UEFA merr vendimin, anulohet Euro 2021 për femra dhe meshkuj

February 23, 2021 19:42

UEFA merr vendimin, anulohet Euro 2021 për femra dhe meshkuj

COVID-19 ka anuluar mjaft evente të rëndësishme të botës artistike, sportit dhe shumë zhvillime të tjera.

Këtë të martë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi të anulojë Kampionatin Europian 2021 të grup-moshës U-19 për femra dhe meshkuj për shkak të pandemisë Covid-19 dhe efekteve të saj në organizimin e garave.

Mediat raportojnë se në procesin e kësaj vendimmarrjeje, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vë në dukje se, me kufizimet aktualeve të qeverive, udhëtimet e skuadrave dhe organizimi i këtyre mini-turneve do të ishin shumë të vështira.

Federatat anëtare të UEFA-s u konsultuan dhe më pas e mbështetën vendimin. Edhe pse është për të ardhur keq që asnjë turne për të rinj nuk mund të zhvillohet në sezonin aktual, shëndeti dhe siguria e futbollistëve të rinj duhet të kenë përparësi në rrethanat aktuale.

h.b/dita

February 23, 2021 19:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim