Uashingtoni legalizon marijuanën e martesat gei

Redaksia Online December 6, 2012 16:48

Uashingtoni legalizon marijuanën e martesat gei

Martesat gei dhe marijuana për përdorim personal janë zyrtarisht të ligjëruara në Uashington. Që sot, për amerikanët në Uashington ka hyrë në fuqi ligji, i lejon çdo shtetasi mbi 21 vjeç të mbajë për përdorim personal deri në 28 gramë marijuanë.

Gjithashtu, po sot guvernatori i këtij shteti ka firmosur ligjin që lejon martesat mes personave të të njëjtit seks. Të dy ligjet janë rezultat i referendumit të 6 nëntorit, i zhvilluar në këtë shtet njëkohësisht me zgjedhjet presidenciale. Sapo ligji ka hyrë në fuqi, në Seattle Center ka nisur festa. Qindra qytetarë janë mbledhur për të manifestuar gëzimin e tyre, duke thithur nga një cigare hashash.

Në 6 nëntor, zgjedhësit votuan pro masës së re të quajtur “Initiative 502”, një ligj që eliminon sanksionet penale për ata që përdorin lëndë narkotike, por duke lënë në fuqi ato që ndalojnë shitjen dhe konsumin në hapësirat publike.

Shkeljet do të ndëshkohen me gjoba që kapin vlerën 100 dollarë.

 

Redaksia Online December 6, 2012 16:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*