Klandestinë drejt Irlandës, 8 shqiptarë kapen në dhomën e motorit të anijes

September 29, 2019 11:33

Klandestinë drejt Irlandës, 8 shqiptarë kapen në dhomën e motorit të anijes

Britania është kthyer vitet e fundit në ëndrrën e shumë shqiptarëve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në territorin e saj në mënyra të ndryshme.

Por për 8 shqiptarë “ëndrra angleze” ka përfunduar, pasi janë zbuluar nga stafi i anijes ku ishin fshehur.

Anija EEMS DART ishte nisur nga qyteti i Rouen në Francë me destinacion Dogheda në Irlandë, por gjatë udhëtimit stafi ka vënë re emigrantët e fshehur në dhomën e motorit. Pasi janë njoftuar autoritetet, anija është kthyer në qytetin Cherbourg të Francës.

Emigrantët shqiptarë u janë dorëzuar autoriteteve franceze dhe anija është nisur sërish drejt Irlandës.

Zyra Europiane e Mbështetjes së Azilantëve ka paralajmëruar së fundmi për një valë të re emigrantësh nga Shqipëria.

Rreth 12.000 shqiptarë kanë aplikuar për herë të parë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, vetëm për periudhën janar-korrik 2019.

Veç tyre, 2000 shqiptarë të tjerë kanë tentuar rishtazi për ta fituar këtë status.

j.l./ dita

September 29, 2019 11:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim