“U velëm me demagogji”

July 11, 2019 17:15

“U velëm me demagogji”

“Sa i lumtur është ai që njeh shkakun e ndodhive…” / VIRGJILI

 

Mendova të jap disa mendime për gazetën “DITA”, e cila na bën ftesë për çështjet ë mëposhtme: a duhet vijuar me këtë klasë(shtresë) politike? Më tej: A e meritojmë varfërinë, padijen, arrogancën e sotme? A duhet të prodhojë  Shqipëria pasuri për një grup sharlatanësh politikë, të cilët bëjnë ç’është e mundur të sigurojnë një vend në Parlament, në Qeveri,dikaster qendror e kështu më radhë…Madje përpjekjet në këtë drejtim bëhen shpesh me çdo çmim…

Shqipëria,siç e dimë, nuk vuan për parti politike( e as për qindra shoqata), të cilat populli  i mban mbi kurriz.Po atëherë pse u dashka të shtojmë partitë, që edhe me kaq jemi  ca si shumë të politikanizuar.Ato thonë se i binden dhe mendojnë për sovranin popull!Është ky “sovran”që rropatet e rropatet jo rrallë lugëzbrazët e zorrëthatë në mjerimin e vet migjenian, ndërsa ata voclakët në numër, politikanët, majmen e majmen me miliardat e tyre, si dhe duke pronarizuar gjithçka, kurse burimet e tyre financiare apo pronësore nuk kanë për t’i treguar kurrë.

“Pushteti të korrupton”- thotë një filozof, por jo në këto përmasa stratosferike si tek ne.Dhe ja të shtojmë edhe  ca parti të reja që kinse  do bëjnë më të mirën,por me ç’bazë,askush nuk e  thotë nga këta llafeshitës.Nuk dihet se njeriu e prish sistemin ekonomiko-shoqëror apo e kundërta?Tërëçka ndodh, veç të tjerave, nga pandëshkueshmëria e disa “trimoshave”,të cilët mund të bëjnë çdo veprim antiligjor apo korrupsion e për dekada me radhë s’kanë marrë gjemb në këmbë dhe ndaj trimërohen ata…

Dhe të shumojmë partitë,gjë që është sikur me që p.sh.juristët po ngelin në rrjetën e vettingut, të shtojmë ca fakultete të rinj  drejtësie? Pse kështu do të ecim ne si gaforrja? Ai profesionist e politikan i cili shkel ligjet, t’u nënshtrohet gjykatoreve, se ka plot të tjerë që presin për një vend pune! Demokracia,ka theksuar Xh.Kenedi,”kërkon cilësi të larta, vetëdisiplinë, vullnet për të sakrifikuar për interesin e përgjithshëm dhe gjithashtu kërkon njohje, dituri”.

Le të theksojmë meqënëse shkalla e të ndëshkuarit është e pakët,pse mos të shtojmë partitë politike se ato do të na premtojnë për të bërë paskëtaj më të mirën! Është një melodi e refren i njohur, që veç përbetohen sa herë bëhen zgjedhje.E si mund t’i besojë këto parrulla dalëboje,ky popull i shumë vuajtuar, i cili nuk e meriton këtë gjendje(derexhe) ku sot ka arritur. Pse të pjellorojmë vendin me parti të reja, pa bukë e bereqet?!

Pra “ndal” dhe zbatim të ligjit nga më i madhi tek më i vogli, mendoj unë.Po inshallah,s’na zënë rrugën parti dhe politikanë të tjerë se jemi të velur me ta…

Mëse një shekull më parë, Lev N.Tolstoi ka shkruar:”Cilado parti që të fitojë, për të ruajtur fuqinë e vet, do të përdorë jo vetëm të gjitha mjetet e dhunës që ka në dispozicion,por do të sajojë edhe të reja.”

Desh na demagogjizuan të gjithëve, por nuk ia kanë arritur…

Izet S. Çulli

 

July 11, 2019 17:15
Komento

3 Komente

  1. mirel July 11, 18:16

    Ka ndonjeri ndonje citat tjeter?
    Me mire ta quajme kendi i citateve

    Reply to this comment
  2. Tosi dhe Bushati July 13, 00:43

    U velem edhe me demagogji,debilizem,mediokritet,servilizem,klanizem,kamikaze,militanteme sali dhe Mete me lule e mona! Mjaft me ! Na lini rehat edhe ju media e shitur!

    Reply to this comment
  3. Tori July 14, 08:52

    DMTH tju leme rehat qe te na shtypni sic dini ju me ane te Rames? Nuk besoj se po kerkon drejtesi por po kerkon zgjatje pushteti te Ramiut.Edhe kjo eshte demagogji,klanizem e servilizem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?