UEFA mori një vendim

October 31, 2014 20:41

UEFA mori një vendim

Letër e nënshkruar,

Endrit Kurtiqi

 

 

UEFA mori një vendim

të pa parë, të padëgjuar:

“Huliganët dhe viktimat

që të dy duhen dënuar.

 

Që të dy duhen dënuar…

dhe viktimat kishin faj.

U shanë dhe u provokuan

dhe s’reaguan pas kësaj!

 

UEFA vuri një arbitër

që me serbët ishte palë,

u struk dhe u zhduk papritur

si një qen me bisht ndër shalë.

 

Në arenë plasi dajaku,

dhe viktimat të gjithë tok

u sulën drejt tunelit

të dërrmuar, brinj e kokë.

 

 

“S’ka kuptim! – thanë viktimat,

Erdhëm për sport, jo për dajak,

Me sa duket këtë radhë

UEFA kërkon të derdhet gjak”!

 

Ka dhënë urdhër dhe Platinia,

miku i Serbisë e Sllobodanit:

“Tifozët që ka Serbia

le të lenë kokrrën e namit”!

 

Le të lenë kokrrën e namit,

brenda fushës e në stadium,

s’u hyn një gjëmb në këmbë,

nga UEFA, sa të jem unë.

 

Me që gjaku s’u derdh lumë,

siç qenë përgatitur trimat,

UEFA e mërzitur shumë,

mori vendim, dënoi viktimat!

October 31, 2014 20:41
Komento

2 Komente

  1. univers October 31, 20:54

    Je lodhur kot.

    Reply to this comment
  2. drejtesi October 31, 21:30

    e ke qendisur kusheri….
    n.k

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*