Udhëzimi i tatimeve, ja si mund kryejnë bizneset pagesën e borxheve me këste

August 3, 2016 10:14

Udhëzimi i tatimeve, ja si mund kryejnë bizneset pagesën e borxheve me këste

Tatimet kanë përfshirë në procedura pagesën më këste të borxheve tatimore nga ana e bizneseve, një praktikë e ngjashme kjo me arkëtimin e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike e cila ka rezultuar e suksesshme për OSHEE.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj u ka dërguar  një qarkore Drejtorive Rajonale të Tatimeve se si duhet operuar me lidhjen e marrëveshjeve tatime-biznese për pagesën e detyrimeve.

Sipas nenit 77 “marrëveshja e pagesës me këste” të ligjit për procedurat tatimore, kur një rrethanë tatimore pengon tatimpaguesin për të paguar plotësisht dhe në afat detyrimet tatimore ai mund të lejohet të lidhe një marrëveshje për pagesë më këste.

Në këto raste sipas pikës 6 të po këtij neni të ligjit tatimpaguesi tatimpaguesi duhet të paguajë kamatëvonesë për të gjitha detyrimet tatimore, pagesa e të cilave shtyhet sipas marrëveshjes së pagesës më këste.

Në udhëzim i mëparshëm për këtë qëllim ka përcaktuar së nëse, tatimpaguesi bën marrëveshje për pagimin me këste të detyrimit sipas nenit 77 të ligjit, ai nuk paguan gjoba për pagesë të vonuar të detyrimit tatimor deri në afatin e pagesës që është përcaktuar në marrëveshjen më këste të detyrimit.

Por pavarësisht përcaktimeve ligjore të mësipërme, për tatimpaguesit që, për shkak të situatës së tyre të keqe financiare kanë lidhur marrëveshje për pagesë më këste të detyrimeve tatimore me DRT përkatëse janë llogaritur gjoba për pagesë të vonuar të detyrimit tatimor i marrëveshjes  së pagesës me këste./MONITOR

August 3, 2016 10:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*