Udhëkryqi i ri i ballkanit!

May 31, 2017 18:18

Udhëkryqi i ri i ballkanit!

Nga Alfred Peza /

Ne Ballkan po konsumohet akti i fundit i dilemes se madhe Shekspiriane, ne udhetimin e tij historik mes te shkuares dhe te ardhmes. Mes lindjes dhe perendimit. Mes paqes dhe luftes. Mes autokracise dhe demokracise. Mes nacionalizimit dhe integrimit. Mes orientimit euro-atlantik dhe atij pro rus.
Kjo shihet dhe nga zhvillimet e fundit ne rajon. Aleksander Vuçiç sot gjate ceremonise si Presidenti i ri i Serbise, u betua se “te gjitha forcat do t’ia kushtoj ruajtjes se sovranitetit dhe teresise territoriale te Republikes se Serbise, perfshire edhe Kosoven e Metohine si pjese perberese te saj…”.

Megjithese kane kaluar 18 vjet nga çlirimi i Kosoves, ai vazhdon dhe sheh endrra ne fund te dekades se dyte te shekullit te XXI, me fantazmat nacionaliste te shekullit te kaluar. Ironia eshte, se brenda formules se betimit, njeriu qe noton mes Moskes dhe Brukselit, tha se ai do te punoje per “ruajtjen e paqes”…

Nderkohe qe sot, ne Maqedoni pritet te mbyllet debati 48 oresh per votimin e qeverise se re te Kryeministrit Zoran Zaev. Nje seance qe drejtohet nga Talat Xhaferri, i cili ka hyre ne histori si shqiptari i pare qe eshte zgjedhur Kryetar i Parlamentit ne Shkup. Shqiptaret do kene ne qeverine re 2 zv. Kryeministra dhe ministrat e Marredhenieve me komunitetet, Integrimit Europian, te Drejtesise, Ekonomise, Ambjentit, Shendetesise, Pushtetit Vendor dhe minister pa protofol. Çelja e ketij debati ne Parlamentin maqedonas, u be ne gjuhen shqipe…

Me 5 qershor, NATO do te hapi zyrtarisht dyert per Malin e Zi, qe behet anetarja e 29 e aleances veri-atlantike. Nderkohe qe me 11 qershor Kosova mban zgjedhjet e parakoheshme dhe do te kete Kryeministrin dhe qeverine e re. Ndersa dy jave me pas, ne Shqiperi, zhvillohen zgjedhjet e pergjitheshme parlamentare te radhes. Pas miratimit edhe te Vetingut, Shqiperia pret brenda ketij viti celjen e negociatave per anetaresim ne BE.

Ballkani ndodhet ne udhekryq. Shqiptaret kudo qe jetojne ne rajon, kane momentin me te mire ne historine e tyre te re, per ta orientuar trenin ballkanik, drejt Brukselit. Nuk e kemi luksin qe ta humbim kete shans. Duke perifrazuar nje fjali te Presidentit amerikan Xhorxh W. Bush ne Tirane: Time is now!

May 31, 2017 18:18
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 June 2, 08:19

    o fredo
    mirë që ke thënë ndërmjet lindjes e perëndimit,mes BE dhe rusisë.po atë turkun e ke harruar mor shpirt??
    apo nuk e përmënd më se ke frike se të fusin te gylenistët dhe ty??
    mirë vuçiçi është në flërt me rusin,por mos harro se dhe këta tanët,bosnja po ashtu janë në flërte më të hapura me sulltanin e ri otoman!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*