Kush i tërheq fijet e ‘kredive të këqija’

March 23, 2014 14:20

Kush i tërheq fijet e ‘kredive të këqija’

Sipas nje votimi on-line, (shih E-mailet e bankierëve me poshte) pas debateve te shumta ne lidhje me dy draft-propozime te ‘Bankes Boterore’ – (porse ne fakt ishin versione te shprehjes se vullnetit te te gjitha bankave tregtare qe operojne ne tregun shqiptar), – perfundimisht 9 prej tyre ishin kunder draftudhezimit, i cili ne date 5 Mars u miratua si akt normativ nga dy ministrat, dhe vetem 6 banka pro tij. Duket një rast i rrallë, jo vetem ne Shqiperi që demokracia e pakices, fitoi mbi argumentet, kundershtite, referencat ligjore, por mbi te gjitha, mbi interesin dhe perpjekjet e shumices (!)

Kush ishte shumica kundershtuese e Udhezimit date 5.3.2014, me Nr.1665/1, apo me mire e draftit te tij-i cili rrugetoi per me teper se nje muaj neper tryeza zyrash, kafenesh, bankash, institucionesh shteterore, apo botrore, deri sa u stampua ne nje fletore zyrtare te QPZ-se? Eshte fakt: perfaqesia e 9 Bankave kryesore, e gjithe Dhoma Kombetare e Permbarueseve Gjyqesore Private (me rreth 130 permbarues aktive), shume kreditore te tjere ne rolin e institucioneve financiare jo-bankare, por edhe persona fizike/ juridike qe bartin rolin e kreditorit real ose potencial, te cilet nuk paten ze ne kete debat juridik.

Ai (debati), sigurisht, ishte me axhende: U zhvillua mbi tryeza, por duket se perfundoi nen to. Ekzistojne shume dokumente serioze te referuara nga grupet e interesuara, apo Shoqata e Bankave, te cilet i drejtohen Ministrise se Drejtesise me argumente kundershtuese para dhe pas miratimit te udhezimit, si edhe nje material faktues i vete debatit nderbankar ne lidhje me kete udhezim. Ky material është tejet i rendesishem, po aq sa edhe interesant te lexohet e gjykohet nga te gjithe te interesuarit / vezhgues te ketij debati publik, i cili dashje pa dashje po vëmendeson e perfshin nje pjese te rizgjuar rishtazi te opinionit tone publik.

Në emailet e sipërcituara po te lexohen komentet e disa drejtueseve qendrore te bankave me te rendesishme (dhe ketu merr peshe te veçante vota kunder e dy bankiereve serioze shqiptare), shihet qarte fryma e propozuesve, pra e votuesve (pro) te draft-udhezimit, e cila preket edhe nga vete bankieret, paçka se jane brenda nje interesi te perbashket ne gjithe kete histori. Nese nje bankier perendimor i nje banke shume serioze, me eksperiencen e gatshme te nje prej 8-vendeve me te industrializuara lider te botes (G8) si Italia, i drejtohet kolegeve propozues te ketij drafti me fjalet “..miratimi i ketij drafti i kthen permbaruesit thjesht ne mercenare te bankave”..apo “Kjo ‘tarife e ndryshueshme suksesi’ i hap rruge sjelljeve potencialisht te rrezikshme”, ç’mbetet per t’i komentuar komentuesve te kesaj situate antiligjore?!

Eshte e qarte, tashme, se: te dyja grupet e interesuara (Shoqata e Bankave ne shumice & Dhoma e Permbarueseve Private ne teresi) te cilet u moren me argumentet dhe kundershtite e tyre ne lidhje me kete udhezim u shperfillen hapur, nga nje pjese e vogel, por me sa duket gjithnje fitimtare ndaj te gjitha strukturave te drejtesise. Duket gjithashtu, sikur Ministria e Drejtesise se bashku me ate te Finances ishin jashte ketij procesi, te cilin e preken disi, tangent, vetem me nga nje nenshkrim mbi dokumentin e perbashket.

Por le te shohim disa terma ligjore te cilet sjellin perplasjen dhe eliminimin juridik te vete debatit, por që jane prova me shume se faktet e siperpermendura: Ne Republiken e Shqiperise ekzekutimi i titujve ekzekutive, ku kreditore mund te jene jo vetem Bankat, kryhet nga a) Sherbimi Permbarimor Gjyqesor (te gjithe e quajne shteteror pasi ekziston qe prej vitit 2001 si strukture e organizuar me kete forme), dhe b) Sherbimi i Permbarimit Gjyqesor Privat (filloi ne tetor 2010 si i tille).

Te dyja trupat e permbarueseve quhen gjyqesore dhe si te tilla jane te ngarkuara me ligj për kryerjen e veprimtarisë së vënies në ekzekutim të titujve ekzekutivë, në përputhje me dispozitat e te njejtit Kod të Procedurës Civile. Ndryshon vetem numri i tyre: ne sherbimin-shtet trupa eshte prej rreth 120 permbaruesish dhe ne privat me 130 te tille. Territori eshte per te dyja palet, i njejte, si juridiksion i mbuluar ne teresi, por menyra e organizimit ndryshon per shkak se ‘shteteroret’ punojne si rrogetare te zyrave te percaktuara lokale, dhe ‘privatet’ ne te gjithe territorin, njekohesisht.

Tarifat qe perdorin jane: a) shtetëroret sipas udhezimit te “tyre” e kane 2% te shumave qe kerkohen per ekzekutim, dhe b) privatet sipas udhezimit te “vjeter” kane nje tabele tarifore ku perqindjet konvertohen ne shuma sipas rasteve te percaktuara, ku se fundi u fut edhe “tarifimi sipas suksesit”. Ka nje ndryshim edhe ne “dorezimin” e tarifave nga bankat apo kreditoret e ngjashem, pasi ne rastin e pare shkojne ne buxhet te shtetit dhe aty humbasin, teresisht.

Pra kemi nje alternative te qarte: Permbarimin Shteteror per te gjithe operatoret te cilet kerkojne ‘ekonomi’ ne investimin e tyre per marrjen e nje sherbimi. Lind pyetja: Perse gjithe kjo furtune ndaj sherbimit privat dhe ndryshimit te tarifimit te tij? Kur shume thjeshte dhe lehte ai (ata) mund te anashkalohen deri duke u abandonuar teresisht(?!), apo me thjeshte – duke u mospajtuar si kontraktor nga asnje kreditor i pakenaqur? Veçanerisht operatoret bankare mundet ta bejne lehte. Edhe ata jane private. Askush nuk i detyron te pajtojne permbarues private, per ekzekutimin e detyrimeve qe ata kane per te mbledhur nga kredimarresit-debitore. (të “detyrimeve”, e jo te “kolateraleve” siç rendom degjohet nder diskutime).

Pasi terminologjia e keqperdorur eshte “te ekzekutohen kolateralet”, kur ne fakt keta te fundit jane garantues te nje kredimarrje dhe vetem procesi fundor i nje procesi permbarimor aq shume të perfolur ne kete drejtim. “Delet” e sistemit te drejtesise dhe sekreti i “barijve” kredidhenes Neper debatet e ndryshme etiketimi ndaj operatoreve te sistemit te drejtesise ka mbetur i njejte: “delet e zeza”. Dhe drejtesia frenon progresin teresor shoqeror prej ketyre deleve.

Do ishte me e thjeshte se sa te etiketoheshin dhe ngjyroseshin “delet” qe punojne ne sistem, te gjendeshin arsyet e verteta te mosfunksionimit te tij. Ne nje etiketim te pardjeshem mediatik, gjykatat, apo gjyqtaret u quajten “dele te zeza”, permbaruesit “dele gri”, ndersa zgjidhja per ngercin e “kredive te keqija” u gjet gjetiu, pertej vathes. Perse per te ‘sistemuar’ nje nga delet me ngjyre te sistemit te drejtesise, duhet goditur vete kuadri ligjor me te cilin funksionon operatori i drejtesise?

Nese sistemi i drejtesise eshte i mbushur me problematika te operatoreve te tij, si prokurore, gjyqtare, oficere, hetues, permbarues gjyqesore, mos ndoshta duhen amenduar te gjitha ligjet dhe aktet themelore e nenligjore ne sherbim te ‘tredhjes’ se ndjesive te tyre korruptive? Ndoshta fijet qe terheqin nje debat te tille me gjithe portofolin e “kredive te keqija”, jane me keq te lidhura ngaterrueshem ne sistemin tone ekonomik, se sa thjesht ndaj nje apo disa akteve ligjore, siç eshte edhe udhezimi i shumedebatuar.

Ne prillin e vitit te kaluar parlamenti kreu ndryshime thelbesore ne nje prej ligjeve themelore, ate te Kodit te Procedures Civile. Ishin “barijte” bankare qe propozuan ndryshimet me te egra ndaj “debitoreve” shqiptare. Po te vazhdohej te etiketohej me sarkazem sistemi dikush do tregonte se disa “dele blu” votuan, e disa roze u larguan. Por me e rendesishme eshte te dihet nga opinioini i gjere, çfare ndodhi me 18 Prill 2014 kur votimi perfundoi, bashke me skemen e realizuar per sistemimin e “kredimarresve debitore”.

