UEFA ndryshon rregulloren e shortit për “Champions League”

March 8, 2019 18:32

UEFA ndryshon rregulloren e shortit për “Champions League”

Ndryshim që do të nisë që nga short i ardhshëm, që do të hidhet të premten e 15 marsit në Nion dhe do të përcaktojë çiftet çerekfinaliste.

Deri këtu asgjë e çuditshme, pasi në çdo sezon pas fazës së 1/8-ave, ekipet e kualifikuara mësojnë rivalet e ardhshme.

Por kësaj radhe skuadrat do të mësojnë rrugëtimin e tyre deri në finale!

Kjo sepse skuadrat do të dinë edhe cilat do të jenë çiftet gjysmëfinaliste në rast kualifikimi dhe më pas, logjikshëm dhe finalen.

Shorti i çerekfinaleve do të jetë i lirë. Mund të përballen skuadrat e të njëjtit shtet.

Deri më tani, ekipet e kualifikuara janë Mançester Junajtid, Ajaksi, Porto dhe Totenhemi, ndërsa javën e ardhshme do të mësohen dhe 4 çerekfinalistet e tjera.

o.j/dita

March 8, 2019 18:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*