Udhëtoi 1800 km por nuk e lejuan në hotel pasi ishte shumë i gjatë

November 8, 2019 17:41

Udhëtoi 1800 km por nuk e lejuan në hotel pasi ishte shumë i gjatë

Një person nuk është lejuar që të futet në një hotel në Indi, vetëm për shkak se ishte shumë i gjatë.

Sher Khan, 2.6 metra i gjatë nga Afganistani kishte udhëtuar për në Indi për të ndjekur kombëtaren afgane të kriketit.

Ai përshkoi plot 1800 km për të parë ndeshjen e kriketit dhe pas saj shkoi në hotel.

Personeli i hotelit refuzoi që t’i jepte një dhomë gjë që e ka acaruar Sher Khanin.

Më pas ai iu drejtua rajonit të policisë ku denoncoi rastin në fjalë.

Policia indiane menjëherë vendosi ta shoqëronte në një hotel tjetër përmes një eskorte.

Gjatë rrugës, ai tërhoqi vëmendjen e shumë personave të cilët grumbulloheshin për ta parë.

Pronari i hotelit ku u vendos ai shprehet se mbi 200 persona u mblodhën jashtë hotelit për ta takuar.

Gjatë 4 ditëve të qëndrimit, Khan shoqërohej nga policia në çdo vend që shkonte.

j.l./ dita

November 8, 2019 17:41
Komento

3 Komente

  1. Jimi November 8, 19:09

    Po ti mor xhanan, ku vete kaq i gjate!?

    Reply to this comment
  2. A November 8, 22:59

    Ne te gjatet si shqiptare qe jemi i bejme krieministra siç eshte EDI RAMA.
    Prandaj INDIA te marri shembull nga ne, sepse Shqiperia me EDI RAMEN ne krie ka avancuar nga mireqenia ne begati. Tung.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*