“Udhëtari i kohës” kthehet nga viti 5000 me një foto dhe… ka lajme të këqija

February 20, 2018 18:21

“Udhëtari i kohës” kthehet nga viti 5000 me një foto dhe… ka lajme të këqija

Një person pohon se ka udhëtuar në kohë dhe se ka një dëshmi tronditëse për të ardhmen e njerëzimit. I identifikuar si Edward, ai dha një intervistë dhe zbuloi fotografinë e një qyteti të zhytur në ujë, për të cilën pretendon se është bërë në vitin 5000, raporton “The Sun”, – shkruan Dita.

Një video e publikuar nga ApexTV tregon Edwardin duke rrëfyer atë çfarë e nxiti të udhëtonte në kohë, ndërsa qëndron i ulur në një park në Armeni. Ai ka mbuluar fytyrën dhe shtrembëruar zërin, pasi pretendon se ka qenë pjesë e një eksperimenti të fshehtë të kryer në SHBA, në vitin 2004.

Edward shpjegon se ka jetuar në Shtetet e Bashkuara për disa vite, ku i dhanë mundësinë të udhëtonte në kohë. Gjatë intervistës, ai nxjerr një foto nga xhepi i xhaketës që sipas tij është bërë në vitin 5000. Me sa duket, fotoja tregon Los Anxhelosin shumë thellë nën ujë.

“Do ju tregoj një histori që do t’ju habisë”, e fillon Edward historinë e tij dhe shpjegon se po punonte në një laborator në Los Anxhelos kur iu ofrua detyra për të udhëtuar në të ardhmen dhe të bënte një fotografi.

“Shkova aty, ishte e pabesueshme”, kujton ai. Papritmas e gjeti veten në një platformë të madhe me shtëpi dhe ndërtesa, të gjitha prej druri. Pastaj e kuptoi se ishte i njëjti qytet, Los Anxhelos, por nën ujë.

Edward shtoi se ai foli me njerëz që jetonin atje dhe i thanë se përmbytja ndodhi për shkak të ngrohjes globale. Bota u zhyt nën ujë, sipas tij, pasi shtresat e akullit u shkrinë.

Megjithëse videoja me Edwardin është bërë shumë shpejt virale dhe në vetëm dy ditë ka pothuajse 80,000 shikime në YouTube, shumë përdorues të internetit shprehin dyshimet e tyre për përmbajtjen, sepse ata mendojnë se është “false”.

Kanali që transmeton videon është i specializuar në aktivitetin paranormal dhe shpesh publikon video me gjoja “udhëtarët e  kohës”.

o.j/dita

February 20, 2018 18:21
Komento

6 Komente

  1. demo February 20, 19:14

    Mendja e semure u njeriut ku nuk te con.

    Reply to this comment
  2. MH February 20, 19:26

    Nga gjithe kjo histori me ban kurioz qe Los Anxhelos paskesh kene edhe para 5 000 vitesh banesat te ndertuara me dru.
    Duhet nji minut e ma pare ti jepet terapi per mormalizimin e trunit mbasi ka plas corientime nga cakordimi duke ngaterrua anderrat per zgjanderr.
    Po ndonji indian nuk paska kapur aparti.

    Reply to this comment
    • Spss February 21, 00:53

      Ai flet për të ardhmen(vitin 5000) dhe jo të shkuarën, prandaj nuk ka parë indianë. Ha ha ha ha ha

      Reply to this comment
  3. alphade February 20, 20:32

    Nje mendje e semure ne nje bote te cmendur ! O zot !
    Cfare fantazish ushqen njeriu ….!!! Ai qe eshte ateist
    me pare duhet te besoje ne zot se sa te besoi deliret e
    nje te semuri apo me sakte, te nje te cmenduri,qe i du-
    het bere gati nje shtrat ne manikomio. Por akoma me te
    lajthitur jane keta qe e besojne Edwardit ,nje njeri qe na
    paskish patur nje foto 5000 vjecare. Any way ! Prandaj
    bota eshte kjo qe eshte…..!!!
    “Grimca ,bozoni i Higgs-it !!!!!! Grimca e Zotit !

    Reply to this comment
  4. Samiu February 20, 22:34

    P**dhe me rigon…

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit February 20, 23:28

    po me Saliberishen ç’a ishte bere? Ishte akoma ne vitin 5000 duke bere rrumpalle?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim