Udhëheqësit e rinj dhe pësimi i vjetër

Kopertina e DITA-s December 1, 2014 09:00

Udhëheqësit e rinj dhe pësimi i vjetër

Kushedi ç’ka menduar ato ditë që qëndronte në një qeli burgu në Tiranë Arben Ristani, këtu e 20 vjet më parë. Gjyqtari 25 vjeçar i gjykatës së Tiranës që kishte dënuar me burg gazetarin Martin Leka të gazetës “Koha Jonë”, por që nuk dënoi kryeredaktorin Aleksandër Frangaj dhe shërbimet e SHIK-ut e përgjuan duke i kërkuar ndihmë për nja dy viza greke drejtorit të gazetës, Nikollë Lesi, brenda dy-tre javësh pa t’i rrokullisej fati në greminë. Presidenti Berisha nuk ja fali këtë dalje nga rreshti: Ata të dy duheshin dënuar njësoj për “nxjerrje të sekretit ushtarak”, sepse kishin shkruar që oficerët e ushtrisë nuk mund ta merrnin më armën e shërbimit në shtëpi?! Ristani dënoi Lekën, por jo Frangajn, dhe fitoi inatin e të plotfuqishmit, i cili shpejt ja gjeti anën. Pasi gjyqtari firmosi ca javë më pas, lirimin nga sekuestroja të një anijeje me naftë në portin e Durrësit, u arrestua dhe dënua me një vit burg për korrupsion. Pas pak kohe, dënimi iu konvertua në dy vjet liri me kusht, por aq ditë në qeli sa për të këmbyer dhurata me të dënuarin prej tij Martin Leka, dhe për të reflektuar mbi sa kishte ngjarë, duket se i kanë mjaftuar Arben Ristanit ato ditë pranvere të 1994-ës.

Duke parë çfarë po ngjet 20 vjet më pas, mund të thuhet me plot gojën se Ristani ka nxjerrë të paktën një mësim nga ai pësim: Mos u shit lirë! As për një dy viza, as për një anije me naftë. Djaloshi asokohe riosh, dhe tani mesoburrë, do ketë thënë me vete, “të bëhem dhe një herë nuse, pa di unë si nusëroj”. Dhe ai punoi shumë për t’u bërë dhe njëherë “nuse”, derisa fati dhe rrethanat i sollën në derë postin e kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me zgjedhjet lokale të majit 2011, dhe garën e rreptë elektorale për bashkinë e Tiranës. Duke ndjekur zhvillimet hera herës, njerëzia mund të ketë menduar se pas KQZ-së, kur u emërua zv.ministër nga qeveria Berisha, Arben Ristani e paska bërë “deal-in” e vet. Kur u zgjodh deputet me listën e PD-së në 23 qershor 2013, do kenë thënë, “bravo, paska bërë pazar të mirë!” Le të çuditen të gjithë pra, me lajmin e së dielës: Zyrtarisht, Arben Ristani është sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike, i preferuar i kryetarit të partisë që ndodh të jetë edhe kryetar i bashkisë së kryeqytetit, dhe është ende dhe për gjashtë a shtatë muaj; një bashki që Lulzim Basha e mori në pjatë të argjendtë me marifetet e votave magjike të Ristanit në krye të KQZ-së.

votimeGoxha evoluim i species në harkun e 20 viteve. Në PD-së e drejtuar nga Basha, Ristani është tashmë komponenti i dytë më i rëndësishëm në atë që quhet “fytyra e re të PD-së”. Kjo e fundit ka bërë “ripërtëritje”, dhe jo “harakiri”, siç deklaroi Basha. Sepse një analizë të hapur e të pamëshirshme për humbjen spektakolare të zgjedhjeve, siç kërkoi shumëkush nga PD, vërtet do të ishte “harakiri”, vetëvrasje politike edhe për vetë Bashën, dhe jo vetëm për brezin më të vjetër qëndrestar berishian. A nuk ishte Basha protagonist kryesor në tetë vjet qeverisje të PD-së në çdo ministri që drejtoi, ku ndriçoi me të pabëra flagrante në çështje fondesh, vrasje njerëzish dhe dhurime territoresh; pa harruar edhe dy vitet e fundit në bashkinë e Tiranës, ku shkëlqeu me mosbërjen e asgjëje?

