U sulmua nga qeveria, gjyqtarja Çela: Jam e hapur ndaj kontrolleve

August 9, 2018 20:11

U sulmua nga qeveria, gjyqtarja Çela: Jam e hapur ndaj kontrolleve

“Ky shkelës i ligjit, dy herë i arrestuar nga policia në harkun kohor të pak muajve, lihet përsëri në shtëpi nga gjykata, falë gjyqtares Herila Çela”, do të shprehej zv.ministër i Drejtësisë një ditë më parë.

Por, Top Channel raporton se dosja që disponon tregon se masa e arrestit ndaj Taulant Manajt fillimisht nuk është ndryshuar nga gjyqtarja Herila Çela, por nga një treshe gjyqtarësh të Apelit të Vlorës, të cilët kanë deklaruar se Prokuroria nuk ka sjellë prova që të vërtetonin se i dyshuari kishte pasur armë.

Në dokumentacion thuhet se pasi 28-vjeçari ka thyer masën, ai është kapur nga policia sërish me armë.

Gjyqtarja Çela ka vendosur për kapjen e tij të dytë masën “arrest me burg”, për ta zbutur më pas në “arrest shtëpiak”.

E pyetur nga Top Channel nëse ky ishte vendim i duhur, duke marrë parasysh se ndaj këtij shtetasi rëndojnë disa vepra penale, gjyqtarja Çela thotë:

“Absolutisht që po, jam e bindur për këtë. Është paraqitur kërkesa dhe gjithçka që kam depozituar dhe çfarë është administruar në dosjen gjyqësore janë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Vlorës. Unë nuk kam asnjë koment më shumë për të bërë. Jam e përgjegjshme absolutisht me vendimin dhe vendimmarrjen. Jam bazuar në provat që janë paraqitur në seancën gjyqësore nga ana e Prokurorisë.”

Gjyqtarja bën me faj Prokurorinë, duke thënë se duhej ta kishte vendosur në dijeni edhe për arrestimin e parë të Taulant Manajt.

 “Unë di të them se kam 20 vite në sistem. I kam dhënë zemrën e shpirtin drejtësisë. Unë jam e hapur të vijnë kontrolle, të vijnë të verifikojnë nga Ministria apo nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Nga kushdo që e sheh të arsyeshme”, deklaron më tej gjyqtarja Herila Çela.

s.a/dita

August 9, 2018 20:11
Komento

4 Komente

  1. sapa August 9, 20:36

    Ju gjygjtareve prokuroreve dhe gjithe atyre qe merren me drejtesine edhe tju perdhunosh farefisin e keni pak cfare i keni bere ketij populli me vendimet korruptive qe keni marre!

    Reply to this comment
  2. Agimi August 9, 20:36

    Si dole pronre ne e vjeter ne vlore dhe bere pallate dhe si i pastrove parate. Ne sa gjyqe me ty kemi humbur

    Reply to this comment
  3. AstritSHBA August 10, 11:19

    Si eshte e mundur qe kjo gjyqtare eshte propozuar me pare nga ish ministri Naco ne KLD per ti dhene vrejtje me paralajmerim e ndyshuar nga ajo me largimin si gjyqtare dhe megjithse ajo ka ushtruar detyren e paralmeruar per tu larguar si gjyqtare perseri ka marre vendime te paligjshme ne vitin 2010 ka vebdosur ti marre pronarit te ligjshem ndertesen e njohur e kthyer me vendim te KKKPronave te bashkise Vlore ne vitin 1994 dhe tja jape kete personit qe ka qene strehuar nga shteti i diktatures qe shpronsoj pronarin e ligjeshem dhe keto prona i kosiderojsikur te ishin te tij dhe te bente cte donte me toKete ka bere dhe Herila Cela me pronen e ligjshme te pronarit .Ky vendim u denoncua ne KLD u verifikua u gjet me shkelje dhe kjo gjyqtare u la perseri ne detyre Per kete duhet akuzuar KLD kush e mbron kete ne ate organizem qe i ka ditet e nunruara sikurse kjo gjyqtare te jete pjese e sistemit te drejtesise pastruar dhe te jape vendime te drejta dhe jo te pa drejta .

    Reply to this comment
  4. Krimineli pa Prova August 10, 12:39

    Pergjigja e kesaj bushtres eshte njelloj sikur nje prind i papergjegjeshem te justifikohej se la foshnjen te vdese duke thene se frigoiferi ishte bosh dhe kaq! Po pergjegjesia e prindit per tu kujdesur per foshnjen dhe per te siguruar ushqim per femijen ku eshte?
    E njejta gje edhe per kete Zonjen, e cila na u mjaftoka vetem ne provat qe gjnden ne Dosje. Po kur e pa qe personi eshte i rrezikshme pse nuk i kerkoi Prokurorit hetime te metejshme dhe prova bindese?
    Apo ishte bere llogaria. Prokurori prish provat dhe dosjen, dhe gjyqtarja thote”ska prova”, krimineli del nga burgu e keshtu leket ndahen midis te dyve?
    Po pse nuk i di populli se si behen keto? Vetem KLD dhe Min e Drejtesise nuk i dika?
    Keta duhen djegur te gjalle dhe ti vesh flaken nga kembet!
    Ishallah nje dite keta krimininele vrasin femijet tuaj, dhe ta kuptoni se cfare keni bere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*