UDHËZIMI/ Pasaportat ose kartat e identitetit mund të tërhiqen dhe nëpër konsullata ose ambasada

September 14, 2015 14:58

UDHËZIMI/ Pasaportat ose kartat e identitetit mund të tërhiqen dhe nëpër konsullata ose ambasada

Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre do të kryejnë funksione ose shërbime edhe të gjendjes civile.

Përmes një udhëzimi të posaçëm, dy ministrat, ai i Jashtëm dhe i Brendshëm kanë firmosur që lëshimi i certifikatave për përdorim nga autoritetet e huaja, do të lëshohet nga përfaqësitë tona diplomatike.

“Dita” bën me dije se do të ofrohet pajisja me dokumente identiteti (letërnjoftim elektronik dhe pasaportë biometrike), në përfaqësitë diplomatike/postet konsullore ku ofrohet shërbimi i pajisjes me dokumente identiteti. Ky shërbim do të ofrohet për shtetasit shqiptarë, të cilët duhet të identifikohen nëpërmjet paraqitjes së letërnjoftimit elektronik/pasaportë biometrike, si dhe pasi të jenë kryer veprimet përkatëse në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGJC) për plotësimin dhe saktësimin e rubrikave të “vendlindjes” dhe “vendbanimit”.

Edhe korrigjimi i rubrikës “vendlindja”, mund të bëhet tashmë direkt në konsullatat tona ose përfaqësitë diplomatike pa qenë nevoja që të vijnë në Shqipëri.

Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të miratuara, lëshojnë certifikata për përdorim nga autoritetet e huaja vendore, pasi të jetë verifikuar më parë se këto dokumente do të njihen dhe pranohen nga autoritetet e vendit pritës dhe: a) pajisin me certifikata vetëm shtetasit me qëndrim në rrethin e juridiksionit të postit; b) me kërkesë të prindërve, për shtetasit nën 16 vjeç, certifikata mund të lëshohet me foto; c) për t’u pajisur me certifikatë për përdorim nga autoritetet e huaja vendore, shtetasi paraqitet personalisht me: c.1 letërnjoftim elektronik/pasaportë biometrike; c.2 dëshmi të qëndrimit të rregullt e të regjistruar në rrethin konsullor të postit, që – mund të jetë një nga dokumentet e mëposhtme: – certifikatë rezidence/vendbanimi, e lëshuar nga komuna ose; – deklaratë personale për vendbanimin, e vërtetuar nga komuna ose; – kopje kontrate banimi e vlefshme jo më pak se 12 muaj, e noterizuar ose; – kartë identiteti, ku shënohen të dhënat për vendbanimin; c. 3 dëshmi të kryerjes së pagesës së tarifës me bankë.

September 14, 2015 14:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*