Tani Sali Berisha mund të rrijë përfundimisht i qetë. Partia e tij dhe e familjes është duar të sigurta me Lulin dhe Benin. I pari është kukulla që e ka plazmuar me duart e veta duke e dirigjuar në të gjitha hiletë e pushtetit; i dyti është, akoma më mirë, njeriu që tashmë i ka nxjerrë mësimet e veta, e që në këtë stad ndoshta nuk ka nevojë as ta urdhërosh, as ta komandosh. I djegur një herë nga qulli, ai është gati t’i fryjë çdo kosi që i vënë përpara. Jo rastësisht, të parin në radhë që Ristani falënderoi për këtë nder të madh, kishte Sali Berishën.

Kështu, mblodhën mendjen edhe ata që kishin ndonjë iluzion se karriera në PD ishte çështje kontributesh dhe vlerash. Korniza e “udhëheqjes së re” të partisë plotësohet edhe me dy nënkryetarët e rinj, në fakt aparatçikë të vjetër të PD-së dhe dy anë të kundërta të së njëjtës medalje: Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka, luftarak, agresiv dhe ekspresiv (megjithëse jo aq sa dikur), dhe nënkryetari i Kuvendit Edmond Spaho, shpesh i prononcuar për çështje ekonomike, i qetë, zëbutë dhe introvers; të dy gjithsesi zyrtarë që zbatojnë urdhrat. Nëse mund të flitet për të mbijetuar, çuditërisht ai është Ridvan Bode, paraardhësi i Ristanit në parti dhe aktualisht nënkryetar i komisionit parlamentar të ekonomisë. Edhe në këtë rast, iluzioni se garda e vjetër që mund të mendohej si fajtore për humbjen elektorale dhe për këtë ndërrohet, nuk qëndron. Nëse ka një fajtor për katandisjen ekonomike të vendit dhe pasojat e sotme, veç Berishës, ai është Bode. I cili po tregon se nuk mund të ikë kaq kollaj nga skena, pavarësisht (apo pikërisht për shkak të) rolit kyç që ka patur.

Sa për sekretariatet dhe figurat e reja apo më pak të tilla që do përzgjidhen, ato padyshim do jenë ekipi i paracaktuar i Lulzim Bashës me bekimin e Berishës. Votimet, numërimet dhe fletët, apo edhe krejt koncepti i zgjedhjeve brendapartiake në PD, siç u dëshmua në Kuvendin e Pallatit të Kongreseve, tregon se që tani kontributi i Ristanit është i çmuar dhe e meriton postin e ri. Pas gabimit të rinisë së parë, ai e ngriti stekën aq lart, sa ky rekord pazari do të jetë një sfidë e vërtetë për cilindo kryetar KQZ-je që do të vijë më pas.

Kopertina e DITA-s December 1, 2014 09:00
Komento

32 Komente

  1. Sokrat Marina November 13, 12:42

    Po I dha bashkine ,more shoke e shoqe !

    Reply to this comment
    • ... November 30, 15:45

      🙂 ngelen duke i bere ndere Rames 🙂

      Reply to this comment
      • qerosi November 30, 15:45

        40 vjet do jen me kete pijanec ne oposit

        Reply to this comment
        • Mark uk. November 30, 15:46

          SOS, SOS, SOS … ha,ha,ha,ha

          -PD-ja perfundimisht nje “Cete Verioresh Injorante” – Tropoje, Kukes, Peshkopi

          -Sekretar Kuksi Ristani, nje i burgosur per korrupsion qe nuk lidh dot 2 fjale dhe nje pianec ne podium e parlamentit ….

          -Tashme harrojeni ….
          PD-ja nje “Ceta-Veriore” pa asnje intelektual te mirefillte, qe po braktiset dhe mbytet nga maloke dhe provinciale injorante.

          Reply to this comment
          • Mrika Pjeshka November 30, 16:10

            Mark.uk.

            Jam ne ender , apo eshte e vertet kjo qe ke shkrujt .
            Kam Lahe syte dy here ,
            Nje here me uje te ftohte , dhe nje here me uje te ngrohte ,
            Dhe prap keto qe ke shkrujt , nuk mundem ti besoje .
            Gjithmone shkruan pro saliut i djathte
            Kurse sot e ke kthy Timonin Majtas .

          • Toni November 30, 21:04

            oooo mrika pjeshka,mark uka eshte lodhur duke terhequr me hunde dhe recikluar gazrat qe nxjerr saliu nga menderja ndaj dhe i ka mar panolini uje tani nuk po dine nga tja mbaje me,tani te hidhen tek Bamir Topi se SHQUP-i u putanizua fare tani turp e faqja zeze,keto jan prurjet e reja ama ristqeni nje ish-burgaxhi narko-alkolist,arben sefgjini i shikut famekeq te gazidedes,dasho aliko i lazaratit etj plera pas kjo eshte nderrmarrja e ujrave te zeza e berishes e jo parti politike,turp-turp..

          • pelivani December 1, 13:16

            jane dy Mark uk!…

          • Pëllumb zaimi December 1, 16:55

            Që ta dini ky kodosh/ nuk është mark.uku zijosh/ po mark.uku kaltërosh/kokën plot dhe div përposh!? Tung!

  2. demokraci e qelbur November 13, 12:44

    Besoj qe me kete zgjedhje duhet ta di basha dhe e gjiith pd se nuk do kete me ambasador qe do shkel ne ate godine. Ky eshte padyshim nje fundosje e opozites duke e shnderruar partine ne qoka. Basha e ka gabim qe mendon se keshtu do rindertoje nje pd te re. Turp. Ristani figure e urryer. Jam nje e djathte dhe ndihem e poshteruar nga ky lajm

    Reply to this comment
  3. Fundi November 13, 12:52

    Iku per l… PDja.

    Reply to this comment
  4. amant November 13, 13:07

    Me qasjen e Ristanit realizohet plotesisht skenari i degjenerimi dhe i shkaterimit te plote te partise se pare opozitare ne kete vend. Formohet dyshja e nje adoleshenti dhe e nje pijaneci qe veçse opozite nuk mund qe te bejne. Kjo duhet qe te na trishtoje qe te gjitheve ne kete vend. Kesaj turme do ti mbese qe te kakarise vetem berisha si gjeli ne maje te plehut. Strategji me te mire se kaq nuk mund qe te bente dot saliu i viçidolit qe degjonte femije edith piafin pa radio.Gallataxhiu i shekullit. Tung

    Reply to this comment
  5. Me behet qefi November 13, 13:44

    Mire kan ber nme Ristanin
    nuk ka PD me te mire se ai me kredibilitet te till
    Ne burg ka qene njeriu adap per te mashtruar dhe vjedhur votat e per ti ndryshuar ne tavoline pijanec ordiner
    Keta njerez i duhen partise Pastaj kete punen e vjedhjes e ka mesuar nga kryetari se edhe ai fale drejtesise por normalisht me sa ka bere te keqia ne ate vend duhet te ishte ne burg per vjedhje per shitje te rojeve te huajve dhe per vrasje.

    Reply to this comment
  6. Niko November 13, 13:47

    gabim i madh i Bashes
    del qarte qe misioni i Bashes per shkatrrimin e PD-se do realizohet me sukses. Kan te drejte te ndjehen te fyer Jozefina, Alibeaj, Patozi, e shume te tjere qe jane shmangur per pergjegjesine e humbjes se PD.
    Ata kane pergjegjesi por Ristani kurre nuk mund te krahasohet me ata qe u menjanuan, aq me teper per njollen e zeze qe ka si i denuar per korrupsion. Nuk e kuptoj se pse Basha po gabon kaq rende. Zoti Berisha duhet te ndikonte qe kjo mos te ndodhte.

    Reply to this comment
  7. [email protected] November 13, 14:45

    Pooo.gjynah nga Zoti, qe Ristani te mos jete Sekretari pergjithshem i mender PDse!
    Jo 2 ,por edhe 1 shi edhe me mijeranumra te lozin keta nuk behen dot njerez?!
    Jane te mbaruar!
    Kane mbaruar pune, si i thone!

    Reply to this comment
  8. lali November 13, 15:14

    Wow sa cudi po me duket me kete zgjedhje te bashes ,
    por mos harroni se basha ja ka borce keti ate vend sepse ky ristani ja dha postin qe ka sot si kryetar bashkie ,dhe keshtu ndoll rendom ne shqiperi ti me jep dicka ,dhe une ta kthej sa te me jepet mundesia ,dha basha kete po ben po i krthen boxhin kaq,
    si beri baba berisha me bashen qe i dha kryesin e partise .

    Reply to this comment
  9. I ri November 13, 15:44

    Ore zoterinj komentues nuk me thoni ke tjeter mund te zgjedhe p.d. nje lloj jane te tere , te penalizuar, te denuar , te akuzuar , e te pergojuar .P.d. nuk u pastrua nuk beri zgjedhje por u modifikua qe te shpetoje salinjte e minjte e korrupsionit e te krimit duke I mbuluar me petk politik.Eshte fare llogjike me ate stan te tille bulmeti do te nxjeresh ,!

    Reply to this comment
  10. sali-2-janari November 13, 16:06

    tani e keni qelbur fare ju te 21 janarit dhe te shqupit ne gop te semes

    Reply to this comment
  11. emigranti November 13, 16:42

    I takon, eshte gomari i dyte pas Lulit.i afrohet pak Bumci,por jo nuk ja kalon asnje ne pd per gomarlleqe

    Reply to this comment
  12. Pirro November 13, 16:43

    Megjithese mendoj se politikani qe duhet ta zinte ate vend eshte Gerti Bogdani,zgjedhja e Ristanit do te jete nje prove politike per Bashen ne zgjedhjet e ardhshme,per te paracaktuar se sa “nuhatje” politike ka ne perzgjedhjen e lidershipit te PD.
    Nese Rama “uzurpoi” atributet nacionaliste,cfar i mbetet PD si parti e ashtuquajtur e djatht,per programin e saj.

    Arben Ristani, jeta në qelinë e Burgut 313
    http://shekulli.com.al/web/p.php?id=24718&kat=87

    Reply to this comment
  13. SuloKapedani November 13, 20:46

    Partia e kriminelève dhe batakçinjève,e pijanecève dhe prostitutave,e fundrrinave pa mbarim .Ne listat e tyre shtohen po ata me sivi tè kètyre qè cituam mè sipèr.Tè gjithè pèr nè hale tè gomarève,udha e mbarè u qoftè.

    Reply to this comment
  14. . November 30, 15:50

    Tani nje

    Cete Verioresh Tropoje – Peshkopi – Kukes

    pa asnje intelektual qe flet shqipen mire

    Reply to this comment
  15. Lul November 30, 16:38

    Kamarjer nje dopio per ket pijanecin, me keta behet P.Dja!!!!!

    Reply to this comment
  16. Flamurtari November 30, 17:38

    Pse nuk duhej te zgjidhej Ristani si Nr.2 i Partise Demokratike:

    1. Ristani eshte nje figure e konsumuar politikisht, megjithese ne politike ai ndoshta eshte
    më i riu ne Partine Demokratike.
    2. Ristani eshte i denuar nga gjyktatat e vendit tone per korrupsion. A e beson ndonje tani e tutje Partine Demokratike, kur te beje propagande kunder Partise socialiste, kur ajo vete sekreatarin e pergjithshem e ka një ish te dënuar ordiner.
    3. Ristani dihet boterisht, si dhunues i zgjedhjeve te vitit 2009 dhe 2009, si ne opinionin e brendshem ashtu edhe ne ate nderkombetar. Ai e merr kete detyre si kompesim per nderin qe i beri Lulzim Bashes, qe me vota te vjedhura e zgjodhi kryetar bashkie.
    4. Shume zëra ne KQZ, flasin qe ai atje ka qene mjaft i korruptuar. Per te gjithe tenderimet qe jane zhvilluar ne KQZ, ai ka marre ryshfete te majme. Ndoshta per kete, nese qendron, ai duhet hetuar nga prokuroria.
    5. Ne jeten e tij personale, ai eshte nje figurë me vese. Njihet nga te gjithe per konsumim te pijeve alkolike, apo pijanec në gjuhen popullore. Madje, thuhet se ai eshte edhe perdorues i droges.

    Si perfundim: Nuk kishte Partia Demokratike nje figure më dinjitoze per sekretar te pergjithshem te saj?

    Reply to this comment
  17. sali-21-janari November 30, 18:33

    ky eshte banditi i shekullit pijanec i kriminalizuar koke e kembe

    Reply to this comment
  18. ENKELEID November 30, 19:22

    Po si mund te quhesh i zgjedhur, kur nga 262 votues ke mare 101 pro dhe 161 kunder. Duhej bere balotazh midis te parit dhe te dytit. Mund te kishte fituar Alibeaj.

    Reply to this comment
  19. Sokol November 30, 19:58

    Hahahahaha me nje opozite e till as m…… nuk do ti hani qeverise dhe jo ta rezoni. Sa turp sa poshte ra PD-ja.

    Reply to this comment
  20. Korcari Atdhetar November 30, 20:27

    Turp Turp Turp Turp.PD-ja nuk e meriton kete poshterim.Me vjen keq per gjithe militantet e ndershem te kesaj partie.Nuk e meritojne kete Poshterim.Sinqerisht po e them.

    Reply to this comment
  21. spartaku November 30, 20:34

    Zgjedhja e Ristanit si sekretar i pd-ke eshte fitore per ps-ste

    Reply to this comment
  22. sali-21-janari November 30, 21:54

    kjo eshte partia e klyshave te kurvave -pijaneceve -banditeve te zgjedhjeve krimineleve kjo eshte partia e horrave -pijaneceve dhe -kaleceve a thu ka nder familjet ai smerlapi i uitrechtit hahahahahaha

    Reply to this comment
  23. shqipetari i madh November 30, 23:10

    hajde ta pijme me fund kete …….gezuar

    Reply to this comment
  24. Pëllumb zaimi December 1, 16:48

    Kur hierarkia ngrihet me pijanecë dhe me hajdutë atëhere e gjithë ngrehina poshtëhierarkike pëdëiste do të marë urdhra dhe direktiva pijanecësh dhe hajdutësh!? Së shpejti do të kemi një parti “tapë” dhe gjysmën tjetër të saj me përbërje “40 hajnash”!? Por, meqënëse pd edhe pa ristanin ka qënë po me këtë përbërje atëhere do të kemi vetëm proçesin e dyfishimit “tapistohajnist” dhe ja ku u krijua ai që e quajmë “stani pëdëist”!! Gazeta 55 duhet të rrisë tirazhin e reklamave të pijeve alkolike dhe të njoftimeve për kapje hajnash ? Kujdes që për hajnat pëdëistë të mos harrojë transferimin e hajnisë te policia e sajmir tahirit dhe… Pikë! Tung! Ju ftoj të ngrejmë një dolli “të rrojë partia me raki dhe jetë të gjatë në hajni”!

    Reply to this comment
  25. M A R K O December 1, 21:25

    Arben Riskari e ndriti PD. E beri raki 22 grade…Pika qe su bie… me legena qe zgjedhin…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*