Udhëzimi i MF: 2 % e të ardhurave tatimore për shpërblime të administratës tatimore

September 7, 2015 18:04

Udhëzimi i MF: 2 % e të ardhurave tatimore për shpërblime të administratës tatimore

Në kuadër të luftës kundër informalitetit, qeveria ka vendosur që të motivojë administratën tatimore.

“Dita” ka mundur të sigurojë udhëzimin e Ministrisë së Financave, ku në pikën 21.1 thuhet se “Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i lihet deri në 2 për qind të të ardhurave tatimore të mbledhura, për t’u përdorur për investime për përmirësimin dhe për modernizimin e infrastrukturës së mbledhjes së të ardhurave dhe për shpërblime stimuluese, të personelit të administratës tatimore”.

Më tej, në udhëzim thuhet se personeli i administratës tatimore i jepen shpërblime stimuluese, për  efektivitetin e shërbimit të kryer në organet tatimore ose për kryerjen e një shërbimi me rrezikshmëri të veçantë.

September 7, 2015 18:04
Komento

7 Komente

  1. AVOKATI I DINJITETIT September 7, 18:21

    Shperndaje more legen ate 2% tek populli, dmth, ktheja mbrapsht bleresit dhe do ta besh qytetarin polic te kuponit tatimor. Eshte me e thjeshte sec duket!

    Reply to this comment
  2. gezim September 7, 18:55

    Nuk kuptohet ky stimul nga MF – ve pasi llogjika e thjeshte eshte se ata marrin rrogen per ate qe bejne. Kjo llogjike e 2% nuk i motivon administraten por e cedukon , policet e trafikut 10% mbi gjobat?!, doganjeret x % mbi zhdoganimet cfare lloje edukimin po i jepet atministrates ? po ne raste se keta nenpunes do ju afrohet nje x % me e madhe nga bisneset cfare duhet te bejne ?! Punojsi administrates ka pranuar te sherbeje shtetit me ato te ardhura te percaktuar si rroge , djeta, shpenzime veshjeje etj. pse duhet te paguaj populli ekstra para per nje qe nuk do te punoje me ato te ardhura te percaktuar sipas ligjit. Kjo eshte shperdorim i te ardhurave? apo jane te ardhura te pa llogaritura ng MF-se dhe hajde tu japim nga nje thele dhe ketyre?! Ky vendim tregon falimentimin e moralit e respektimin e ligjeve nga vete drejtuesit, kaq i egzaltuar nga mbledhja taksave eshte MF-ve sa ndane rryshfete nenpunsve, shume thjeshte mund te ndryshonte pagat, e cdo gje do ishte normale, por formula 2% jep shije te keqe, e pse nuk perdoret kjo menyre per te gjitha posicionet e atministrates?!.

    Reply to this comment
  3. Edi September 7, 20:40

    Po ne qe derdhim tvsh muaj per muaj pse nuk na lene 2% shperblim.A nuk jemi edhe ne kontribues ne te ardhurat e buxhetit , Ç eshte ky lloj arsyetimi .Diletante nuk mbushet buxheti me stimulin e te paafteve o te dhjefsha rilindjen.

    Reply to this comment
  4. Plaku i mocem September 8, 03:05

    Po edhe une keshtu mendoj,shperblime per punen e shtetit ne kete menyre nuk duhet te kete.Stimuj te tille nuk edukojne.Detyra e shtetit eshte e shenjte.Pyete mire,b… kur merr te besh detyren e shtetit.Ne shtet ke bere ti kerekese per te punuar.Bej detyren qe te ka ngarkuar shteti me nder e devotshmeri.Paga per punen nuk ka lidhje me kryerjen e detyres
    Nje mesues ne nje shkolle ne nje fshat te Vlores,e kalonte oren e mesimit me llogje,apo me keq akoma i nxirrte nxenesit jashte nga klasa.Drejtori, korrekt me detyren, e therret dhe i thote:Perse nuk ben mesim e i nxjerr nxenesit nga klasa?Aq para me paguan shteti, aq pune bej une,ja pret mesuesi.Por a e di ti, qe ka te tjere mesues,qe presin per pune dhe e bejne punen me mire se ti,edhe me kete page qe merr ti tani?Kjo ka ndodhur 23 vjet me pare.
    Komentet e tjera nuk kane kuptim.

    Reply to this comment
  5. Lili September 8, 07:04

    Idiotia e radhes,anti shtet!
    Ne qofte se nuk bejne punen si duhet mos i shperble po hiçi krejt ,se ka plot te rrinj ma te afte qe duan me punuar!
    Mediokriteti shperblen mediokrete qe te punojne!!!

    Reply to this comment
  6. qytetari September 8, 07:55

    Tatimori bën detyrën dhe për këte merr pagën që i takon, pagë e cila nuk është e ulët, ndërsa MF per këtë punonjës i cili ka detyrim ligjor “mbledhjen e të ardhurave” do ti jap edhe shpërblim suplementar, këto janë marrëzitë e atyre që iniciojnë nisma të tilla, por përse o të mjerë nuk shpërbleni direkt qytetarin duke i kthyer atij 2% të kuponit tatimor për të gjitha blerjet që do të kryej për një muaj, me qëllim të stimulohen dhe të ndëgjegjësohen të gjithë qytetarët për të tërhequr me detyrim kuponin tatimor, duke i detyruar subjektet shitëse si hallka e fundit e tregëtimit ta lëshojnë kuponin apo faturën e shitjes. Atëherë do të shikonit në se do rriteshin apo jo të ardhurat të cilat ju këkoni ti mblidhni me spekulim nëpërmjet shpërblimeve suplementare dhe tatimori këto të kontrollonte.

    Reply to this comment
  7. Moza September 9, 06:16

    Tatimoret marin 49000-50000 shume ju duket! Vjen tjetri nuk shkon, se me arifmatrake vijne. Po e tregon koha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*