Nje skeme me tre nene te ndryshuara flet vete: Neni 203, Neni 577, Neni 610 i Kodit te Procedures Civile krijuan “çarkun” e sigurte per debitoret: Pronat do shiteshin per “dy lek”, dhe askush nuk mund ta ndalonte kete proces, me ligj. As vete sistemi gjyqesor.

Në nenin 203, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Sigurimi i padisë nuk lejohet në rastet e padive që ngrihen gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve, per te cilat zbatohet pjesa e IV e Kodit.

Në nenin 577, paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë: “Në rast se në ankandin e parë nuk është paraqitur asnjë ofertues, atëherë, brenda 10 ditëve nga përfundimi i tij, përmbaruesi gjyqësor përcakton çmimin e ri të sendit, jo më të ulët se 30 për qind të çmimit fillestar të caktuar në ankandin e parë.

Në fund të nenit 610 shtohen dy paragrafë me këtë përmbajte: “Ankimi kundër veprimeve ose refuzimit të përmbaruesit gjyqësor nuk pezullon ekzekutimin, përveç kur gjykata vendos ndryshe. Kur titulli ekzekutiv është një akt për dhënien e kredive bankare ose akt për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare dhe gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të vendimit, masa e pezullimit konsiderohet e rënë nga fuqia me kalimin e 20 ditëve nga momenti i dhënies se vendimit të pezullimit. Pra, prej 1 Shtatorit 2013 nuk lejohen me “sigurimet e padive”; “pezullimet mbi 20 dite te kundershtimeve permbarimore” dhe “vlera perfundimtare e shitjes se nje pasurie te paluajtshme pergjysmohet ne forme drastike”.

Madje per te mbeshtetur kete skeme, ish-Kryeministri i Shqiperise, leshoi nje akt udhezues per menyren se si do zhvilloheshin keto ankande publike nga permbarimoret. Praktiksht, u vu ne sherbim te saj i gjithe sistemi shteteror, bashke me qeveri e ligjvenes brenda tij. E gjithe kjo skeme realisht, pergjysmon portofolin “kolateral” te “kredive te keqija”, nese do perfundonte me sukses, por ne te vertete demaskon edhe nje te vertete te madhe ne lidhje me te.

Per realizimin e saj nuk ka nevoje per operatore te “mençur” permbarimore, por thjesht nje mekanizem i cili do te duhet te perzgjidhet e te funksionoje mire ne kete drejtim. Natyrisht qe askush nuk e beson se ulja e tarifave, rrogave, shperblimeve, apo dekurajimeve financiare te operatoreve te sistemit te drejtesise, do t’i beje ata me te devotshem ndaj detyrave te tyre funksionale.

Shembulli permbarimor privat eshte i thjeshte. Ai u zgjodh si funksional per tre vite, dy apo nje i tille, per te stervitur disa prej tyre per skemen e re, si edhe per ç’vemendesimin e opinionit publik per: “se çfare do te ndodhte – do ishte thjesht nje vazhdimesi ligjore”. Duket qe perdorja e ketij sherbimi per aq kohe sa u shfrytezua, ishte vetem nje periudhe perzgjedhese nga ana e kredidhenesve qe terheqin fijet e sistemit.

Braktisja e ketij sherbimi, ashtu si ai shtetëror, tre vite me pare, vetem sa do te linte kolateralet ne dore te “barinjve”, apo deleve te “bardha” qe jane thirrur per te sistemuar ekonomine tone. Per kete, mbetet te shihet reagimi i shumices se ligjvenesvete te kesaj legjislature ne parlamentin shqiptar, sikurse i qeveritareve te cilet votojne brenda tij. Besimi i opinionit publik eshte i madh ne kete drejtim..edhe i atij qe eshte ‘mbytur’ ne kredi.

*Shën.Red: Kjo është e dyta letër e hapur e përfaqësuesve të Përmbaruesve që dërgohet në redaksi, lidhur me debatin e gjerë  që është hpaur pas publikimit disa ditë më parë në DITA të një udhëzimi të dy ministrive për ndryshimin e tarifimit të Përmbaruesve Privatë Gjyqësorë. Redaksia ka botuar këto ditë disa opinione alternative mbi këtë argument që hedh dritë, vec të tjerave mbi një problem të rëndë të ekonomisë së sotme shqiptare: niveli shumë i lartë i kredive të këqija.

*************

Emailet e 15 bankierëve: 9 nuk kanë qenë dakord me Udhëzimin e ri për Përmbaruesit që është firmosur ditët e fundit nga Ministria e Financës dhe ajo e Drejtësisë

Bankat midis tyre debatuan dhe hodhën për propozim dy draft-udhëzime: njëri ishte propozimi, i cili u kthye në Udhëzimin me Nr.1665/1, dt 5.3.2014 nga dy Ministritë e Financës dhe Drejtësisë, tjetri kishte propozime të tjera të ndarjes tarifore. Nga këto emaile konfidenciale që DITA ka mundur të sigurojë, rezulton se është shpallur fitues versioni i pakicës, d.m.th udhëzimi që dy Ministritë kanë nxjerrë nuk gëzon mbështetjen e shumicës së bankave. Votimi është kryer elektronikisht nga e gjithë anëtarësia e titullarëve bankarë dhe është dërguar në rrugë elektronike via-email tek Endrita Xhaferraj, e cila është Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Bankave. Më poshtë teksti i emaileve:

Endrita,

Une po ndaj opinionin e Bozhidarit. Kjo eshte perse MoF u ankua se fundmi. Une jam shume i zhgenjyer rreth ketij procesi. Fibank eshte per opsionin 1 !!! Une jam shume i surprizuar nga ky votim – ne kemi punuar per dy vjet per te arritur kete dhe kemi pasur gjithmonë konsensus në lidhje me të!!!

(pro)-1

*************

Te dashur, Me vjen keq per pergjigjen time te vonuar, por sapo jam kthyer ne zyre. UBA eshte per Opsionin 1 dhe gjithashtu mendoj se detaje të tjera që nuk janë të mbuluara në dokument do te duhet të diskutohen dhe të përcaktohen. Gjithe te Mirat,

Emina Sisiç United Bank of Albania

(pro)-2.

*************

Mirembrema, Si Pro-Credit Bank, ne jemi ne favor te opsionit 1. Përveç kësaj ne mendojme se një analizë më e thelluar duhet të bëhet në lidhje me tarifat e suksesit qe shoqerojne procesin, si dhe te përqindjes – si tarifë suksesi, në perfundim të fazës së mbledhjes se detyrimeve. Pershendetje te perzemerta te gjitheve

Violeta Haxhillazi – Member of Management Board ProCredit Bank Albania)                                                                                                                                               (pro)-3.

********************

Si NBG – Shqiperi ne jemi ne favor te propozimit te I-re, subjekt i perpunimit te metejshem nga ana e avokateve.

Z. Ioannis KOUGIONAS                                                                                                                                                  (pro)-4.

 

***************

Alpha Bank propozon opsionin e I-re

Periklis DROUGKAS                                                                                                                                            (pro)-5.

*******************

Mirembrema

Si Raiffeisen Bank  jemi ne favor te opsionit 1.

(pro)-6

******************************

E dashur Endrita, Duke ndjekur udhezimet e CEO-s, Tirana Bank eshte ne favor te Opsionit 2. Pershendetje te perzemerta

Arbi Lita

                                                                                                                                    1(votë kundër)

*****************************

Te dashur, Si edhe e kemi diskutuar me pare, skema me e mire do te ishte te kishim nje shume te vogel fikse te paguar. Pas cdo veprimi  te permbaruesit dhe nje tarife  suksesi e cila duhet fiksuar dhe paguar bazuar ne shumen e detyrimit te mbledhur, dhe jo ne shumen nominale. Megjithate, ne morem parasysh disavantazhet e listuara nga komiteti ligjor per kete opsion, e komplikuar qe te zbatohet konkretisht, gje e cila e ben opsionin e dyte me terheqes. Opsioni i dyte i jep iniciative permbaruesit te procedoje me shpejt me ekzekutimin (duke qene se 60% e tarifes paguhet ne fund te procesit), i jep bankes me shume fleksibilitet dhe eshte me e thjeshte per t’u aplikuar. Prandaj, SGAL mbeshtet opsionin 2.

2(votë kundër)

***********************************

Ne emer te Z. Daniele SCAVAORTZ Drejtor i Pergjithshem VENETO BANK SH.A

Duke pasur ne mendje se amendamentet e propozuara kane per qellim te qartesojne disa boshlleqe ne lidhje me aktet nenligjore qe detajojne tarifat qe paguhen nga kreditoret per zbatimin e titujve ekzekutive, dhe duke marre ne konsiderate qe amendamentet duhet te trajtojne ne menyre te barabarte çdo kreditor, ne si Veneto Bank jemi ne favor te Opsionit Nr.2, sepse ky opsion duket me i qarte dhe me i kuptueshem ne kundershtim me “tarifen e suksesit” qe zakonisht eshte e aplikueshme ne kontratat tregtare dhe jo per permbaruesit gjyqesor qe pavaresisht se jane subjekte private, permbajne nje detyre publike.

3(votë kundër)

***************************

Pershendetje te gjitheve, ICB mbeshtet opsionin numer 2.

Gideon van den Broek CEO International Commercial Bank Albania

4(votë kundër)

****************************

Te dashur, CREDINS BANK eshte gjithashtu dakort me versionin e dyte duke i konsideruar opinionet e lartpermendura nga bankat e tjera, sikurse edhe impaktin mbi te gjithe procesin ekzekutues.

Pershendetje te perzermerta Artan SANTO/ CEO

5(vote kunder)

*****************************

1)      Aktualisht gjendemi perballe rastit perfekt-negativ, te disfavorshem per ne ku “sherbimi permbarimor ka imunitet” . Ne kete kendveshtrim cdo ndryshim do te ishte i mirepritur.

2)      Si nje bankier qe punoj per veten, do te me pelqente me teper opsioni Nr.1: Ku profesioni i permbaruesit te ishte teresisht i liberalizuar, dhe banka te kishte kontroll te plote, mbi procesin ne teresi si edhe mbi vete permbaruesin.

3)      Megjithate, nuk mendoj vetem per faktin qe nje anesi e tille e permbaruesve me kreditoret mund te tingelloje si tentative jona per vrasjen e imazhit te tyre si zyrtare publik, por do kerkonte gjithashtu, edhe nje ndryshim te madh ne ligj, e provuar tashme, shume e veshtire per tu arrire. Gjithashtu, druhem se kjo nuk do te ishte e mira per te gjithe interesin kolektiv te sistemit bankar. Ketu perfshihen edhe arsyet qe kane te bejne me dobesite tona, gjithashtu. Ndaj, vota jone shkon per Opsionin 2. Aty ka nje permiresim te dukshem, plus qe duhet te jete me i lehte per tu kaluar.

Pershendetje Gazmend Kadria Union Bank

 

6(votë kundër)

***************************************

Te Dashur, BKT gjithashtu mbeshtet Opsionin e II – te. Jam dakort me Silvion, dhe nuk do kisha dashur te votoja per nje çeshtje kaq teknike; por kuptoj gjithashtu, se jo te gjitha bankat anetare te shoqates kane te njejten nevoje pritshmerie nga nje sherbim permbarimor.

Pershendetje te perzermerta Seyhan

 

7(votë kundër)

***********************************

E dashur Endrita,

Reagimi i pare nga banka jone pasi lexuam maili-n tend eshte: Te dyja opsionet e lidhin pagesen e permbarimoreve me suksesin e veprimeve qe kryejne. Nderkohe qe ne mendojme se do ishte me mire te kishte nje balance, ku:

–          Te ruhej nje nivel shperndarje pagesash sherbimi pergjate gjithe procesit, dhe ku

–          T’i lihet nje pjese edhe perqindjes se suksesit, gjithashtu.

Per kete arsye opsioni i II-te duket me i pershtatshem. Ndoshta tek ky version tarifa e suksesit mund te rritet pak.

Gjithe te mirat.

Luc CREDIT AGRICOLE                                                                                    8(votë kundër)

*********************************

Intesa Sanpaolo Bank eshte ne favor te opsionit 2.

Keto jane arsyet perse :

1)      Drafti 1 na prezanton me nje “tarife suksesi te ndryshueshme”, pra subjekt i negociatave direkte midis Bankave dhe Permbaruesve. Kur ne njeren ane mua me pelqen si ide, mendoj per anen tjeter kur kjo i hap dyert sjelljeve potencialisht të rrezikshme. Përmbaruesit mund të joshen për tu kujdesur vetëm për rastet “më te leverdisshme”, dhe duke ngadalësuar per të gjitha rastet e tjera.

2)      Shërbimi  Përmbarimor duhet të konsiderohet si një “shërbim publik”: miratimi i draftit 1 mund ti transformoje ata thjesht ne mercenare ! Eshte kjo, ne terma afatgjate, e keshillueshme  per Bankat?

3)      Ekziston edhe mundësia e madhe që ‘te interesuarit e tjere’ jo-bankare (kreditoret e tjere) do të kundërshtojnë propozimin tone duke u dhene arsye per emertesen qe n’a kane vene si “fuqia e tregut”  Bankar.

Për më tepër, pasi e shoh si një proces të përgjithshëm metodologjik ku ekziston nje mosmarrëveshjeje midis pjesemarresve të grupit të punës, Unë do të preferoja dhe prisja perfshirjen e Kryetarin te Shoqates tone për të shprehur qëndrimin e tij / saj… pasi zakonisht Shoqatat ndaj jane krijuar, per te funksionuar ne kete menyre.

 

Pershendetje te perzemerta te gjitheve.   Silvio Pedrazzi                                                         9 (votë kundër)

 

***********************

 

Letra e hapur për Udhëzimin mbi Përmbaruesit

Gazeta DITA botoi në 19 mars Udhëzimin e ri për “Caktimin e tarifave përmbarimore për shërbimet e ofruara nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat”.  Udhëzimi i botuar prej nesh, si një informacion shërbimi ,  në fakt lidhet me një nga hallkat më delikatë  të një procesi jetik ekonomik, që lidhet me kreditë e këqija (që në Shqipëri kanë tejkaluar normat prej kohësh, fakt që u konfirmua dhe dje në raportin financiar të FMN dhe BB) dhe që vë në pikëpyetje, për pasojë, shumë aspekte serioze të sistemit bankar në tërësi. Pas publikimit të këtij udhëzimi ka pasur reagime intensive, të papritura prej nesh, sidomos nga grupi i interesit të kompanive përmbaruese.

Një letër e detajuar i është drejtuar dje DITA-s nga një grup përmbaruesish, të cilën vendosim ta botojmë të plotë, nisur nga rëndësia e çështjes, duke njoftuar se publikimi i këtij reagimi përfaqëson thjesht qëndrimin e grupit që e ka sjellë dhe se gazeta DITA në numrat e ardhshëm do të ndjekë këtë çështje më imtësisht.

19 permbarimi

 

19 permbarimi 2

 

Bankat mbyllin Përmbarimin Gjyqësor dhe marrin “çelësat” e shtëpive të debitorëve (Letër e hapur e një grupi Përmbaruesish pas botimit në DITA të Udhëzimit të Ri të qeverisë për tarifat e reja mbi Shërbimin Përmbarimor Privat)

Me një udhëzim të rrufeshëm të datës 5.3.2014, me Nr.1665/1, Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë pas një “lufte” lobuese 1 mujore të disa Bankave Tregtare të mbështetura nga segmente të Bankës Botërore në Shqipëri, arritën të ndryshojnë aktin nënligjor për sistemin e tarifave përmbarimore, duke  mbyllur praktikisht këtë shërbim, i cili funksiononte prej më shumë se tre vitesh.

Akti i përbashkët normativ i dy ministrave të qeverisë është imponuar për vendimmarrje me një presion të drejtpërdrejtë të disa bankave duke kapërcyer çdo pengesë ligjore, strukturat e ministrive të linjës, grupet e interesit, legjislacionin në fuqi, madje edhe vetë ligjin themelor, Kushtetutën e Shqipërisë.

Tashmë Shqipëria si vendi i dytë në botë (pas Kazakistanit) me nivelin më të lartë të kredive të këqija apo huave të pakthyera, sa 24,4% e portofolit tërësor bankar, e përkthyer në shifra me mbi 1 miliardë euro nuk ka më asnje kontroll shtetëror të menaxhimit të tyre. Të gjitha asetet dhe fati i i debitorëve bankarë do të mbetet në dorën e bankiereve apo shoqërive të dyshimta tregtare të lidhura me to, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë po marrin në duart e tyre frenat e financave,  të ekonomisë së rrënuar dhe si rrjedhojë  popullatës së vendit tonë.

Ndodhi që një dorë e fshehtë brenda sistemit bankar, mori iniciativën për ndryshimin e një akti normativ-udhëzimit 1240/5 të datës 15/9/2009, duke paralizuar tërësisht qëllimin e tij, dhe eliminuar një shërbim publik të cilin shteti shqiptar e përdorte me sukses prej tre vitesh, ate të përmbarimit gjyqësor privat.

Historik i shkurtër i përmbarimit privat

Në Nentor 2004 u hartua Plani Kombëtar i Veprimit mbi Rregullimin e Sistemit të Drejtësisë, ku u parashikua që në periudhën 2005-2007 të përafrohej edhe legjislacioni mbi shërbimin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore duke ndjekur një strukturë të bazuar mbi standardet ndërkombëtare dhe ato të BE, nëpërmjet krijimit të shërbimit publik shtetëror (ekzistues) dhe atij privat.

Ekspertët më të mirë vendas së bashku me ata të huaj (misionit EURALIUS), mundësuan dhe “detyruan” qeverinë shqiptare të dërgojë në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2008, Ligjin Nr.10031 “Për Sëerbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”, i cili u miratua. Së bashku me specialistët vendas dhe të huaj duke parashikuar  specifikat e këtij shërbimi të ri në realitetin shqiptar,  përcaktuan edhe tarifat financiare që do përdoreshin nga operatorët përmbarimorë për këtë qëllim.

Udhëzimi 1240/5 i datës 15.9.2009 u miratua nga Ministria e Financeve dhe e Drejtësisë, ndërkohë që vetëm në Shtator 2010 u licencuan 50 përmbaruesit e parë gjyqësorë privatë pas një konkurrimi publik të mbikqyrur nga Ministri i Drejtësisë së asaj kohe, Z. Bujar Nishani,  sot President i  Republikës.

Megjithëse tre vite me vonesë nga parashikimi, shërbimi përmbarimor privat filloi punën dhe në vitin 2011 dha rezultatet e para pozitive të funksionimit të tij. Vetëm 5 shoqëri përmbarimore së bashku me 20 përmbarues gjyqësore privatë dhanë një rezultat surprizë për vitin 2011 dhe gjysmën e parë të vitit 2012. Kreditorët bankarë dhe ata jobankarë u shprehën të kenaqur duke u shprehur me superlativa për këtë shërbim të ri.

Madje 2/3 e bankave të nivelit të dyte i morën rastet e tyre të “keqija” nga zyrat përmbarimore shtetërore për t’i transferuar në ato private. Këta të fundit (pra përmbaruesit privatë) të kënaqur me pagesat tarifore kryenin detyrën e tyre me zell ligjor të pakonstatuar më parë.

Sugjerimi i ekspertëve të BE-së funksionoi kur rezultatet e përmbarimit privat treguan se “.. e njëjta trupë njerëzore profesionistësh po të motivohej financiarisht dhe privatisht do të jepte rezultat tjetër edhe sikur të krahasohej me vetveten  kur punonte nën struktura dhe pagesa thjesht shtetërore”.  Këtu shembulli ishte i qartë: të gjithë përmbaruesit privatë të licencuar vinin nga zyrat shtetërore, pasi u testuan dhe tashmë punonin dhe bashkëpunonin me/për të njëjtët operatorë bankare, por në kushte të tjera tarifore të shërbimit që ofronin.

Disa të vërteta rreth huamarrësve popullorë të quajtur “debitorë”.

Disa të vërteta erdhën bashkë me suksesin e përmbarimorëve privatë.  Procedura “e rreptë” përmbarimore nxori në pah edhe shumë defekte të sistemit bankar,  mënyrës dhe trajtimit të huamarrësve që po thirreshin apo emërtoheshin qartë me termat juridike si: debitorë, dorëzanës, apo hipotekues, porse të gjithë ishin humbës të mëdhenj përballë bankave.

Në fakt,  këto të vërteta nuk dolën nga ndershmëria profesionale e përmbaruesve privatë, por vetëm nga mënyra e organizimit brenda sferës ligjore të këtij shërbimi. Sistemi i punës së tyre, procedura ishte e përcaktuar dhe ekzakte brenda një kuadri të detyruar ligjor: Kodit të Procedures Civile,  Ligjit Përmbarimor Privat 10031, Udhëzimit 1240/5 në zbatim të tij për Tarifimin e Shërbimit, si edhe dhe një Kontratë Tip të cilën Ministria e Drejtësisë e nxori të detyrueshme për zbatim, e me të cilën përmbaruesit duhet të lidheshin në marrëdhënie shërbimi me kreditorë të ndryshem. Profesioni megjithëse ushtrohej privatisht, kishte karakter publik dhe si i tilëe, mbikqyrej dhe kontrollohej në shumë aspekte të rëndësishme nga Ministria e Drejtësisë.

Procesi i ri përmbarimor nuk linte pothuajse asgjë në dorë të përmbaruesit apo dëshirës së tij; as llojin e veprimeve, as afatin kohor të kryerjes së tyre, apo mënyrën e kryerjes së tyre. Çdo veprim ishte i parashikuar në ligj dhe një proces përmbarimor nuk zgjaste më tepër se 3-5 muaj punë. Por bashkë me suksesin ndaj debitorëve realë erdhi edhe demaskimi i atyre fiktive: dolën në evidencë me qindra apo mijëra raste të huadhënieve fiktive,  kolateralëve fiktive, apo shoqërive tregtare të falimentuara. Për herë të parë dolën në pah vlerësimet fillestare të aseteve/kolateral të kryera nga bankat në momentin e një kredidhënie.

Fryrja dhe vlerësimi i rremë i pronave të paluajteshme kishte krijuar një ushtri kredimarrësish jo natyralë, të cilet në fakt ishte ushtria e debitorëve të ardhshem; ata kishin marrë një shumë parash si likuiditet, porse nuk kishin lënë asnjë garanci reale, një aset real apo një plan biznesi po të tillë.

Me qindra deri mijëra kredimarrës të quajtur “konsumatore” rezultuan fiktive,  të cilët jo vetëm nuk kishin lënë një garanci të besueshme, por në të shumtën e rasteve, as gjeneralitete apo adresime nuk kishin patur  “kohë” të linin.  Kategoria e huamarrësve “retail” të quajtur edhe shtëpihumburit,  patën jo vetëm fatin e viktimave të ardhshme të kulmit të krizës financiare të filluar në vitin 2006, por u bënë edhe ”karrem” më i majmë i kredidhënësve nëpërmjet kontratave të nënshkruara me shkronja shumë të vogla; termave të ngatërruar juridiko-financiarë, apo joshjesh fillestare të cash-it nëpërmjet parasë së dhënë.

Po kështu edhe kategoria ‘e korporatave’ kishte krijuar një komunitet debitoresh “të shëndetshëm”,  të cilët kishin marrë shuma parash në këmbim të ‘bujarisë’ së subjekteve kredidhënëse, të cilët në fakt ishin përfituesit fillestare apo përfundimtarë të këtyre shumave. Proceset përmbarimore përveç zhvillimit të tyre të suksesshëm, për rastet që po cedonin apo ngecnin, pa dashjen e tyre po zbulonin njëkohësisht shumë rreth sistemit të kredidhënies.

Terminologjia bankare për të mbajtur debitorët si kontigjent të tillë, edhe përtej pagesave të principaleve apo interesave bankare të shumave të marra, filloi të shpalosej qartë përgjatë shumë proceseve përmbarimore. “Ristrukturimi dhe Riskedulimi” i marrëdhënieve bankë-debitorë doli në pah qartë se ishte jo  vetëm një truk “i ligjshëm”, por edhe një metode elegante për të mbajtur portofolin e kredive të këqija permanent dhe në progresion rrites edhe pas zgjidhjes se kontratave me kredimarrësit kur bankat nxirrnin urdhra ekzekutimi nëpër gjykata, apo kur procesi përmbarimor ishte në vazhdim ekzekutues.

Përplasja me sistemin e drejtësise dhe eliminimi i tij

Viti 2012 ishte edhe viti i bum-it të kundërshtimeve përmbarimore në gjykata, për shkak të vlerave të rreme të kolateralëve, por edhe vetë kontratave bankare (titujve ekzekutivë). Më shumë se gjysma e çështjeve përmbarimore u ankimuan nëpër gjykata. Sistemi gjyqësor, së bashku me aktorët dhe problematiken e tij, sigurisht gjeti ‘gjah’ të majmë për të luajtur me pezullimin e proceseve përmbarimore. Shkaku kryesor dhe moda e pezullimeve përmbarimore prej gjykatave lidhej me ndryshimin e vlerave të kolateralëve që krahasuar me ekspertimin fillestar (bankar) shpesh shkonte deri në dyfishin apo edhe trefishin e çmimit të aseteve kolateral të shënuar në dokumentat e kredidhënies bankare.

Ky ishte edhe momenti kur institucionet kredidhënëse nuk po menaxhonin dot më portofolin e kredive të këqija ashtu si edhe e kishin parashikuar. Përplasja e shumtë e rasteve përmbarimore në gjykata krijoi një masë të madhe procesesh për të cilat nga bankat ishin paguar tarifat ndaj përmbarimoreve,  porse rastet nuk ishin përfunduar,  jo për faj të këtyre të fundit, ndërkohë që vete debitorët po “shpëtonin” dhe po gjenin disa nga të drejtat që u takonin nga kontratat e huamarrjes me shkronja të vogla.

Drejtësia gjeti shkakun më të mbështetur në ligj për të thyer ligjërisht gjithë marrëdhënien e krijuar ndërmjet institucioneve bankare dhe kredimarrësve,  por  padashur edhe duke demaskuar pothuajse të gjithë portofolin e kredive të këqija të hedhurë  në procesin  përmbarimor,  duke krijuar kështu një premisë parashikuese se çfarë ishte në të vërtetë ai. Kreditorët bankarë,  me shoqatën e bankave si përfaqësi, morën masat e menjëhershme për frenimin e këtij “boumerangu” që rrezikonte gjithë sistemin bankar.

Zgjidhja si gjetje efikase ishte vetëm një dhe e shpejtë: “Propozimet për ndryshim të Kodit të Procedurës Civile, për përmirësimin e procesit të ekzekutimit të kolateraleve të kredive të humbura, duke rritur efikasitetin dhe shpejtësinë e ekzekutimit”. Për këtë do të duhej që të “bindej” qeveria e asaj kohe,  Ministria e Drejtesisë,  por edhe Kuvendi i Shqipërisë. Rezultoi e thjeshtë: Ndryshimet e K.Pr. Civile u kryen nëpërmjet LIGJIT Nr. 122/2013, të miratuar nga parlamenti shqiptar me një procedurë që u kundërshtua fort nga opozita e asaj kohe në Komisionin e Ligjeve, por edhe në seancën e zhvilluar për këtë qëllim.

Ndryshimet patën një jehonë jo të pakët dhe parlamenti shqiptar për herë të parë u kthye në kuzhinë ku gatuheshin ligje sipas oreksit bankar, pa pyetur për asnjë grup interesi, argument juridik apo zë parlamentar kundërshtues. U ndryshuan duke u futur hullijtë e duhur bankarë,  nenet  511/1, 517,564,577,609,610,611 dhe 615 të K.Pr.Civile, të cilet kishin të bënin direkt me ekzekutimin përmbarimor dhe frenimin e demaskimit të sistemit bankar nëpërmjet atij të “kredive të këqija”.

I paprecedent në jurispudencën botërore ishte ndryshimi i nenit 517 ku ligjvënësit shqiptarë votuan kundër popullit të tyre kredimarrës, dhe pro institucioneve kredidhënëse, kryesisht të huaja, në këtë mënyrë:

“Me kërkesë të debitorit gjykata e shkallës së parë të vendit të ekzekutimit, në raste të veçanta, duke marrë parasysh gjendjen pasurore të debitorit ose rrethana të tjera të çështjes dhe pasi të dëgjojë kreditorin, mundet të shtyjë afatin e ekzekutimit të detyrimit në të holla ose të ndajë këtë detyrim në këste, përveç rasteve kur ky detyrim rrjedh nga një akt për dhënien e kredisë bankare.”

Pra, sipas këtij neni të K.Pr.Civil shqiptar, që prej datës 1 Shtator 2013 kur Kodi ka marrë fuqi ligjore, asnjë gjykatë shqiptare nuk ka fuqi juridike të vlerësoje por edhe ndihmojë nëse i kërkohet, gjendjen e huamarrësve shqiptarë edhe sikur ata të jenë në pozita të faktuara ekstreme apo madhore pamundësie, pasi kjo pengohet me ligj, dhe kjo e drejtë është lënë vetëm në dorë të mëshirës bankare.

Po kështu edhe moslejimi i pezullimit gjyqësor të proceseve përmbarimore (jo më tepër se 20 ditë), që lidhen me rastet e debitorëve që kanë marrë kredi bankare,  së bashku me uljen deri në 50% të vlerës së pronave të lëna kolateral në ankandet që do zhvillohen ndaj tyre, janë jo vetëm deformime të rënda të sistemit juridik shqiptar, por edhe fakte të qarta që tregojnë rënien e sistemit të drejtësisë nën influencën e disa duarve të dyshimta, sikurse edhe dorëzim e plotë të tij ndaj interesave të ngushta të disa operatorëve bankarë.

Udhëzimi Nr.1665/1 si akt asgjësues përfundimtar i interesave të debitorëve

Me hyrjen në fuqi të Udhëzimit Nr. 1665/1,  Datë 5.3.2014 “Për Tarifat Përmbarimore”, u godit përfundimisht Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Privat, duke e kthyer në regres dhe kaos të plotë misionin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore në Shqipëri. Një dorë e fshehtë edhe brenda vetë sistemit bankar arriti të “fuste” në strukturat e brishta të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave një projekt-udhëzim, nën maskën e rreme të propozimit të Bankës Botërore. Ky projekt-udhëzim, i cili sot është një akt normativ fuqiplotë, kërkonte dhe arriti të kthejë nocionin e një shërbimi publik përmbarimor, thjesht në një strukturë tregtare në shërbim të interesave të dyshimtë bankare. Jashtë çdo terminologjie ligjore dhe në kundërshtim të hapur me Ligjin përmbarimor apo K.Pr.Civile, për herë të parë në shërbimin gjyqësor përmbarimor u futën termat “shpërblim” apo “tarifa suksesi”, ku “subjektet përmbarimore duhet të kenaqin kreditorin me të ardhura Cash…apo t’u dorëzojnë atyre çelësat e pasurive të zëna nga debitorët”.

Tarifat e përcaktuara më parë nga specialistë fiskale dhe juristë të huaj apo vendas, u zëvendësuan papritur nga një tabelë tarifore ku Shërbimi Publik tërësor përmbarimor, u zëvendësua me “Veprimin e veçuar përmbarimor” nën moton “Një veprim një shperblim” ku suksesi i një procesi do varet vetëm nga kënaqja me cash apo marrëveshja kontraktore e dyshimtë e  kreditoreve me përmbarimorët të kthyer tashmë në subjekte thjesht tregtare.

Të drejtat e huamarrësve shqiptarë të kthyer aktualisht në mijëra debitorë përgjate viteve të fundit (ata vazhdojne ende të rriten në numër), sot mbeten në dorën e një marrëveshje të hapur tregtare interesi, apo të një dore të fshehtë që do menaxhojë marrëdhënien e  huadhënësve bankarë me operatorët tregtarë përmbarimorë. Debitorët shqiptarë nuk i mbron më as drejtësia me instrumentat e saj gjyqësore, as legjislacioni shqiptar, e as qeveria që është tërësisht jashtë këtij procesi që po ndodh dhe po i ndodh shtetasve që ajo ka për detyre t’iu mbrojë interesat. Pronat, asetet, shtëpitë, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shqiptarëve huamarrës në bankat tregtare mbeten në dorën e një procesi që matet me moton e suksesit “kush kënaq me shumë kreditorin shpërblehet më mire” .

Një dorë e dyshimtë interesash të nëndheshme bëri që të ndryshojë aktet ligjore si Kodin e Procedurës Civile,  Ligjin Përmbarimor (disa herë), dhe së fundi Udhëzimin Tarifor jashtë çdo logjike kushtetuese dhe ligjore, duke anashkaluar të gjithë filtrat e administratës shtetërore, por edhe ato të grupeve të interesit. Kodi i Procedures Civile kaloi në Prill 2013 të gjitha procedurat iniciuese, diskutuese dhe miratuese pa miratimin dhe refuzimin e një pjese të rëndësishme të opinionit publik, apo edhe të ish opozites parlamentare, sot në shumicë. Udhëzimi i datës 5.3.2014 që “shpiku” Tarifat e Suksesit të Permbaruesve Gjyqësore Private, hasi pengesën dhe refuzimin e plotë të të gjitha hallkave propozuese, diskutuese dhe miratuese të tij.

Madje këtu merr rëndësi një fakt i rëndë ku: 10 nga 16 bankat e nivelit të dytë në Shqipëri kanë refuzuar daljen e këtij udhëzimi, duke komentuar edhe arsyet që godasin edhe vetë sistemin bankar në Shqipëri. Po kështu edhe komuniteti i përmbaruesve bashkë me atë të huamarrësve shqiptarë e kanë refuzuar me forcë duke u shprehur kundër tij. Nga burime të sigurta edhe vetë Drejtoria e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë e ka quajtur antikushtetues referuar nenit 118 të Kushtetutes këtë Udhëzim Tarifor.

I gjithë komuniteti i juristëve shprehet se “praktikisht shërbimi përmbarimor privat ka pushuar së ekzistuari,  me daljen e këtij udhëzimi, sepse edhe kontrata tip me të cilin ai funksionon si operator në treg ka 4 nene dhe 8 pika të tyre, të cilat nuk lejojnë asnjë kontraktim të mëtejshëm që prej datës 5 Mars 2014, pa u ndryshuar Ligji Përmbarimor Privat, vetë Udhëzimi i dalë për zbatimin e tij, së bashku me Kontratën e njëjtësuar Tip që do të duhet të formulohet  referuar këtyre materialeve ligjore”.

Praktikisht edhe vetë sistemi bankar me operatorët e tij është i detyruar të përdorë për ekzekutimin e kredive të këqija vetëm trupën e përmbaruesve gjyqësore shtetërore,  të cilët i ‘braktisi’ tre vite më parë për t’u mbështetur tek shërbimi përmbarimor privat.  Kaosi që do krijohet është evident. Ky shërbim sot, thjesht ka pushuar së qeni instrument shtetëror dhe publik, nga i cili do duhet të garantoheshin edhe të drejtat e debitorëve të cilet po rrisin radhët e tyre në ushtrinë e madhe të huamarrësve shqiptarë. Qeveria shqiptare është ende e re dhe pa përvojen imune të përballimit të sëmundjeve që bartin interesat  e vjetra apo të hershme, të cilat shfaqen kaq hapur me “çelësa në dorë” për të marrë pasuritë e shqiptarëve, edhe nëse ato nuk janë thjesht apartamente me dyer të mbyllura nga duar huamarrësish shpresë shumë, të cilët u kthyen dikur në debitorë. Por prapë ajo është një qeveri e zgjedhur për t’i mbrojtur ata…!

 

March 23, 2014 14:20
Komento

30 Komente

  1. ksi June 6, 09:05

    ekonomia eshte rrumpallhane, tregu eshte pushtuar nga tendenca per kompromise, qe pengojne zhvillimin. Nuk ka autoritet qe mund ti vendose gjerat en vije, as ne tregin e kredive te keqija, qe shume shpejt do tja marrin shpirtin edhe qeverise Rama.
    Ky eshte mendimi im. Respekte Dita

    Reply to this comment
    • mizantrop March 20, 17:07

      zoterinjte qe kane shkruar letren thjesht duhet te kuptojne qe bankat nuk mund te vazhdonin te mbyllnin syte perballe korrupsionit te tyre me debitoret.
      Per me shume detaje le te permendin ne leter edhe rastet e debitoreve te medhenj, per te cilet u kane marre bankave pagesen 7 perqind dhe em pas kane bere kompromise te fshehta per te ngrene nga te dyja anet. Me sakte, nga te tria anet

      Reply to this comment
  2. eris June 6, 10:02

    permbaruesit private kane perfituar deri tani nga parapagimi i takses 7 perqind per ekzekutimet e vendimeve. Tani qe qeveria fut “tarifen e suksesit” nuk e kane me aq kollaj sa me pare per ta marre kete para

    Reply to this comment
  3. Vlora1912 June 6, 10:04

    “… duke paralizuar tërësisht qëllimin e tij, dhe eliminuar një shërbim publik të cilin shteti shqiptar e përdorte me sukses prej tre vitesh, ate të përmbarimit gjyqësor privat”.

    1 Mld Euro debi nga privat te papergjegjshem..
    Kush duhet te paguaj ne vend te tyre nderkohe qe ata gezojne pasurite/pronat e blera me leket e bankes(Ne fakt lek te disa qytetarve te tjere)????

    A e dine se cfar demesh i ka shkaktuar permbarimi privat si bankave dhe kredimarrsve????

    Me vjen keq qe nje gazete e rreshtuar vazhdimisht ne krah te qytetarve, sot po mbron perembaruesit privat te cilet jan shnderruar ne sekser te se keqes.

    Pembarimi privat eshte shnderruar ne nje grup bandash qe manipulon dhe vjedh ne “menyre ligjore” duke demtuar si interesin e Kredimarrsve dhe ate te Bankave.

    Eshte per te ardhur keq qe e cilesoni aktivitetin e Permbaruesve privat si te sukseshem,nderkohe qe faktet flasin per te kunderten, sidomos ne rastet e kredive bankare.

    Ata kan pasur sukses duke shitur pasuri per 1/10 e cmimit real , dhe duke perfituar vet me shum se banka apo debitoret se bashku.

    Sinjqerisht me vjen keq qe dita i jep hapsire nje trajtimi te till pothuajse klientelist.

    Reply to this comment
    • redaktor March 20, 17:15

      Vlora, ne momentin qe ju e shkruat mesazhin shkrimit i mungonte nje hyrje qe gjendet ne versionin print ku sqarohet se ky eshte mendimi i perfaqesuesve te permbaruesve dhe ne vijim do kemi mendimet e bankave dhe qeverise.
      Nje dite me pare ne botuam ekskluzivisht udhezimin e ri qe solli reagime te shumta.
      Po e shtojme hyrjen me qellim qe te behet gjithcka e qarte. Ndjese.

      Redaktori Online
      Erion Habilaj

      Reply to this comment
      • beni shba March 20, 17:19

        Fiks si tek reportazhi i Majkell Mur.
        por nuk besoj se qeveria e shqiperise ka takat te shlyeje kredite e keqija.
        Po te kishte ate fuqi financiare, nuk do ishim sot duke degjuar pordhet e bythes se shqyer te Sali karagjozit

        Reply to this comment
      • Vlora1912 March 21, 08:05

        Ju faleminderit per sqarimin zoti Habilaj.

        Reply to this comment
  4. elona June 6, 10:06

    keto jane truke te nje qeveri per te fshehur kredite ekeqeija po qe kjo sjell nje kolaps te sistemit ekonomik e bankar en vend sepse nuk i jep zgjidhje ketij problemi aq me teper qe mund ta shtoje ate

    Reply to this comment
  5. O.R June 6, 11:41

    Bilanci eshte aq negativ sa po te behej real e te dilnin shifrat e sakta, vendi doshkonte pikjat per 1 muaj. aq keq eshte katandis sa ska ku te shkoj me, vec nje mrekulli e shpeton.

    Reply to this comment
  6. P.A.B March 20, 15:33

    Artikull si ky i kane munguar medias Shqip, te lumte zonja Shehu. Jo vetem ke pasqyruar (ne kohe) kete fenomen por ke bere nje pjese investigative, duke pershkruar rreziqet dhe tinezite e “dores se fshehte” qe ka arritur te beje gjera te tilla.


    Pra, sipas këtij neni të K.Pr.Civil shqiptar, që prej datës 1 Shtator 2013 kur Kodi ka marrë fuqi ligjore, asnjë gjykatë shqiptare nuk ka fuqi juridike të vlerësoje por edhe ndihmojë nëse i kërkohet, gjendjen e huamarrësve shqiptar (artikulli)

    Kjo nuk eshte as me pak dhe as me shume, por Nje SKANDAL. Uzurpim i te Drejtave me Elemntare te Gjyqsorit (dhe atyre te Njeriut)

    Nuk ka asnje Parlament qe ben ligje duke shmangur “disputes” nga Duart e Gjyqsorit dhe kaluar ato ne menyre arbitrate ne institucionet private, qofte ne K.Pr Civ apo ne Udhezime Qeveritare.

    Duhen sensibilizuar deputetet ose dikush ti beje Kundershti ne Gjykate Kushtetuese, pasi cdo akt normativ (?!) apo Ligj Parlament ne raport me kete problem, eshte padyshim ilegal. Jo vetem Ilegal por dhe i frikshem, ne kete rast ka spostuar nje Pushtet/ Faktor kryesor ne komerc, mos-marreveshje dhe zgjidhje per Qytetarin mesatar.

    Shqip – “Dikush” ka spostuar Shtetin, per interesa te caktuara, dhe asnje “se ka kuptuar” akoma.

    (do flas me vone per permbaruesit privat, kur te kem kohe me teper)

    Reply to this comment
    • red por jo i kuq March 20, 17:00

      Niveli i kredive te keqija eshte shume me i larte se shifra qe pranohet zyrtarisht.
      Kam degjuar qe qeveria ka ne plan te bleje gjithe kredite e keqija.
      Pak a shume si ne SHBA, ku me parate e taksapaguesve shuhen borxhet e biznesmeneve te deshtuar qe kane vjedhur kane keqmenaxhuar dhe tani nuk paguajne dot me.
      Do ishte e padrejte dhe shume acaruese

      Reply to this comment
      • P.A.B March 20, 21:31

        @ pershendetje mik. Keni shume te drejte shteti shpesh mbulon borxhet nga Bankat dhe Biznesi, rasti i I-re thuajse ne te gjithe boten, ne te dytin kemi dhe Shq. Kur Kr.M Rama, vendosi te marre persiper 100% te borxheve te biznesit nga qeveria e shkuar (pa asnje lloj konsultimi paraprak) e ja kaloji te gjithe populates. Rezultati – kur keto biznese/banka fitojne, ndajne fitimin mes/me veten; kur humbim rreziqet i paguajme ne. Ka shume bail-outs (shumat qe u jep qeveria qe Bankat te mos fundosen) qe ne disa banka shkuan 50 ne disa 100%, me nje fjale (ne praktike) jane “prone publike” por lehtesia ne terma ben qe prape te punojne per vete. Ketu ra sistemi financiar boteror, nga manipulimet me “sistemin e derivative” (derivative trading) D-T, nje ri-paketim pa fund in nje aseti, duke cuar vleren e tij fillestare drejt nje inflacioni te pakontrolluar, e ne cdo faze shtohet termi “rrezik” (risk) po deshe bleje. “Duhet blere” se bankat duan fitime, dhe po e le kete system te lire ka “gjeni matematike/finance” qe ri-paketojne gjithshka, ne efekt te fitimit afat-shkurter qe del katastrofe afatgjate; me nje fjale “sistem pyramidal” A ka zgjidhje? Po. Sistemi Bankar duhet sjelle “ne orgjine” ku 1) Bankat/ kursimet/ pagesat/ interesat/ pensionet/ sigurimet e asete te tjera; rrine ne Banke. “Banke si Para” duke i mbajtur keto te paprekshme. 2) Krahu investues i Bankes (investment banking) te beje c’te doje. Rrezikon me fitimet e veta, jo me parate tona. Kjo eshte absolute, e menyre tjeter nuk ka. Sic dhe Regulatoret Finaciare duhet te kene me “shume Dhembe” e te nderhyjne ne fazat e para… .

        Reply to this comment
  7. hasan March 20, 16:42

    Bravo vajze!

    Reply to this comment
  8. JURISTI March 20, 19:38

    Ju lutem publikojeni kete shkrim.Letra e permbaruesve private eshte e shkruar me nje taktike djallezore te pashoqe. Keta Permbaruese Private ne bashkepunim me Bankat kane grire financiarisht debitoret shqiptare (ku nuk perjashtohen edhe ata qe nuk kishin garanci shlyerje dhe epr kete eshet fajtore banka). Une qe po e shkruaj kete jam me profesion jurist dhe kam mbrojtur ne gjykim mjaft debiore. Ne term ate permbledhur po ju ve ne dijeni se Ne menyre te qellimshme Bankat(ose shumica etyre ku perfshihen edhe fondacione te tipit “Besa” “Noa”), japin kredi, ku ne fillim vlersojne asett e debitoreit me ekspertet e tyre ne cmimin afersisht real . Pastaj per shkak te krizes apo mos studimit te paln bizensit epr debitoet bizenesmene, mjaft raste nuk akne mundur te shluejne kredine. (mjaft terma te futen ne kontrata fshehur si ajo e siguracionit jetesor shndetesor(ne shoqerite e sigurimit me bankat) , kostot e pagimit te analizave shendetesore teper te larta ne spitalet qe jane te lidhur me banka dhe ku drejtohen me pahir kreditoret .
    Te gjitha keto terma financiare nuk tregohen en kontratat e kredise ,pasi jane nenshkruar (sepse ato jane kontrata adezioni nuk ke autonomi negocimi te jepen te gateshme per nenshkrim),paguhen prej debitorit dhe ju thuhen me vone .
    Ndryshimi I kursit valuator, rritja I faturohet debitorit psh nese bie vlera e euros per kredite e marra ne euro ,kjo rene I faturohet debitorit per kompensim ,nese euroja rritet kjo nuk I njihet debitorit.
    FAZA E DYTE: Kur debitori nuk shlyen dot kredine. Permbaruesi privat , nderhyn dhe perpiqet ta ekzekutoje ne menyre cnjerezore. Si ? – Asetet qe jane vleresuar prej vete bankes psh ne vleren 700.000 euro, vleresohen tashme prej ekspertit privat vleresues ne 50% te vleres se tyre. Me pas fillon procedura e ankandit. Taktika qe perdoret eshte nese ne ankandine pare nuk paraqiten ofertues ,( dhe mund te behet e tille qe te mosparaiqiten ofertues me procedurat e lajmerimit),vlera e e asteve bie edhe 25 deri 50% me poshte dhe asete e vena si kolaterla prej 700000euro ,vleresohen ne shumen prej 150.000 euro. Ne kete menyre shitet prona e vene ne garanci ne te shumeten here I rishiett Bankes.Por cfare ka ndodhur .Kreditori mund te kete shlyer deri ne 70% te kredise, por vonesat intersat kamatat e kane bere Shumen per te shlyer shume me te larte se 700000 euro. Cfare ndodh banka del me fitim theres ,,sepse jo vetem qe mund te jete shlyer rreth 70% e vleres se kredsie por pronen e vleresusr sit e njejte me kredine e ble me vlere rreth70% me te lire. Ne kete menyre Banka ne bashkepunim me permbaruesin privat del ne 140% me fitim,duke masakruar debitorin shqiptar. .Pe rshkak te punes dhe lidhjeve ,kjo nuk ndodh ne fqinjet perreth Maqedoni e Greqi,pasi debitoreve ju jepet mundesi per ta shlyer me terma ligjore,Enetet Rregulaltore sic eshte AMF –ja ketu penalizojne Bankat ne rast .Permbaruesit vazhdojne em tej ,ata shpeshhere nuk zbatojne procedurene inventarizimit neni 540 I Procedures civile, duke marre te gjitha pronat ne bashkepronesi edhe te familjareve te tjere te debitorit. Shume here permbaruesit private ,nuk zbatojne procdurat e lajmerimit per te zene ne befasi debitorin dhe krijuar mundesite per sa me siper (zhvleresimin e prones me eksperetet e tyre etj). Gjykata nuk eshte se ben shume ne keto raste(sepse per cdo veprim te paligjshme permbarimor duhet bere nje gjykim I psacem, permbaruesit bejne zinxhir veprimesh te paligjshme dhe duhet znxhir gjykimesh)
    Por je debitor I cfilitur qe ne fillim prej Bankave sa gjykime mund te beje me shpenzime te shumta??!
    Mjaft debitore nuk jane mashtrues por jane biznesmene qe kane ngecur per shkak te krizes,keqtrajtimeve tatimore(e meparshem apo edhe e tanishme) apo raste te tjera, apo te punsuar ne shtet qe hiqen nga puna ,dhe ju hiqet mudnesia per shlyerje kredia,shime prej tyre jane familje te reja qe hidhen ne rruge me gjithe femije ,e mjaft prej tyre jane shkaterruar. Eshte shume e thelle ceshtja e trajtuar.

    Reply to this comment
  9. JURISTI March 20, 19:41

    Me falni per gabimet drejtshkrimore ,por eshte shkruar me mjaft shpejtesi per mungese kohe.

    Reply to this comment
    • Besiana Gushi March 23, 21:41

      JURISTIT ANALFABET
      Fannie Mae e Freddie Mac ishin dy institutet te kreditit ne USA qe falimentuan nga fundi i 2008-tes me nje borxh qe i kalonte te 11 miliard dollaret. Ishin dy shoqerite qe shkaktuan krizen ekonomike boterore qe filloi ne ate fund viti e vazhdon akoma sot. Ishin dy shoqeri gjysme private dhe gjysme shteterore qe ndihmonin familjet amerikane per te blere shtepi me kredi te garantuar nga ato.
      E keqja ishte se fitimet i merrnin privatet, humbjet shteti. Jepnin kredi edhe te pa mbuluara nga garancite sipas ligjit bankar. Humbja e punes, garancite false, mashtrimet bene qe shumica e kreditoreve, pa garanci dhe pa mundesi rikthimi te kredive falimentuan. Natyrisht bankat amerikane dolen me te fituarat duke rihyre ne posedim te pasurive te debitoreve te miljona familjeve amerikane. Ky ishte edhe fillimi i krizes amerikane qe pas pak u perhap ne gjithe boten.
      E njejta histori e ndyre po ndodh edhe ne vendin tone, ku pergjegjesia eshte e bankave qe dhane kredi te pa siguruara me pasuri te paluejteshme te tjera. E kane bere qellimisht, nga korrupsuioni i manaxhuesve kriminele ordinere, nga shteti balerin i ndertuar me poshtersi nga serbo-malazezi Sali Ram Shiqere Berisha, nga nga gangsteri Fullani qe ka lejuar kete situate, pse jo edhe nga deputetet syleshe apo shpirtndyre qe nuk kane ligjeruar ne kete fushe krize-sjellese.
      Nuk ndodhi nje pandemonium i tille vetem ne Itali, ku kontrolli ne kredi-dhenje eshte shume i shtrenguar. Prandaj ligjevenesit shqiptare duhet te adoptojne ligjet me te mira, eksperiencat me ekselente ne kete fushe.
      Bankat jane pergjegjeset kryesore te kesaj zallamahie ekonomi shkaterruese.
      Dy fjale edhe per kete zgjyre te dipllomuar “jurist” ne ndonje nga universitetet kepurdha shqiptare. Analfabetizmi i tij eshte delirant, dhe besoj nuk ndihet i vetmuar ne batalionin e mijera te tjereve te “dipllomuar” me te njejtin stil, pjelle e “zhvillimit arsimor” serbo-malazezist berishian.
      E varfera Shqiperi ku ka perfunduar…..

      Reply to this comment
      • andon ledhi June 13, 11:57

        BRAVO BESIANA….!!!
        DUHET NGRITUR ME TE MADHE BRAKTISJA NGA DREJTESIA E POPULLIT, PER LIGJET QE NUK E MBROJNE NE ASNJE MOMENT TE JETES SE TIJ, PASI NE FILLIM QUHET KLIENT TRASFORMOHET NE KREDIMARRES (per pak kohe) DHE PASTAJ NE DEBITOR I CILI ESHTE PA DYSHIM NJE VIKTIME E RRADHES…

        Reply to this comment
  10. lili March 20, 20:07

    E more shqiptare! Nuk e Jeni kuptuar en de se kudo eshte piramida e dyte? Mije milliona iu Jane dhene ketyre huamarrese fiktive,te cilet nuk Kane asnje as et garanti,edhe Kane fluturuar jashte.borxhi IU behet shqiptareve te thjeshte me paguar! Pse te paguajme per nje rezik qe banka vete ka marr persiper? Le te falimentojne keto banka-lavatrice!Edhe qeveria le te mbroje qytetaret,jo bankat!
    Skema e mashtrimeve qe keto banka Kane perkrazh eshte nje piramide tjeter,me nje marifet te edi!

    Reply to this comment
  11. Permbarues March 20, 21:38

    Permbarimi deri Tani ka qene nje super takse qe nuk rregullohej nga tregu. Vendimi eshte I shkelqyer por I vonuar. Permbaruesit te paguhen vetem per suksesin ne mbledhje/likuidim. Per te derguar letra para mbrapa ka boll avokate. Success fee te vihet per cdo lloj vlere Jo vetem per vlerat e medha.

    Reply to this comment
    • Admir March 21, 00:48

      Ky permbaruesi lart mendon si bankier sigurisht, ose eshte nje nder ta. Por harron se cfaredo pune qe ben ne jete nese e ben me ndershmeri ska perse mos ta mare fiks pagen qe ka. Po sikur ti thoshte punedhenesi i vet privat… Do maresh aq leke sa do me ece biznesi mua pra nese ka sukses merr nese nuk ecen mbet pa rroge. Keshtu e kuptoj une. Nese ka nje cmim fiks per ate pune ska perse nderrohet rruges. Edhe nje pyetje ka per kete histori: pse nuk perdorin bankat permbarimin e shtetit qe besoj eshte me shume pak leke per te paguar si ka qene gjithnje?

      Reply to this comment
  12. Admir March 21, 00:52

    Edhe dicka: si m mundesi qe gjithe bankat jane te huaja? Po banka e shqiperise cben ne gjithe kete histori?

    Reply to this comment
  13. Admiring March 21, 05:07

    Admir- menyra se si funksionon permbarimi ne Shqiperi eshte shume monopoliste dhe arbitrare. Cmimi duhet te vendosur nga tregu Jo tarifat arbitrare. Permbarimi ka kohe qe korrupton bankat ne kurriz te depozitoreve dhe huamarresve. Ky eshte vetem hapi I pare I sakte drejt normalizimit dhe demokratizimit te tregut. Mjaft me me qofte te daja. Si konkurrojne avokatet me cmime duhet te konkurroje dhe permbaruesi dhe Jo te fshihet pas tarifave fikse. Ajo qe ndodhte dje ishte se permbaruesi bente sikur punonte dhe kurre ose rralle arrinte te mblidhte kredite e keqija. Pra skema ishte permbaruesi korrupton bankierin qe ti jape kliente per permbarim, pastaj korruptonte klientin qe te mos paguante, beheshin ankande fiktive dhe I kalonte titulli bankes dhe banka paguante tarifen dhe asgje nuk ndodhte me kredine e keqe. Kredia e keqe mbetet e keqe. Nqs vendoset pagesa e permbarimit ne baze te kredive qe SHITEN te te tretet si eshte ne tregjet e zhvilluara atehere perfitojne te gjithe. Fakti eshte qe shumica e permbaruesve sot marrin shume me pak se sa duhet te marrin nga qe ndajne leket me bankat, policine etj.

    Reply to this comment
  14. lisi March 21, 09:23

    Përmbarimi privat në Shqipëri është formal.Çfar ka bërë psh. për zbatimin e vendimeve gjyqësore për rastet e punonjësve të hequr padrejtësisht nga puna për kthimin e pagave me vendim të prerë gjykate?Pothuaj asgjë.Shkojnë e luten si gjynahqarë pranë atyre që kanë larguar njerëz nga puna dhe…kaq!Prit 20 vjet që të zbatohet vendimi i gjykatës!Aq sa qeveritë dhe bashkitë ia kalojnë njera-tjetrës vendimet e pazbatuara për kthim parashë, kurse përmbarimi nuk ka çfar bën, sepse me dobiçllëk janë lënë nene ligjore që paratë i merr…kur të ketë dhe kur të jenë planifikuar etj.!Në vend që këto vendime me formë të prerë të zbatohen nga thesari menjëherë siç ndodh në të gjithë botën, tek ne…kur të ketë!Por, vendimi i pazbatuar është drejtësi e munguar.Dhe prit të futesh në Europë, or dajë!
    Tani del se përmbarimi nuk na qenka dakord që të mbyllen dallaveret e kredimarrësve që thjesht nuk duan të paguajnë borxhin apo që edhe kanë bërë korrupsion me ndonjë të punësuar të bankave private.A e dinë këta njerëz se bankat, qofshin të huaja apo vendase janë pjesë e ekonomisë shqiptare dhe mbrojtja e tyre është mbrojtje e qytetarëve?E dinë këta të ashtuquajtur përmbarues dallaverexhinj, por kanë hallin e biznesit të tyre…

    Reply to this comment
  15. xhimi March 21, 10:08

    Hajdutet e permbarimit dikur ish permbaruesa shteteror me rroge shteterore por qe silleshin dhe vepronin si private duke marre para nen dore sot po u ankokan se tarifa e tyre nuk llogaritet me si perqindje e detyrimit ne leter por llogaritet pro rata me ate qe arketojne ne llogari te kreditorit. eshe nje veprim krejt normal pasi ata paguhen per sa dhe ne masen e asaj qe arketojne perkundrejt % marramendese qe perfitonin me pare pavaresisht nese e ekzekutonin a jo detyrimin.

    Reply to this comment
  16. Fredi March 21, 10:24

    ….

    Reply to this comment
  17. andon ledhi June 13, 11:44

    BANKAT KANE RENE VIKTIME E KORRUPSIONIT BRENDA TYRE …………
    DREJTORE DHE ZYRTARE TE BANKAVE BLEJNE SHTEPI NGA VETE BANKAT KU PUNOJNE, ME CMIME TE PERGJYSMUARA NGA ANKANDET E MONTUARA PER TE RRJEPUR KREDITORET….DHE ME PAS I SHESIN ME CMIME REALE TE TREGUT…NDERSA BANKAT ZGJASIN DUART DHE NE PASURI TE TJERA TE DEBITORIT, SEPSE ME KOLATERALIN E ZHVLERESUAR -50% NUK MBULOJNE DOT AS VLEREN E DEBISE SE MBETUR…

    Reply to this comment
  18. Xheni June 18, 23:34

    Eshte e vertete qe permbaruesit private jane kthyer jo ne mercenare, por ne HAJDUTE te djerses se biznesmeneve,eshte e vertete qe pronat kalojne ne pronesi te bankave me 50% te cmimit te vleresimit por nderkohe vleresimi eshte sa 50% i vleresimit te vleresimit ne momentin e marrjes se kredise. Ju siguroj per kete fakt pasi njoh shume mire nje permbarues privat ne qytetin e Korces, i cili duke pasur nje deputet ne krah te kryeministrit punon pothuajse
    er te gjitha bankat pasi eshte mercenari i drejtoreve dhe punonjesve te tyre pasi punon per interes te drejtorit duke shkaktuar deme te pariparueshme jo vetem debitori por edhebankes. Ku eshte ministria e drejtesise? Perkundrazi e nxjerr te pafajshem dhe ne kallezime penale te shumtaqei jane bere ne Prokurorine e rrethit Gjyqesor Korce. Kjo eshte drejtesia ne Shqiperi lufton secili
    qe vjen e pushtet per xhepin e tij.

    Reply to this comment
  19. Kristen Cohen October 8, 07:57

    Unë kam vetëm një kredi nga kjo kompani financiare, unë jam shumë shumë i lumtur për të ndarë kontaktet e tij me ata që janë në kërkim për një mënyrë për të marrë një kredi. Kjo është një firmë e vërtetë, lexuesit dhe pronari i kësaj faqe, ju lutem mos shikoni këtë artikull si një postë të pavlerë ose fjalë të papërshtatshme. Kam marrë një 60.000 dollarë kredi me një normë interesi prej 3% nga firma kredisë Emerson Silva dhe transaksioni ishte e suksesshme në llogarinë time bankare pas 48 orësh i aplikuar për kredi. Këtu është adresa kompania email: emersonfinancialservice @ outlook . com

    Reply to this comment
  20. Kristen Cohen October 8, 08:05

    Unë kam vetëm një kredi nga kjo kompani financiare, unë jam shumë shumë i lumtur për të ndarë kontaktet e tij me ata që janë në kërkim për një mënyrë për të marrë një loan.This është një firmë e vërtetë, lexuesit dhe pronari i kësaj faqeje ju lutem don ‘ t shohin këtë artikull si një postë të pavlerë ose fjalë të papërshtatshme. Kam marrë një 60.000 dollarë kredi me një normë interesi prej 3% nga firma kredisë Emerson Silva dhe transaksioni ishte e suksesshme në llogarinë time bankare pas 48 orësh i aplikuar për adresën loan.email: emersonfinancialservice @ outlook . com

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*