se te permendni emra njerezish, perndryshe quhet abuzim, mashtrim etj etj
    Boll i sherbyet qellimit tuaj te ndyre

    Reply to this comment
  3. Blind December 9, 21:29

    O Maskarenj…. qe keni mare ne qafe shume te pafajshem, ju qe u pasuruat me gjakun e te pafajshemve duke mos bere drejtesi por keni dhene vendime vetem ne favor te atij qe ka paguar… po ju dhimbset vendi i punes heeee, kaq te paskrupullt jeni dhe pa gjak, por duhet ta mendonit nje here te vetme se Bota nuk eshte aq e verber sa e menduat, dhe askush nuk te fal… ndoshta per momentin keni menduar se jeni te plotfuqishem se ju beni ligjin se ju etj etj… Mos harroni se ne ate Strasburg do shkojne me qindra dosje te korrupsionit tuaj dhe atehere do kete edhe per ju dhoma 4×4 qe te luani pingpong. O njerrezit me te ndyre qe mban ai vend.

    Reply to this comment
  4. Ktyre do shkerdhyer fara e fisi bashke si boni Enveri perndryshe Shqiperia do lengoj nga kjo bande antishqiptare December 9, 22:34

    qiti mer policet speciale civile ti shkerdhejn fen
    kriminelave si bo gjithe Bota per NDER TE ATDHEUT
    ashtu bon edhe Shtet .

    Si mundet me bashkejtu ne krevat me Gjarpin o (…………)

    Reply to this comment
  5. xxx December 9, 23:35

    edhe Serbia me reforme gjyqesori?

    Po te dihej eksperienca e ngjajshme ne vende te tjera, me kollaj do kish qene per reformen tone.
    Kuvendi ka perjetuar perplasje te forta dhe eventualisht te evitueshme nen driten e precedences se reformes ne drejtesi ne vende te tjera si Serbia e ndoshta Rumania.
    Sikur na u tha se kemi qene te vetmit ne ket rruge e ky fakt ka perbere peshe jo te lehte mbi maxhorancen qe nisi reformen e vetingut.

    Reply to this comment
  6. Saimir December 10, 15:58

    Kto kan shume te drejte se buka e nje brumi jane me ato qe kan arrit me u emru eme i fsheh. A din me vjedh? Po ishte pergjigja. A din me e fsheh? Jo. Ik se nuk je hajn ishte pergjigja e komisionit te kualifikimit para viteve 90. Keni te drejte perderisa viktimat tuaja jane ne burg e ju jeni jashte, megjithse jeni 1000 here ma kriminela

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim