Udhëzimi: Taksat që do të paguani për pagat dhe fitimin

March 9, 2019 09:39

Udhëzimi: Taksat që do të paguani për pagat dhe fitimin

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 23, datë 26 shkurt 2019, udhëzimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.

Ky Udhëzim përcakton me hollësi se si do të zbatohen në praktikë ndryshimet e bëra në ligj me Paketën Fiskale 2019 lidhur me normat tatimore të taksimit të pagave dhe të ardhurave të tjera personale të qytetarëve, tatimin mbi fitimin, tatimin mbi dividentin etj.

Sipas Udhëzimit, norma tatimore e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi sipas nivelit të pagës bruto zbatohet sipas kategorive të mëposhtme: 0% për pagën mujore bruto deri 30.000 lekë; 13% për pagën mujore bruto 30.001 – 150.000 lekë dhe 23% për pagën mujore bruto mbi 150.000 lekë. Ndryshimi në këtë mes ka të bëjë me faktin se më parë norma 23% fillonte nga pagat 130.000 lekëshe, ndërkohë që tani nga 130.000 deri në 150.000 do të taksohen me normën 13%.

Gjithnjë, mbetet në fuqi fakti se për 30.000 lekëshin e parë taksimi është zero. Kështu, një pagë me 120.000 lekë në muaj do të taksohet me 13 për qind vetëm për 90.000 lekë, pasi 30.000 lekët e tjera taksohen me normën zero. Ndërsa për pagat mbi 150.000 lekë, llogaritja bëhet edhe më e ndërlikuar. Shembull: paga është 180.000 lekë. Me normën 23% do taksohet vetëm pjesa mbi 150.000, pra 30.000 lekë. 30.000 lekë do të taksohen me zero% dhe 90.000 të tjera me 13%.

 

Taksat e reja sipas Paketës Fiskale që janë tani në fuqi

Norma tatimore e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi

0% për pagën mujore bruto deri 30.000 lekë

13% për pagën mujore bruto 30.001 – 150.000 lekë

23% për pagën mujore bruto mbi 150.000 lekë

Tatimi në Burim

I nënshtrohen edhe të ardhurat e një personi jorezident, të përftuara si rezultat i shërbimeve të kryera për një person rezident

I nënshtrohen Tatimi edhe të ardhurat e përfituara nga shumat bruto të pagesave për shërbimet e konsulencës

Tatimi mbi Fitimin

I nënshtrohet edhe çdo person jorezident, i cili nuk është i regjistruar sipas legjislacionit shqiptar dhe nuk i nënshtrohet Tatimit mbi të Ardhurat

Nuk do të quhen shpenzime të zbritshme ato për dieta që tejkalojnë 50% të fondit të pagës bruto vjetore

Dividenti

Tatimi mbi Dividentin ulet nga 15%, në 8%

 

o.j/dita

March 9, 2019 09:39
Komento

2 Komente

  1. qeveria Rama e deshtuar ne ekonomi March 9, 11:25

    Ja dhe poshtersia e rradhes e qeverise Rama!
    Ka qene taksimi mbi pagat duke fillu nga 40 mije leke, ky pushteti i deshtuar Rama e nis taksimin e pagave nga 30 mije leke. Kjo do preke shumicen e rrogetareve ne Shqiperi qe sapo te arrijne 30 mije leket page, i fillon taksa e Rames. Tani do duket ndonje anetar i devotshem i qeverise deshtake Rama te dale e te tentoje te luaj rrolin e budallait duke e paraqitur kete poshtersi si sukses qeverie.

    Reply to this comment
  2. Lili March 10, 08:52

    Tatimi mbi dividentin,ulet…
    Ato qe jetojne nga dividentet nuk jane popullin po millioneret e PS e PDse qe rrjepet kete popull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim