UEFA konfirmon ndryshimin e orarit të ndeshjeve

November 29, 2017 17:20

UEFA konfirmon ndryshimin e orarit të ndeshjeve

UEFA ka konfirmuar sot se nga fillimi i sezonit të ardhshëm do të ndryshojë orari i ndeshjeve të UEFA Champions League .

Në dhjetor të vitit 2016 u mbajt një takim i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku u morën vendime të ndryshme, e në mesin e tyre ishte edhe ndryshimi i orarit të ndeshjeve, shkruan Albeu.com.

Pra, asnjë ndeshje nuk do të luhet nga ora 20:45 nga sezoni i ardhshëm.

Nga fillimi i sezonit të ardhshëm, pra 2018/19, ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të luhen në dy orare të ndryshme: dy ndeshje do të nisin nga ora 19:00, ndërsa gjashtë ndeshjet e mbetura do të nisin nga ora 21:00.

November 29, 2017 17:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*