“U sterilizova dhe nuk i thashë burrit tim”

March 8, 2018 13:00

“U sterilizova dhe nuk i thashë burrit tim”

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, BBC sjell histori të disa grave, të cilat janë përpjekur të sfidojnë normat dhe mentalitetin patriarkal që i rrethon. Më poshtë ne po ju sjellim një prej tyre. Ajo është historia e një gruaje indiane të pashpresë, të gjendur mes shtypjes dhe vuajtjes, duke kërkuar në mënyrë të dëshpëruar të marrë timonin e jetës së saj.

“U sterilizova dhe nuk i thashë burrit tim”

Unë e kam gënjyer burrin tim më përpara, por kësaj here gënjeshtra ishte shumë e madhe. Deri në moshën 20 vjeç, kisha lindur katër fëmijë. Punoja si shërbyese, ndërsa burri i harxhonte paratë e mia për alkool, më rrihte rregullisht dhe më detyronte të kryeja marrëdhënie seksuale me të.

Mamaja më thoshte që unë nuk mund ta lija burrin dhe se kjo ishte normale. Përveç dhimbjes sime dhe mjerimit, i durova të gjitha.

Një ditë, punëdhënësja ime më pyeti nëse do doja të ndryshoja jetën time, dhe i thashë asaj që kisha frikë se mos mbetesha sërish shtatzënë.

Ajo më sugjeroi që të sterilizohesha dhe më shpjegoi se si mund të më ndihmonte ky operacion. Sa më shumë merrja informacion, aq më i domosdoshëm më dukej operacioni.

Por çfarë do të ndodhë nëse im shoq e zbulon këtë gjë? Kjo vetëm do të bënte që ai të pinte më shumë alkool, e të më dhunonte edhe më shumë.

Nuk ndihesha e sigurt, megjithatë kisha një fije shprese pas sterilizimit, sepse kisha nën kontroll të paktën një pjesë të jetës sime.

Më në fund mora guximin dhe e bëra operacionin, pa ia treguar bashkëshortit ose fëmijëve të mi.

Kanë kaluar 10 vjet dhe sterilizimi është sekreti im më i madh, në të njëjtën kohë edhe gjëja për të cilën unë jam krenare./tvklan

l.h/ dita

March 8, 2018 13:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*