Udhëtimet e të huajve për të njohur vendin tonë

June 25, 2014 15:04

Udhëtimet e të huajve për të njohur vendin tonë

Në vazhdën e shkrimeve që po  përcillen nga Agjencia  Kombëtare e Turizmit  mbi aktivitetet e ndryshme që po bëhen në kuadër të promovimit dhe njohjes së produktit turistik që ofron Shqipëria, sot do të sjellim për lexuesit rastet e Fam tour-ve ose thënë ndryshe turet familjarizuese në destionacionet turistike të vendit tonë. Do ta nisim me rastin e parë që AKT-ja organizojë për këtë qëllim. Bëhet fjalë për  vizitën e gazetarit japonez,  Itary Ishii, I cili erdhi në Shqipëri nga data 16 -19 Shkurt të këtij viti. Ai vizitoi vende të ndryshme në Tiranë, hotelet e zonës së plazhit në Durrës, qytetin historik të Krujës, Shkodrën  dhe fshatin Fishtë, për të provuar vlerat e kulinarisë autoktone. Vizitat e tij u përqëndruan kryesisht në mjedise luksi të hoteleve apo restoranteve shqiptare, pasi qëllimi I tij ishte të adresonte turistët elitarë japonezë në vendin tonë. Ndërkohë  Itary Ishii, është i angazhuar dhe si këshilltar  i Ministrit Japonez të Turizmit dhe ky ishte një rast shumë e mirë për të vendosur një tjetër urë komunikimi e cila do ti shërbejë me siguri njohjes dhe  promovimit në tregun japonez. Përmes artikujve të përgatitur nga eksperienca e provuar në vendin tonë por edhe lobimit në ministrinë ku ai punon , Shqipëria turistike nuk do të jetë më një destinacion I panjohur  dhe pa informacionin e duhur. Synimi për tu bërë prezent në tregun japonez dhe atë aziatik gjithshtu  u mundësua pikërisht nga një udhëtim familjarizues I tillë, I cili do të shërbeje më me efikasitet sesa mijëra broshura apo reklama televizive. Fundja përshtypjet dhe mbresat e një gazetari nga Japonia  vlejnë më shumë për cilindo japonez që do të ngacmohet nga ideja për të nisur një aventurë në këtë cep të gadishullit të ballkanit.

Një tjetër udhëtim Fam trip u organizua nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në datat 09-15 Mars por që kësaj rradhe kishte si synim të vlerësonte mundësinë e realizimit të një programi televiziv mbi kulinarinë në rrjetin e njohur botëror BBC.Autorët e këtij programi Chris Denhamms dhe David Pritchard kërkonin të njihnin audiencën e tyre me gatimet shqiptare dhe me këtë rast AKT-ja përgatiti një intenerar gjithëpërfshirës I cili mund ti jepte mundësinë britanikëve të njohur të preknin nga afër kulinarinë tonë duke nisur nga  Ishull Lezhë, për të vazhduar në Fishtë, më tej drejt jugut në Nartë, Radhimë, Dukat, Tragjas, Llogora, Ksamil, Butrinit, Gjirokastër, Permet dhe Benjë. Ndërkohë  gjatë inspektimit të tyrë nëpër Shqipëri  autorët e këtij programi patën mundësinë të vizitonin disa baxho qumështi ku mbeten të befasuar nga mënyra origjnale e përgatitjes dhe ruajtja e traditës në prodhimin e nënprodukteve të qumështit.  Ata që do ta ndjekin këtë program  me siguri  do të gjejnë një arsye më shumë për të vizituar Shqipërinë dhe provuar shijen unike të gatimeve tona.

Sakaq, më 2 Prill, një grup prej 15 përfaqësuesish të agjencive turistike turke TURSAB mbërritën në vendin tyonë.Qëllimi I vizitës ishte takimi  me përfaqësues të shoqatave të subjekteve turistike shqiiptare ATA dhe Union , me të cilat AKT-ja ka një bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm, me synim rritjen e biznesit të turizmit. Gjithashtu  përfaqësuesit turq u shoqëruan në Shqipërinë e mesme, (Tiranë, Krujë dhe Durrës), ku vizituan pikat kryesore turistike si dhe mundën të shijojnë kuzhinën tipike lokale.

Ndërsa Fam Tour-i I fundit I organizuar   që AKT ka qenë me Christopher Doyle, Drejtori për Europën I ATTA, (Shoqatës Ndërkombëtare të Agjencive të Turizmit të Aventurës) duke nisur nga 5-8 Maj. Rrugëtimi I përgatitur nga AKT-ja  zgjati katër ditë dhe përfshiu zona inspektimi si Tirana, Llogoraja, brigjet e jugut, Butrinti, Gjirokastra dhe Lumi Mat. Qëllimi dhe fokusi final është që ATTA, një rrjet ku përfshihen mbi 900 agjenci të turizmit të aventurës anëembanë botës, të adresojë në tregun tonë një numër të konsiderueshëm vizitorësh dhe të apasionuarit e aventurës, qofshin familjarë apo grupe të rinjsh, të cilët të mund të kalojnë përvoja të paharrueshme në vendin tonë, duke nisur nga mikëpritja në zonat malore në veri të Shqipërisë, tek aventura nëpër kanionet e Matit, të Skraparit, për të vijuar me mrekullinë e brigjeve joniane , një shëtitje me kuaj nëpër lagunën e Butrintit, dhe në fund por jo nga rëndësia  marrjen e një doze kulturë e historie të lashtë nga Apollinia e deri në Bylis e Antigone. Ndërkohë kjo vizitë paraprin ardhjen e rreth 30 anëtarë të ATTA-s, të ftuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, që  do të vizitojnë vendin tonë në fund të gushtit dhe në fillimit të shtatorit për të parë dhe vlerësuar nga afër kapacitetet turistike që Shqipëria ofron për turistët në mënyrë që vendi ynë të jetë sa më tërrheqës për kliantët e agjencive të tyre turistike.

Si rezultat I këtij bashkëpunimi të nisur më ATTA-n, AKT-ja  në muajin Prill drejtuar nga Drejtori I Përgjithshëm  Znj. Julinda Dhame, nënshkroi  një Memorandum  bashkëpunimi ne homologët maqedonas gjatë një seminari të organizuar pikërisht nga ky rrjet i rëndësishëm turistik ndërkomëtar , për vendet e ballkanit . Ky memorandum ka si synim promovimin e dy vendeve si një paketë e përbashkët turistike nëpër evenimentet ku vetëm njëri prej shteteve është pjesëmarrës.

 

Shqipëria ime fantastike është një projekt i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, i cili synon që çdo javë të sjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar destinacione dhe atraksione turistike të cilat vlejnë të vizitohen përgjatë 2014. Ky suplement do të çojë  lexuesit në çdo cep të vendit për ta bërë atë të njohë elementë nga kulinaria, trashëgimia kulturore, hoteleria dhe artizanati që zona të veçanta ofrojnë.

 

 

June 25, 2014 15:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*