U vra me 9 plumba, policia gjen 3 kg kokainë në shtëpinë e Devi Kasmit

January 30, 2018 10:05

U vra me 9 plumba, policia gjen 3 kg kokainë në shtëpinë e Devi Kasmit

Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja e mbrëmshme e 41-vjeçarit Devi Kasmi në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e viktimës, grupi hetimor ka gjetur 3 kg kokainë dhe një armë automatike me silenciator.

Lënda narkotike e gjetur në banesë tregon se Kasmi merrej me trafik kokaine. Ai sapo ishte kthyer nga Spanja ku mësohet se trafikonte kokainë.

Ndërkohë, në brez viktimës iu gjetën edhe dy armë zjarri pistoletë.

Devi Kasmi i ruhej një atentati të mundshëm ndaj tij dhe për këtë arsye lëvizte i armatosur.

l.h/ dita

January 30, 2018 10:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*