Udhëtoi me Audin e Habilajve? Gjebrea: Jam e gatshme të shkoj në prokurori

November 24, 2017 12:01

Udhëtoi me Audin e Habilajve? Gjebrea: Jam e gatshme të shkoj në prokurori

Një ditë pas zërave se kishte udhëtuar me ish–Ministrin Saimir Tahiri me Audin A8, në kohën kur ky automjet përdorej nga Habilajt, ish–zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea ka reaguar për këtë çështje.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët ne ambientet e Kuvendit, deputetja e PS Elona Gjebrea, tha se ndihet e qetë dhe se është e gatshme të shkojë në prokurori në çdo moment.

“Unë do të shkoj në prokurori dhe do të përgjigjem për çdo gjë. Nuk kam qenë dhe jam e gatshme të shkoj në prokurori”, tha Gjebrea.

Teksa gazetarja e pyeti: Ke udhetuar me Habilajt? Gjebrea iu pergjigj:

“Në radhë të parë përdorni etikën edhe mos vazhdoni lojën e kazanit të manipuloni, të përdorni shpifje. Ti moj vajzë nuk je prokurore të më pyesësh mua kështu. Do shkoj në Prokurori nëse më thërrasin, jam fare e qetë deri tani s’më kanë thirrur” – përfundoi jo me pak nervozizëm deputetja

Ish zevendes ministrja e Brendshme Elona Gjebrea ne fashikullin e prokurorise thuhet se ka udhetuar me ish ministrin Tahiri me Audin qe ai u kishte shitur kusherinjve Habilaj.

 

November 24, 2017 12:01
Komento

7 Komente

  1. demo November 24, 13:54

    I paska shtyp me radhe Audi 003.Paska qene Titaniku,qe fundosi Rilindjen.

    Reply to this comment
  2. Dashamires Emigrante D. November 24, 17:17

    E pastaj..supozojme se ka udhetuar me ate mjet!
    Mos u merni me cingerrima.
    Lerini njerezit te punojne,sic eshte e nderuara E.Gjebrea.
    Z Gjebrea me te lumte, per seriozitetin e pergjigjeve.
    Dashamiresi emigrant..

    Reply to this comment
  3. Katundari digital November 24, 17:49

    Audi ja u paska hyp te gjitheve

    Reply to this comment
  4. Lili November 25, 09:09

    Jo more zoje, kur je ne nje post publik, edhe perfason Shqiperine e jo vetvetin, cdo qytetar te keti vendi ka te drejte ligjore bile me dite se kur udhetov,pse udhetove ne veture te Habilajve,e jo ma nje gazetare kur shetitja me Habilajt behet nje teme e aktualitetit te vendit…
    Kuptoni se nuk jeni aty per te sunduar,qofte mbi nje gazetare te thjesht, po per te na sherbye. Pra pyetja eshte ma se e domosdoshme .edhe sa ma shume t’i shmangeni,aq ma skandaloze behet posita e juaj.
    Pra, Pse kishit nevoje te shetisni si zevendministresh ne veturen e trafikanteve?

    Reply to this comment
  5. Dn November 25, 09:20

    Po ,pse kishit nevoje me shetit me veturen e trafikanteve,kur ne poguajme ,edhe bile shume, qe qeveritaret tone te kene ne dispocion veturat shtetrore pikerisht per te shmangur keso skandale.
    Pra pse perdoret kete veture? Ishit ne shetitje zyrtare? Po a jo.
    A keni dijeni edhe a e keni kuptuar se perfasoni shtetin shqiptar e jo vetvetin ,e nuk ju lejohet cdo shoqeri,qofte gjate pushimeve tuaja private,a e keni kuptuar kete kur keni pranuar ate pergjegjesi, a e keni kuptuar se ajo pune ka edhe disa detyrime,nder to me na perfasuar me dignitete e jo me trafikanta,,.
    Pra pergjegja e juaj tregon arrogancen e pushtetarin e jo pergjegjesi…sidomos tash kur pyetja se sa e perhapur ishte apo eshte kapja e shtetit nga kriminaliteti eshte teme nderkombtar i dites per Shqiperine.
    A ishit apo jeni ne sherbim te shqiptareve part time, e ne sherbim te Habilajve full time eshte pyetja qe lind nga shetitjet e juaja,si nen ministresh e puneve te mbrendshme me veturen e trafikanteve?

    Reply to this comment
  6. Dn November 25, 09:26

    Qe te jesh e gati,eshte minimum i minimumit moj zoje,eshte bile eshte detyre qe te shkojsh e te sqarojsh shqiptaret per pse ke nevoje me shetit ne veturen e shitur po jo e deklaruar si e shitur kur je ministresh…
    Eshte detyra e jote te shkojsh vete,pa prit hiq ftesen,se je ministresh e ketij shteti ,e rrjedhimisht ke disa detyrime karshi ketij kombi.
    Lereni arrogancen kur gazetaret ju bejne pyetjen qe cdo shqiptar e bene per ju. Pse kishit nevoje te shetisni me kete veture kur ne paguajme per vetura per ju?

    Reply to this comment
  7. Lili November 25, 09:35

    Eshte aq e veshtire me i thane bossit ´jo,une nuk beje shetitje ne veture private kur jam ne fuksionsi si minister?
    Eshte aq e veshtire me thane nuk keqperdori postin tim zyrtar,
    Eshte aq e veshtire me thane bossit keta njereze nuk jane ne regull per te ardhurat e tyre kur je ministresh e puneve te mbrendshme?
    Eshte aq e veshtire me respektuar protokolin e perdorimeve te veturave zyrtare kur jeni ne pste zyrtar
    Eshta aq e veshtire per ju me respektuar Shtetit e regullat e nje fonksionari ne kete Shtet?

    A e dini qe neper ambasadat e juaja,veturat zyrtare perdoren pa asnje protokol,asnje kontrol e bejne km vetem per me shkue e me marr nje planche a voile te nje njeri qe asnje pune zyrtare nuk ka me ambasaden… apo mos ishte ajo derras plot kokain? koka qelbet ky shtet..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*