“Udhëtimet e Gjonajt? Kush punon në agjencitë e udhëtimeve e di që bëhet fjalë për çmime të diktuara nga tregu”

August 25, 2019 22:38

“Udhëtimet e Gjonajt? Kush punon në agjencitë e udhëtimeve e di që bëhet fjalë për çmime të diktuara nga tregu”

Nga Entela Resuli

Shpenzimet për disa udhëtime punë të ministres së Drejtësisë dhe stafit të saj kanë sjellë shumë debate në rrjet.

Çfarë ka ndodhur? Ministrisë së Drejtësisë i janë kërkuar faturat e udhëtimeve të këtij institucioni për një periudhë të caktuar dhe ky institucion i ka ofruar vetë ato që janë botuar.

Po si i komentojnë këto çmime ata që merren me këtë punë çdo ditë, agjentët e udhëtimeve?

Ne kemi biseduar me një prej tyre i cili nuk do të identifikohet, por ka pranuar të flas mbi mekanizmin e reservimeve.

Si funksionon rezervim i një hoteli apo bilete avioni?

Çmimi që gjeneron sistemi i rezervimit është në funksion të kohës dhe kërkesave. Sa më në avancë të bëhet një rezervim, dhe sa më pak kërkesa të ketë sezoni, aq me ekonomik mund të jetë çmimi që gjeneron sistemi, ndërkohë që për rezervime të bëra në moment të fundit dhe në sezon të lartë, çmimi që gjenerohet është jashtëzakonisht i lartë.

A mund të bëhen krahasime me periudha të caktuar të çmimit apo çmimi i tyre është i paparashikueshëm?

Sistemi i rezervimit është shumë dinamik dhe në mënyrë absolute nuk mund të bëhen krahasime çmimesh në periudha të ndryshme, edhe për arsyet që përmenda më sipër.

Konkretisht, nëse kërkon një çmim për datën e muajit shkurt 2019, ky nuk mund të krahasohet me çmimin e shkurtit të vitit 2020, për shumë arsye, disa nga të cilat janë si më poshtë:

Për vitin 2020 jemi një vit në avancë dhe sigurisht çmimi do të dalë shumë më i ulët nëse e kërkojmë që tani.

Çmimi i datave aktuale që po kërkon mund të korrespondojë me një aktivitet mbarëbotëror, dhe për rrjedhoje rezulton shume i lartë, ndërkohë që të njëjtat data në vitin 2020 rezultojnë në ditë të thjeshta pune etj.

Dhe kur bashkohen kushtet: hotel në qendër dhe rezervim në minutë të fundit kostoja është më e lartë..

Në përgjithësi pozicioni i hoteleve për të gjithë klientët tanë zgjidhet në funksion të aktivitetit për të cilin udhëtojnë.

Për shembull për ata që shkojnë për pushime verore relaksuese, kërkohen hotele buzë detit, larg qendrave të zhurmshme të banuara; ndërkohë që për ata që shkojnë për udhëtime pune, në mënyrë që të evitohen shpenzimet e transportit, hoteli zgjidhet sa me afër qendrës ku do zhvillohen kongreset, konferencat, takimet etj., madje në vetë hotelin ku organizohet eventi përkatës, i cili për këtë shkak, sigurisht që do të ketë edhe çmim shumë të lartë.

Po të shtosh pastaj dhe efektin kohë, kur rezervimi bëhet në moment te fundit, atëherë kjo do përkthehet në një çmim të lartë.

Kjo vlen për udhëtimet e zyrtarëve?

Patjetër. Plus, në këto raste ka specifika të tjera, ligjore mbi afatet. Dhe veç kësaj dhe atyre që rendita më lart duhet të jenë hotele me nivel të lartë sigurie, të përshtatshme. Sigurisht që në varësi të yjeve, çmimit, emrit, pozicionit të hotelit, ndryshon dhe niveli i sigurisë. Hotelet me 5 yje, që janë pjesë përbërëse e një zinxhiri të njohur dhe me imazh të mirë, ofrojnë kushte më të larta sigurie, por edhe çmime më të larta.

Në përgjithësi dua të them se kjo nuk lidhet me kah politik, apo emra ministrash, janë rregulla të këtij tregu që janë të tilla për të gjithë preh vitesh. Kush punon në këtë sektor, i njeh.

 

 

August 25, 2019 22:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*